DRITA E PAFIKUR

>> Thursday, March 29, 2007










Mehas Alija

(me rastin e ditëlindjes
së Muhammedit a.s.)

Nën qiellin e vrenjtur
Rretë shtatzëna
Tkurreshin e turreshin të hakërruara

Në gurrë të shkretëtirës
Femra pikturë e gjallë
Vdiste duke i mbushur
Mushkëritë me dhé

Por deshi Mëshiruesi
E lindi drita
Lajmëtarja e lirisë
Nën atë qiell të vrenjtur

Historisë iu pre
Vena e gjakut të keq
Nga fuqia e teuhidit
Nga mesazhi hyjnor

Dhe tërë njerëzimit
I buzëqeshi fati
Me lindjen e profetit

Se ashtu lindi drita
Shkëndija e pafikur
Që i bën dritë njerëzimit
Deri në Ditën e Gjykimit


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

TA DUASH PEJGAMBERIN A.S.







Hamdi Nuhiju
i etur ne mesnat nje dijetar,
largohet ne shpell i vetem ,
e kobshme eshte jeta
perballe cdo sfide moderniteti...

gjurmeve te te dashurit
tretem , zhytem , jehoje,
dashuria mbi ty ,
eshte melhem...

te pres ne buhara,
ne vendin e devotshmerise,
si nje solucion i frikshem,
ne shekullin XXI.

eja te lutem ne dardani,
t`i kuvendojme dy ndjenja,
pas dy dashurive,
drejte Krijuesit tim...

ta duash Pejgamberin a.s.
njeriun e meshires , doren e drejtesise,
eshte njejte si hiri ne gjithesi,
flakje e vdekur e injorances...

te pres te bjeshket e nemura,
t`i afrohem soditjes time ne ty ,
i dashuri im,
kam mall , kam brenge...

jam i vetem si femije,
nene te lutem jam une biri yt,
ne diten e llogarise,
je ti o i dashuri im ,
qe ndermjeteson per nxhennet..

ta duash Pejgamberin a.s.
nuk eshte lehte , por eshte burreri,
nje joshes i veprave te mira,
qe deri ne xhennet shpalos drejtesi...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

PERDJA

>> Monday, March 26, 2007











SHEJH EBU SA’ID EBUL HAIR
(967-1049)


Perdja ndërmjet
Njeriut dhe Zotit
Nuk është bota,
Është përfytyrimi
Se “Unë” kaloj dhe
Përtej vetes përshkoj.

Kudo që përfytyrimi
“Unë” ekziston
Është xhehnem,
Kudo që përfytyrimi
“Unë” mungon
Xhennet i thonë…

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

CESHTE SUFIZMI???









SHEJH EBU SA’ID EBUL HAIR
(967-1049)


Nëse veten
Nuk e flijoni
Atëherë,
Kohën tënde
Me marrëzira
Mos e shpenzoni.
Sufizmi është
Përqëndrimi
Te shikimi
Tek Ai
Që është Një,
Dhe të jetuarit
Të drejtuarit
Tek Ai
I Cili
Është Një…

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI,Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

FILLIMI I ADHURIMIT









DERVISH JUNUS EMRE
(1238-1320)


Braktisja
E kësaj bote
Është
Vetëm fillimi,
Prej nga fillon
Adhurimi.
Nëse jini
Besimtarë
Mendoni,
Këtë besoni…

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

KUSH JAM UNË?










DERVISH JUNUS EMRE
(1238-1320)

Kështu më quajnë:
Sufi ose mistik
Urrejtjen e kam
Të vetmin armik.
Nuk ushqej
Keqdashje
Për asnjë njeri
Për mua
Gjithë bota
Është një…

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

SINTAGMA JUVELI







Hamdi NUHIJU

Ta ndjesh brengen,
ate cast kur dhimbja kercet,
porsi trendafil i vyshkur,
nga modusi jete...

E ndjen nga brenda,
Nga jashte kete avullim,
Lulezon ne erresire,
Per nje fije drite...

Casti te troket ne zemer,
Eja me ledhato ne dritat e melhemit,
Nga idhetia ne kenaqesi ,
E ne stres ndjeva dashurine...

Kjo sintagmë spanjole,
Me ben te vuaj pa deshire,
Te ftoj ne rrugen e mesit,
Qe ta perkujtojme historine...

Dikur quheshe Kordoba,
Tash ke mbet e mjere,
Nje poligon prostitutash,
Ne rrashfnalte...

Do te doja historine,
Me shume se shkronjat,
Por pa to nuk ka gri,
Jam shkry si hormon ne brendi...

Te te shenderroj ne Hatixhe,
E me vello ne psheretite,
Ta gezojme jeten,
Per hir te Zotit tim...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

SEKRETI I JETES


Nese jeton ne kete moment,

je perjetim i erresires dhe drites,

qdo gje qe shijon me te vertet,

Jeta, eshte dhurat e natyres


Kur ne kerkojme meshire,

qetesine shpirteore te vetevetes,

pajtohu me zemer e deshire,

Dashuria, dhurat e jetes.


Qdo Çast qe e jeton, falë,

respekt, shprese e gjallerise,

Ne ty nje jet e re po lind,

Puthja, dhurat e dashurise.


Njeriun fjala e nderton,

sherim i syrit bukuria,

e nga mbrenda e vlereson,

Rrenja e fjales eshte Dashuria...

Jehona Perquku, Vushtrri


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

RINGJALLJA

>> Friday, March 16, 2007



Halil Ibrahimi


Një copë e vetes sime vazhdimisht përzihet me erën,
Ik mbi pullazet e kujtimeve tua
Rënkon në kulmin e tradhtisë sime
E tradhtuar kthehet tek unë



Sytë e zemrës sime në pafundësi prehen me muzgjet e harresës
Fshihen nga ndjenjat e shtypura të pafajësisë
Klithin mbi gjakun e rrugëve
Të verbër vdesin në heshtjen time



Ecja ime me refren vajton për djajtë
E ndëshkuar gjëmon nën supet e kitarës pa tela
Harron të ecë qiellit
Të gjymtuara krahëpahur ia pret lindjet vdekja
Sa vdekshëm është pa Të



Dhe vrapoj, vrapoj, vrapoj, vrapoj
E harroj vetveten dhe ringjallem në vuajtjen tënde
Vdekjen e ngadhënjej
Dhe mësoj se lindja për Të nuk mbaron kurrë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

MBET INSAN


Fahredin Shehu


Edhe sot loti ma bojdis kët
Vuxhut t'padukshëm pej njerzie
Prap flakë xhani kall
Hallkun e t'Madhnueshmit
Tahret shpirtit q'i ban për nime

Nji semavat me yje shoh
Kur bie shiu duan tek ma çon hedije
Në dallgat e kangës s'melaqeve shkon
Te Ruhi i paç t'i diftoj
Mexhlisit t'NUN-it e ta knaq
Se ktu pos dashnisë ilaç tjetër ska
Dhe sytë qi shohin hyri
Erandin gjylsoj në secillën zemër

Secilla dor jep veç nga vetja
Si dashni e amsheshme
Me Allahin dhe për Të

Tevona vazhdon me mbet insan
Tevona vazhdon me mbet ihsan


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ende pres...

>> Thursday, March 15, 2007



Castet , frymemarrjen , jeten,

E pres ne cati ,
Aty ku fryma bymehet e gjenet lindin kenaqesi,
Te pres ne Sharr, ne gosti...

Gjurmeve te te dashurit,
Gerryej perkohshmerine,
Etja e shuar ,
Si kahje e dyfishuar...

Kur lulja e vyshkur,
Therret dashurine ,
Te lutem eja ,
Te te dua , te ledhatoj...

Ta ndiejme freskine e veres,
Neper gersheta e kabuca,
E All-llahu na krijoi ,
Te Ai do te kthehemi...

Eja ne Karadak ,
Ta thyejme monotonine ,
Dytë si flakarenje ,
Me jeten prapa...

Eja te lutem ,
Ka kohe qe sjemi takuar,
Per nje cast te kujtojme All-llahun ,
E te gdhijme ne xhennet...

Hamdi Nuhiju


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

O ZOT


Agim Avdiu


O Zot

show me future

që të di kur t'i vë hapat e mi

në të cilat humb barazpesha

e këtij mëkatari shtatëdhjetë e kusur kilogramë.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

GJUHES TIME



Agim Avdiu


Ashtu, buzët e mia

të lodhura nga herpesi

nuk ndaleshin në shqiptimin

e fonetikës 7+29.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

RRUGES


Agim Avdiu


Sa më shumë që flas me vetveten,

më shtohen rreshtat e monologut tim.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

NE BIJTË E UMMETIT


Agim Avdiu


Ne bijtë e Ummetit të madh

Ne, që me shekuj dridhëm botën e shëmtuar,

duke dhënë dashuri falas,

për hir të Tij që na mëshiroi,

o i qofshim falë

Ne, bijtë e pjellës së Ademit.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

VLERA

>> Wednesday, March 14, 2007

VLERA



Gjdo gjë ne jetë,
është e mirë dhe me vlerë,
edhe pse ndoshta mendon,
se ty nuk të përket.

Ajo që është e pastër,
ajo që është e shenjtë,
edhe nese je i varfër,
tek ty do te gjej vend!

Kur hëna e dielli perëndon,
shpresa e fundit humbet,
zemra mendon se t'pushon,
mos harro se kurr nuk je vet.

Ai është me ty qdohere,
të mbron pa mbules,
ZOTI qoft me ty gjithmonë,
Ai te fali jet përher.....

JEHONA PERQUKU


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

ZAKON TË VDEKURI

>> Tuesday, March 13, 2007


Mos u lësho, o mik
Në lotë e dëshpërim
Në dëgjofsh se dhashë frymë
E se unë s’jam në fytyrën time
A se sytë e mi s’po të ndjekin
As në nxitimin e ardhjes
As në ikjet hundëpërpjeta
As në bërrylin
Për të cilin
S’e bëra vendin

Mos u pikëllo
Nga shikimi im i ngrirë
Nuk më ka shtangur
As braktisja jote
As ndërrimi yt i beftë
Si pulitja e trembur

S’më ka lënë pa mend
Përcaktimi yt
Për një tjetër udhë
Për zakone
E fjalë të tjera

Gojëhapur, s’mbeta
Nga harrimi i kobshëm
I emrit vëlla


Nuk jam befasuar
Që ma le mua rëndesën
E frikës së përbashkët
Frikës “pa ty”

Mos më vër në sprovë
Nëse s’të flas dot
Se nuk jam hidhëruar
Që sot, më, s’je i lumtur
Që më gjete
Si në fillim
As se s’jam më
Më i shtrenjti
I miri, i madhi vëlla

Nuk të mbaj inat
Që mbi emrin tim
Rrodhe bojë, lumë
Dhe, më, s’duket
Është fshehur, më

Që me fletën time
Ndeze zjarr
Tjetërfar
Dhe mbi hirin tim
Vure gur vatre

Nuk jam zhgënjyer
Pse mblodhe dorën
Pse mbylle derën
Dhe krrummmm!
E përforcove
Me një shul moskokëçarës

Nëse s’të them dot
Se më mori malli
Për mallin tënd
Ky është veç zakon
I të vdekurit

Në më marrsh në krah
Ndale ngashërimin
Edhe kur ngadalë
Tokës, të më kthesh
Se pas
E gjelbërt, e shpejtë
Të pret jeta
Bota, e rrumbullt
Me forma të rrumbullta
Me fytyrë të lëmuar
Të ka hapur krahët
Dhe prehrin e ka ngrohur
Të të mbështjellë

Ashtu, më lehtë
Harrohet miku
Edhe në rrugicat e njëjta
Kafenetë dhe bisedat
Me po ato përgojime

Mbrëmjeve,
Me po aq dritë-hije
Këngët
Argëtojnë njëlloj
Edhe me zëra të tjerë

Nëse s’të harroj dot
E as këtë s’kam gojë ta them
Është veç zakon I të vdekurit

Vehap KOLA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

BUKËN E NDAVA


Shtëpinë time
S’e ndryj as natën
Derën krah më krah
E lë dhe në dimër
Anë vatrës pres
Me zjarr të pashuar
Gjer në agim
Dhe bukën e ngrohur
Në sofër

Rrugicës sime
Një e dy
Heq një gurë
Heq një gjemb
Një e dy zgjas kokën
Në dritare

Në zemrën time
Shfletoj ëndrrat të mira
Dhe mall më mblidhet
Në më të shkurtrin çast

I gëzuar
Si të më kish lindur një vëlla
Aty
Dhe bukën e ndava
Në të ardhmen time
Sado të panjohur Dhe shpatullat i mblodha

Vehap KOLA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

VDIQ VËLLAI

>> Monday, March 12, 2007


Vdiq vëllai
Më la krahët jetimë
Dhe vetminë, të ve
M’i la në derë

Vdiq vëllai
Si shkrepëtimë
As amanet s’më la
As qau, as u përpëlit
S’më tha as lamtumirë

Vdiq vëllai
Dhe kufomën e fshehu
Varrit s’i vuri gurë

Vdiq vëllai
S’më del as në ëndërr
Për çudi, ca hije ndjek
Vdiq nga unë, pas tyre

Vdiq vëllai
Gërvishtur nga thonj shtrigash
Vdiq duke gënjyer
Duke thyer udhë
I trembur

Vehap KOLA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

(PA TITULL)

Në fole
Çdo ag
Lëvozhga vezësh gjej
Varem tëposhtë trungut
Ec nën hijen e zogjve të mi

Ç’mirëkuptim!
Si fola, si s’fola
S’ka debat

Aty ku s’jam
Tokën e mbyt dëbora
Aty ku s’ka çati
Strehë, ngrehinë, tendë
Butë dhe bardhë
Përgjon gjurmët

Sa u shtuan gjurmët!
Dëbora m’i rrëfen?
Apo i dendësoi?

Me shiun tim i njom drurët
Më mbyti tymi
Në oxhak
Kështu që nga dielli
Marr prush
Të kuq, të bakërt

Njerëzit
I janë veshur tokës
Pas mëngjesit
Shtegtarë

Zërin tim e njoh lehtë
Edhe po të pëshpëris
Shtratin tim e gjej symbyllur
Pa kureshtje

Ç’vdekje e pakëndshme!
Kur, as rrobat
S’ke kujt ia lë
Vehap KOLA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Si e Përjetova luftën?


Mexhid Yvejsi , Gjakovë


Miku im,

Kur u kthye

Nga Përmeti

Më pyeti:"Luftën si e përjetove?

Meqë në KosovëQëndrove?"

I thashë:Mbrenda vetes

Asgjë e panjohur.

Nuk shikoja prapa,

As nga vdekja

Që më rrinte

Në pritë,

Për çdo ditë

Nuk kisha frikë,

Sepse edhe ajo

Është pjesë

E imja.

Frikësohesha vetëm se

Mos po mbetëm gjallë

E ta shoh Kosovën

Si është kallë,

Si e kanë bërë

Shkrumb e hi...

Ku çdo gjë

Ka ndryshuar,

Përveç atyre,Faqezi...

Që e ushqyen

Popullin me ëndërra

E gjakun tue ia pi...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

NJOHJA E PANJOHUR


Mexhid Yvejsi , Gjakovë


Askush

S'ja njeh

Kuptimin heshjtës.

Askush

S'ja di

Qëllimin buzëqeshjës.

Edhe pse

Ndodh shpesh

Kur heshtja flet

Si një orator,

Ndërsa Buzëqeshja humbë

Kuptimin njerëzor...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Cfarë lirie



Mexhid Yvejsi , Gjakovë


Çfarë lirie

Kur nuk ki

Edhe s'di

Çka me ba

Me këtë liri...

Çfarë lirie

Si në ferr

Ku ka etje,

Uri, zjarr,

Terr, tmerr...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Jeta


Minutat shkojne dhe nuk kthehen,
kujtimet e brishta trokasin ne zemer,
me thyejne me perplasin si anjeher tjeter,
ndalet dora ndalet shikimi,
nuk me mbetet asgje tjeter perveq ketij trishtimi.

Jeta valvitet ne flamurin e piratit,
timonin e perplasin ererat e karpatit,
jeta pernjeher mu turbullua,
nuk ka kujtime te mira per mua.




Te gjitha u harruan,

amshimi eshte per mua.



Minushe Daku Prishtinë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

LE TE HAPEN DYERT !

>> Sunday, March 11, 2007


Le të hapen një nga një dyert
E botës së Pafundësisë,
Që të dëgjohen të artat motive
Të sinfonisë së Pavdekësisë

Kush rroi, rroi, kuptoni!
Dhe ju, o të vdekur, ringjalluni!
Dhe porsi engjëjt fluturoni!
Në shpirtin tuaj nga zëri i Drejtësisë.

Nga gjokset e zgjedhura dihet
Se ndjenja e njeriut ringjallet,
Se shpirtrave frymë u fryhet
Nga fryma e Fshehtësisë.

Dhe sytë e përlotur kthjellohen,
Se Syve rreze drite u gëzohen,
E bardha nga e zeza veçohen,
Drita përhapet nga Aureola e Bukurisë.

Fet’hullah Gylen

(Marrë nga ZAMAN, mars 2007)


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pavarësia

>> Saturday, March 10, 2007

HAMDI NUHIJU






Kur nga shpërgajt lind idhëti,
E nga vdekja çoroditet konfuzi,
Eja në podium ,
Të lozim me jetën...

Jo , nuk është rilindje,
E as marri ,
I dendur përballë masës,
Pret dëshminë...

Të duash dheun tënd,
Malet , bjeshkët , zemrat,
I tretur në mes qiejsh,
Harron Përjetësinë...

Mahnitem në mes bukurish,
Soditësi ta kushtoi një breshërimë,
Në vreshtin e Sodomës,
T`i je i vetëm si kromozom...

A ka fjalë më të mirë se pavarësia,
Kur nga varësia në njeriun ,
Kalon në dashurinë Zotit,
Etje e synuar për në xhenet...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

FESTA ISLAME

Sot është gëzim për muslimanin
Kremton festën e Bajramit.
Vëllau –vëllaut festën ia urojnë
Luten që Zoti duat tua pranoj

Inshall-llah Zoti
muslimanët do ti mbrojë
Zemrat besimtarëve
inshall-llah ti forcojë.

Të gjithë janë të lumtur
Dhe ndihen njejt
Sepse besojnë
Zotin e vërtet.

Pas çdo sakrifice Ai të shpërblen
Me të mirat e tij ty të ushqen
Bajrami është festë e madhëruar
I pasuri të varfurin nuk duhet për ta harruar

Muslimani sot shumë mirë kalon
Me lutje e dua All-llahun e madhëron
Me respekt të madhë këtë e përkujton

SEPSE

Vetem Atij I përket Falënderimi .
Lutja , falja , ringjallja dhe agjërimi .

Zana Sharku
Nxënëse e klasës së 11-të
Rahovec


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

NGRITJA SHPIRTËRORE


Ishte viti i 10 i misionit të tij
Pejgamberi ishte i dëshpëruar
Humbi axhën Ebu Talib,
Humbi Hatixhen që e kishte grua.


Ai All-llahut iu Drejtu
O I Mëshirshëm jarabi
Më ndihmo e më udhëzo,
Më merr mua aty tek ti.


Dhe All-llahu e dëgjoi
Xhibrilin me burak e dërgoi
Për shtatë kah qiell së bashku shkuan
Botë më botë pejagamberët i takuan .

Ata të gjithë e nderuan
Me selam iu drejtuan ,

Dhe arriti ne fronin e All-llahut të Madhëruar
Fron ky të cilin asnjë qenie njerëzore se kishte takuar
All-llahu e priti dhe e nderoi
Për herë të parë ball për ball e takoi .

Rrugës kur u kthye shumë gjëra takoi
Xhibrili me urtësi i shpejgoi
Andaj Mir'axhi ka shumë rëndësi
Sepse na sjell dhe shumë porosi.

Andaj vëllezer edhe motra
Sa më shumë punë të mira të punojmë
Për të gjitha të mirat All-llahun ta falënderojmë ,
Ditë për ditë ATË ta Madhërojmë.
Zana Sharku

Nxënëse e klasës së 11-të
Rahovec


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

BESO

Për asgjë në botë mos e humb besimin.
Sepse ai e mundë urrejtjen dhe hidhërimin.
Luftoje të keqen edhe zemërimin.
Mësoje të mirën dhe gëzimin.

Ndonjëherë na kaplon hidhërimi.
Dhe shumë herë ne gabojmë.
Mirëpo Zoti është I madh.
Dhe na jep kohë që gabimin ta përmirësojmë.

Po besove Zotin.
Çdo gjë mundë të arrihet.
Sepse Ai është me ty gjithnjë.
Kjo duhet të dihet.

Mos harro se kush të solli ne këtë jetë.
Andaj besoje vetëm Zotin e vërtet.
Ai është I madhërishëm dhe është fuqiplotë.
Është Zot në qiej dhe është Zot në tokë.

Ditë për ditë ti falënderojë.
Me vepra te mira Atë përkujtojë.
Sepse All-llahu është I madhërishëm.
Dhe shumë mëshiron.
Gjithnjë është me ty mjafton që ta kërkon.

Në fund selam po ju dërgoj.
Dhe e lus All-llahun xh.sh.
Që të na mëshiroj.
Inshall-llah në xhennet do të na bashkoj.
Zana Sharku
Nxënëse e klasës së 11-të
Rahovec


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

DESHMIA

>> Thursday, March 08, 2007


Mr.Milazim Mustafa


më vlon barku nga gëzimi
emocionet kaplojnë trupin e shpirtin

djaloshi belbëzon me gojë
deklaron dëshminë
beson të vërtetën

mirë se erdhe në grupin e të shpëtuarve
vëllau im i ri


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Agu i Nxehtë

>> Tuesday, March 06, 2007


HaMDI NUHIJU


Të fluturosh në gjithësi ,

Prapa joshjeve anemike,

Më gjej të lutem ,

Në prehërin tënd!


Agu i nxehtë,

Mi ngjyros flokët,

Në të hirtë e të blertë,

Demode e Amshueshmërisë ...


Eja e dashur në uragan ,

Ta vërshojmë njerëzinë,

Me mirësi e besim ,

Krenari e devotshmëri...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP