Trungu i vargut

>> Sunday, June 29, 2008



Hamdi NUHIJU


Trungu i vargut
Eshtë dashuria
Që buron nga zemra
E që jetësohet në zemër...


Burimi i zemrës,
Eshtë jeta,
Që gjallëron vdekjen,
E i jep peshë besimit...


Dashuria nuk njeh doktrinë,
As farë e as fis,
Sunnizëm thuaji,
Në daç Sufizëm quaje...


E degët e vargut,
Janë si forma të adhurimit,
Të nënshtrimit tonë,
KRIJUESIT....


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

JETE E RE


Xheladin HAMZA



Në horizontin e gjithësisë
Me krahët të bardha në vallëzim
Engjëjt qëndisin lumturinë...


Retë e bardha shpërndahen
Si ëndrra në mbarim
Në shpirtin tim lind
Jetë e re...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Subhan Allah

>> Saturday, June 28, 2008



Subhan Allah thua o njeri,
Qka do qe degjon, dhe qka do qe sheh ti,
Subhan Allah shpreh lavderim,
Beje jeten tende qe te jet adhurim.


Subhan Allahu thuaji ne qdo gjendje,
Shpirti yt Allahun ta ket ne vemendje.


Subhan Allahu ka qellim te lartesuar,
Mendja ec me kohen Ate duke kujtuar.



Subhan Allah, Subhan Allah,
Ibadetit te persosur, kurr mos ju largo,
perkujto Allahun, hiq pa pushim,
Shpeshto dhikrin tend, me shum perkushtim.

Albulena BAJRAMI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

FSHEHTËSIA ËSHTË DASHURIA

>> Thursday, June 26, 2008


SHEJH FERID UD-DIN ATTAR

(1119-1230)

Ai

I cili

Dëshiron

Fshehtësinë

E dy botëve

Ta kupton

Do ta zbulon

Se fshehtësia

Është Dashuria…


Përktheu nga anglishtja:

Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Te mirat e Allahut

>> Monday, June 23, 2008


Fatlinda ORANA


Zot i madh e i vertete

Ti na solle ne kete jete

Shume te adhurojm

Dite e nate te falenderojm


E krijove gjithsin

Njerin edhe mirsin

I krijove te shenjtat shtepia

Te quajtura Xhamia


Na i bere melajket per udhezim

Na e bere Kur'anin per mesim

Na e bere namazin obligim

Na e bere ramazanin agjerim


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Muhammedi a.s.


Fatlinda ORANA


Muhamedin e solli Allahu

si pejgamber i botrave

Muhamedin e solli Allahu

Per te na udhezuar ne rruge te drejte


Muhamedi isht njeri i drejte

Perhapi Islamin ne menyre te qete

Urdhrat e Allahut i degjoi

Dhe njerzve u ndihmoi


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Xhamia


Fatlinda ORANA


Nje vend te shenjte

nje vend te bekuar

e krijoj Allahu per ta falenderuar


Hoxha kendon ezanin

kur vjen koha e namazit

muslimanet afrohen

ta falenderojn Allahun


Vajzat e vogla te mbuluara me shami

vijne per ta falenderuar

te vetmin ne gjithesi

Allahu krijoi kete shtepi

per ta falenderuar

dhe lavderuar


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Feja Islame


Fatlinda Orana


Musliman jemi

fe Islamin e kemi

Zotit i besojme

ne xhami shkojme

Allahun ta falenderojme

Ne fene islame s ka dyshim

behuni mysliman pa pertim

Zotit lutju dhe besoje

eja ne xhami dhe falenderoje

udhezoju ne rruge te drejte

behu mysliman i vertete


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

NËNËS

>> Saturday, June 21, 2008


Dr. Erdal Atabek


1 vjeç kur ishit me duart e saja ju lau dhe ju ushqeu;
E falenderuat duke qarë tërë natën dhe duke e lënë pa gjumë.
2 vjeç kur ishit ju mësoi të ecnit;
E falenderuat duke ikur nga dhoma kur ju thërrsite.
3 vjeç kur ishit, u përgatiti gjellërat tuaja më të preferuara;
E falenderuat duke e derdhur pjatën nën tavolinë.
4 vjeç kur ishit u mësoi të mbanit në dorë lapsa me ngjyra të ndryshme;
E falenderuat duke bërë vizatime të ndryshme nëpër muret e shtëpisë.
5 vjeç kur ishit ju zbukuroi me rroba tërheqëse;
E falenderuat duke u rrëzuar në gropën e parë me baltë që e vërejtët.
6 vjeç kur ishit erdhi së bashku me juve në shkollë;
E falenderuat duke i thënë:
“Nuk shkoj rrugëve të “lagjes”.
7 vjeç kur ishit ua dha një top dhuratë;
E falenderuat duke e thyer xhamin e fqiut matanë.
9 vjeç kur ishit ua gjeti një mësues të pianos;
E falenderuat, duke mos mësuar notat të paktën vetëm një ditë.
10 vjeç kur ishit me automobilë ju dërgoi nëpër ditëlindje e deri tek mësimet për vallëzim dhe në çdo vend tjetër;
E falenderuat duke zbrit me vrap nga vetura dhe duke mos e shikuar aspak.
11 vjeç kur ishit me shokun tuaj ju dërgoi në kinema;
E falenderuat duke i thënë:
“Ti mos u ul së bashku me ne”.
12 vjeç kur ishit nuk dëshiroi të shikoni programet degjeneruese dhe të dëmshme në televizion;
E falenderuat, duke i shiquar tërë ato programe gjersa nuk ishte ajo në shtëpi.
15 vjeç kur ishit ju dërgoi për pushime verore në shtetet e jashtme;
E falenderuat duke mos ia shkruar të paktën asnjë rresht letër.
17 vjeç kur ishit ju lejoi që të shkoni në parti më shokun (shoqen) tuaj;
E falenderuat duke mos ia bërë asnjë telefon dhe duke u kthyer në shtëpi në të gdhirë të agimit.
19 vjeç kur ishit ua pagoi shpenzimet e shkollës, me veturë ju dërgoi në konvikt dhe ua barti rrobat e juaja;
E falenderuat duke u përshëndetur te dera e konviktit që të mos tallen shokët tuaj.
21 vjeç kur ishit dëshiroi t’ju japë udhëzime për jetën dhe karierën tuaj;
E falenderuat duke i thënë “Unë nuk bëhem sikur ti”.

22 vjeç kur ishit ju përqafoi me krenari në ceremoninë e diplomës universitare;
E falenderuat duke kërkuar para që të shëtisni nëpër Europë.
24 vjeç kur ishit dëshiroi të takonte djalin që ju më një kohë të gjatë po takoheshit;
E falenderuat duke i thënë: “Kohën kur duhet ta takosh atë e di unë”.
25 vjeç kur ishit ua pagoi shpenzimet e dasmës, për juve shumë u gëzua dhe njëkohësisht u emocionua;
E falenderuat duke u shpërngulur në një qoshe të botës.
30 vjeç kur ishit dëshiroi t’ju këshillojë rreth mbikqyrjes së foshnjes Suaj;
E falenderuat duke i thënë: “Leji ma këto udhëzime të kahmotshme”.
40 vjeç kur ishit ju përkujtoi për ditëlindjen e një të afërmi tuaj;
E falenderuat duke i thënë:“Nënë kam shumë punë”.
50 vjeç kur ishit, ajo u sëmurë shumë, kur shkuat ta vizitonit gjatë vikendit të fundjavës, ajo u gëzua;
E falenderuat duke i treguar se pleqtë bëhen nazelinj sikur fëmijët.
Duke thënë kështu e ashtu një ditë…
Ajo, vdiq…
Atë që nuk mund ta bënit për të deri në këtë ditë,
Në atë moment ju ra sikur një vetëtimë në zemrat e juaja…
NËSE ËSHTË GJALË, EDHE MË TEJ SË BASHKU JETON ME JU,
KËTË HERË ATË DUANE MË SHUMË SE KURDOHERË…

Përktheu dhe përshtati:

Dr. Hatixhe Ahmedi


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

ERDHI DASHURIA


SHEJH SAID EBUL HAIR

(967-1049)


Erdhi dashuria

Qarkullonte si gjaku

Nëpër lëkurë

Përmes damarëve

Më zbrazi

Nga vetvetja

Më mbushi

Me dashuri

Për të Dashurin

Derisa çdo organ

Çdo gjymtyrë

U pushtue

Mua më mbeti

Vetëm emri…

Gjithçka tjetër

Mbeti Ajo…


Përktheu nga anglishtja:

Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Lartësoje Zotin

>> Wednesday, June 18, 2008


Albulena BAJRAMI


Lartesoje Zotin tend,

Se Ai te don ty,

Madhero Allahun,

Se Ai krijoj ket gjithesi.

Kur ta kujtosh Allahun,

Lutju me rrespekt,

Se Ai do te shperblen,

Ne ate bot me xhennet.

Besoje Zotin,

Besoje qdo her,

Se ty rrug shpetimi,

Gjithmon do te gjene.

Mos e harro Zotin,

Se tek Ai eshte fuqija,

Mos u be mohues,

Se te mallkon Perendia ...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

PËR NE S'KA FLAMUR NË GJYSËMSHTIZË!

>> Tuesday, June 17, 2008


Jeta nuk është rrugë njëkahëshe

E as Trekëndesh i bermudëve

Andaj:Kokëngritur dua të të shoh si gjithmonë

E jo të mërzitur Shoku, miku im

Botë e intrigave dhe e njerzëve të ligë është kjo,

Të mirët nuk e kanë leht këtu -për të mos thënë ferr!

Qëndro,

Siç din të qëndrosh stoik,

Shoku dhe miku im, kokëngritur dua të të shoh!...

Se jeta, nuk është rrugë njëkahëshe,

E as Trekëndesh i bermudëve

Allahun e Gjithfuqishëm ne e kemi

Për ne s'ka flamur në gjysëmshtizë!


Avni Xhemajli

09 Prill 2008


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

NJERËZIMI

>> Sunday, June 15, 2008


SHEJH SA’ADI SHIRAZI
(1184-1283)

Shënim:
Në hyrje të Sallës së Kombeve, të ndërtesës
së Kombeve të Bashkuara, në New York,
janë të shkruara këto vargje të Shejh Sa’adiut:

Si pjesë e tërësisë të gjithë njerëzit janë
Trupin e shpirtin nga një brum e kanë.

Nëse dikush goditet me fatkeqësi
As të tjerët s’do të kenë rehati.

Nëse për fatkeqësi njerëzore s’ke dhembshuri
Atëherë nuk mund ta mbani emrin njeri…

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Për Hir të Tij

>> Saturday, June 14, 2008


Semra HALILI


Nuk më mbajnë lotët nga dehja e ëmbël
e yjet më shoqërojnë nëpër netë,
netëve që mbulojne botën me errësirë,
por un shoh dritë, po po dritë!
Nuk është nga yjet ky vezullim, jo
nuk vjen nga yjet ky ndriçim!
Kjo dritë, ky Nur, quhet Besim!
Është Nur besimi i lëshuar mbi ne, nga Ai!
Na mëshiron sepse lidhemi për Hir të Tij!
E që fjala e urtë thotë
'as këmishës tënde mos i beso'
është e vërtetë, por s'vlen për këdo,
sepse bindja e besimi lind
nga ai dhe tek ai që të beson!
Je i pari dhe i fundit...për Hir të Tij!
Për Hir të Allahut është çdo gjë,
hera e parë është dhe e fundit do të jetë
vetëm për Hir të Tij!
Ashtu do të jetë...
e çka të duan le të thuan të tjerët!
Për Hirë të Tij filloi, ashtu edhe do të mbarojë
por nuk do të ketë fund, jo!
Do të jetë një fillim në Amshim!
Për Hir të Tij...!
Nën Hijen e Tij...!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mos u mërzit


Semra HALILI


Zëri i bukur nuk harrohet,
e era e imanit çdokund nuhatet!
Me pengesën e njerëzve
asgjë nuk ndalet, por shtohet,
shtohet dhe do të shtohet!
Po ti mos u mërzit!
Lutja përsëri do të thuhet
e mirësia do të vazhdojë,
do të vazhdojë e do të shtohet!
Do të mbushet zemra
e sdo të shprazet, jo!
Sepse...mbështjellësja e zemrës,
shtërngohet e përforcohet...
Ngase zemra mbushet me dashuri
e nuk zbehet jo,
ani se 'prolongohet'!
Thotë zemra: u shtova...u shtova...
bukurinë e përjetova,
në Sarajet e dashurisë!
E..., deshën të mi burgosin ato Saraje,
por, edhe në burg e gjeta dashurinë,
i gjeta edhe aty ato Saraje!
Po po, i gjeta përsëri...!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Xhelozia


Kerim GASHI


Po shof vetem bardh e zi
Realiteti me eshte bere marrezi
Qdo gje me eshte e dyshimte
Edhe te kuqen e konsideroj te perhimte

E ndjej se te gjithe me kan inate
Kerkoje drite per qdo nate
Kerkoje erresire ne mesdite
Per ta studjuar te bardhen me nevoitet drite

Me e besueshmja me eshte bere dyshimi
Me e dyshueshmja me eshte bere besimi
Nga humbja fitimin e kerkoje
Kur te tjeret fillojne une mbaroje

Tek une e keqja dhe e mira jan te dashuruara
Tek une fluturimet jan te ateruara
Tek une ngecjet jan te avancuara
Tek une gjerat e erreta jan te ndriquara

Edhe zemra ime eshte kunder meje
Ndjeje se vdekja me thot jam pas teje
Fati me thote mos llogarit ne mua
Sepse duhet te besosh ne aftesit e tua

Shpesh me pushton egoja
Edhe pesha sprovohet tek peshoja
Edhe arsyeja mbeshtetet tek provoja
Si Edhe qielli llogarit tek mbuloja

Brengosem kur nuk brengosem
Dua te jem me I miri dhe te persosem
Kur jam xheloz thjesht prangosem
Dua ti arrij te gjithe dhe para tyre te vendosem
Mike me eshte bere zilia
E dashur me eshte bere xhelozia
E humbur me eshte shpall liria
E theksuar me eshte lakmia
Sepse tek une qendron xhelozi


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kakofoni

>> Friday, June 13, 2008


Minushe DAKU


Kataklizme endrrash,

furi shkaterruese

e personalitetit materialist intelektual,

Rrebesh materializmash

kaplojne burgjet e erreta evropiane,

Laser shfrenimine

brendine e njerzimit modern,

Panike, frike, krenari, ambicie,

epsh e shtazari

jane bere lemsh ne guasken njeri...

dhe ngadaaale biene fundin e detit te Zi,

e stoike mbi te lundron e shtrenjta Tradheti!!!

Loje shkronjash

mbi qiellin e zymte zbavitje numrash

ne token e shtrydhte..

Kaplon dora mendjen tinezare

ndihmon lakmine per emrin TRADHETI

dhe per te punon i bukuri KORRUPSION.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

RRUGA E BESIMIT

>> Thursday, June 12, 2008



Ecja nen diellin e praruar
qe hutonte shikimin tim
neper erresiren e mbuluar
qe tretej nje kujtim

nen henen e ndriçuar
qe shenderiste nje rrugëtim
ne heshtjen e trazuar
qe ngerthente nje pikllim

nen ujevaren e kulluar
qe thahej shtrati pambarim
ne bjeshken e shkatërruar
qe te zgjonte nje trishtim
ne kullosen e gjelbëruar
qe braktisur me mallëngjim

Ne naten e paharruar
qe kërkoja nje strehim
nate me mall e veshtruar
qe digjej shpirti im

Aty ku enderra u fik
ishte ndjenja e forcimit
mu hap rruga tek All-llahu
qe RRUGA E BESIMIT

Jehona PERQUKU


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pendimi


Nuk e di pse ne ta u mbeshtetem,
dhe mohuam Atë qe nuk duhet mohuar.
Nuk e di pse atyre ju besuam,
dhe tradhetuam Atë qe s'duhet tradhetuar.
Nuk e di pse ata i ndegjuam
dhe jo Atë qe duhet ndegjuar.
Nuk e di pse ashtu vepruam
dhe jo ashtu siq duhet vepruar.
Mbase te gjitha fajet si kemi vetem ne,
i kan dhe ata qe keshtu na mesuan,
i kan ata qe ne frymen Islame nuk na edukuan.
Ata qe asnjehere sna treguan qe eshte nje Zot,
ata qe na ben ta duam kete bote
ata qe na than kjo bote eshte para
ata qe na than mos shikoni fukara
Ata qe ...
mbase ndihemi shume me faj
por
fajet si kemi te gjitha ne, se ne në kete fryme u rritem
por ndihemi te lehtesuar se edhe pse pak vone
nga gjumi ne serish u ngritem.
E kuptuam se kjo bote nuk eshte ashtu siq ata na mesuan
mesuam se ka Zot ne te cilin duhet besuar.
Mesuam se krijimin tone e persosi me dituri,
andaj nga gjumi u ngritem fal TIJ.
Lexuam Kur'anin dhe librat fetar
ZOT na fal neve qe nuk ishim besimtar...
Te premtojme se vetem Ty do te adhurojme,
lutemi qe meshira e Jote te na kaploj.

Zana SHARKU


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dashuria e vërtetë


Nga Saaleha Bhamjee

Të dashurosh derisa të ndjehesh sikur je duke vdekur.
Të shtrydhësh nga shpriti yt edhe lotin e fundit.
Të lutesh për Ditën e Fundit vetëm ta shohësh Fytyrën e Tij
Ta kërkosh Parajsën vetëm për tu përulur para Këmbëve të Tij.

A e keni ndjerë këtë?
Gëzimi. Ende mjerim i
dashurisë që shpenzohet
dhe joshje e ngrënies
dhe dëshpërimit që shkatërron.

A e keni njohur këtë?

Flisni për dashurinë
Ende jepni parapëlqime
Të diktateve egoiste
Të shpirtit lakmiqar.
Flisni për besimin.
Ende jeni i kapluar
nga frikat e të nesërmes
dhe brengat e të djeshmes.
Flisni për meshirën.
Ende s’keni bërë asgjë
ta fitoni atë dhuratë
apo ndonjë tjetër.
Flisni për falje të fajeve.

Ende nuk jeni penduar asnjëherë
derisa nuk keni lotuar
jashtë syve tuaj
për të ndalur lotë.
Pohoni se e njihni Atë
Si mundeni?
Kur nuk e njihni vetveten?

Përktheu Kadër Vogël


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dritaret e errësirës

>> Wednesday, June 11, 2008


Hamdi Nuhiju

Nuk vlejnë as sa një mal fjalësh,
Të bojatisura në formën irracionale,
Orgjitë e plakës së fshatit,
Fluturojnë në qiej...

Dritaret e errësirës,
Në errësirë nguliten thellë si më parë,
Me bojëqielli,
E lyer fytyra jote prej Mbretëreshe..

Kthim mbrapa nuk ka,
Shikimi i errësuar nën perdet e qiejve,
Si perçe mbulon fytyrën e hipokritëve,
Jo moral , por amoral më servove...

Një jetë e kaluar në vuajtje,
Përmallim , përçmim...
Në sllavishten e vjetër,
Një urdhër i cunguar...

Dritaret e errësirës prapa grilave të burgut,
Me mall presin fundjavën,
Atë ditë kur drita e fytyrës tënde,
Ma kujtoi shadërvanin e dashurisë sonë...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

O NJERI

>> Tuesday, June 10, 2008


IMAM HASAN EL-BASRI

(642-728)


Prej vetes

Duhet larguar

Kënaqësinë e atyre

Që janë harruar.

Kujdes nga gjumi

Përvjeli këmbë e duar

Ata janë të përgjumur

Ende s’janë zgjuar.

Kjo jetë

Është vend garimi

Xhenneti ose Xhehenemi

Është fundi, përfundimi…


Përktheu nga anglishtja:

Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

BARDHËSIA SHPIRTËRORE


Xheladin HAMZA

Netët më janë bërë
Të lodhshme
Me errësirën e tyre
Mes lulesh
Kërkoj bardhësinë...
Mbi perden e natës
Të stolisur nga i Madhi Zot
Me vetëtimë
Shi dhe bubullimë
Jam udhëtar në rrugën
Drejt jetës sime...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Faleminderit Perëndisë


Faleminderit Perëndisë
Që na krijoi dhe ne të jetojmë
I përkulemi vetëm Atij
Dhe q’do herë e përkujtojmë
All-llahut I qofshim fal
Për të mirat e dunjas
Mëshirë e tij na kaploftë
E të na shpiej në parajsë
Lavdi I qoftë vetëm Atij
Që fill e fund nuk ka
E neve fundi do na vijë
Kur do përfundoj kjo dunja
All-llah të lutemi na mëshiro
Na udhëzo të dobët kur jemi
Mëshirën tënde mbi ne dërgo
Të parë shpresë dhe të fundit të kemi.

Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ku do të isha unë sot pa Kur’anin?

>> Monday, June 09, 2008


Poezi nga një i burgosuri politik - MX5383

Ku do të isha unë sot pa Kur’anin?
A do të isha i udhëzuar sot?

A do të isha i fortë?

A do të isha i mbrojtur nga e keqja dhe devijimi?

A do t’i dëgjoja Fjalët e Krijuesit tim?

A do të dija si është nisur krijimi?

A do ti dija tregimet e të parëve tanë?

A do të dija vlerën e tyre të artë ?

Ku do të isha unë sot pa Kur’anin?

Kur të tjerët kanë frikë, a do ta gjeja sigurinë?

Përderisa jam këtu, a do ta gjeja qetësinë?

A do të isha i lumtur derisa të tjerët janë të trishtuar?

A do të isha i mbrojtur, mendja për të më mos fluturuar?

A do të isha i durueshëm, kur vështirësohet gjithëçka?

A do të isha i fortë kur dallgët janë të rrepta?

Ku do të isha unë sot pa Kur’anin?

A do ta njihja Të Vetmin, Të Lartin?

A do ta rrisja dashurinë time për Të?

A do të isha i vetëdijshëm për Ditën që do të vijë?

A do të çmoja këtë, për shumicën të pavlerë?

A do të mundja të flejë gjatë natës?

A do të mundja të shihja pa Dritën e Tij?

Ku do të isha unë sot pa Kur’anin?

A do të isha i ngazëllyer, përderisa të tjerët janë të pikëlluar?

A do të kisha shembull që të më udhëzojë?

A do ta kisha frikën e Zjarrit të Vluar ?

Që duke qenë në fund të detit,

A do të kisha shpresën, se një ditë,

Zoti im do të më lirojë?


Përktheu Kadër Vogël


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ata jane



As-habet ishin xhenerata me e mire,
te paret tane musliman,
janw prijes te kesaj feje,
mbas per ne qe e lane.

Ata jan ehli suneti,
rrugen e tyre duhet pasuar.
keshtu la porosi profeti,
nese don te jesh udhezuar,

Ata jan miqt e All-llahut
dhe te profetit Muhammed,
me te drejtit dhe me te zgjedhurit,
ata jan per ket Ummet.

As-habet jane muslimanet e besimit,
as-habet jane muslimanet e durimit,
ata jane te ngadhenjimit,
te meshires dhe te flijimit.

per cdo lavdate ata jane,
te gjithe All-llahu i shperbleft,
me ta Zoti na bashkofte,
a me ndonjerin ne xhennet... AMIN......

Albulena BAJRAMI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Te lutem

>> Saturday, June 07, 2008



Hamdi NUHIJU


Te lutem o Zot me fal,

Me ngadhnjimin me kohen me meshiro,

I etur pas hijes Tende,

Pandalim vrapoj...


Veprat pjese e Perjetesise,

Te gjunjezuara presin aprovim,

Ja Rabi ma zgjero gjoksin me iman,

Qe furtunat e jetes te gjakosin pandal...


Shtohem me driten e dashurise,

E dashnores i kendoj pandalim,

Te lutem o Zot me streho,

Me te dashuren me begato...


Amin!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mirnjohja

>> Friday, June 06, 2008


Kerim GASHI


Qdo gje te bukur shijova



Pasuri te madhe disponova,

Shume te mira absorbova,

Qka ishte e embel e shijova.


Kjo bote eshte e imja ,kete bindje e krijova.

Asnjeher nuk mendova ,

Se valle ne jete ku gabova,

Qe a duhet per keto ,dikujt ti falenderona.


Mendova se kush falenderim meriton.

Lindja e ketij mendimi shpejt perendon.

Eshte AI qe premton dhe realizon,

Qe adhurimi dhe mirnjohja ATIJ I takon.


Krejt keto begati qe perjetova,

Asgje ne jete nuk mbetë qe nuk e shijova.

Por duke gabuar nuk pushova,

Ngajeher urdhrat e TIJ injorova,

Dhe per te mirat qe I gezova nuk u falenderova.


Sa I hidhet eshte gabimi!

Sa I vlershem eshte pendimi!

Sa I pa vler eshte zhgenjimi!

Sa I art qe eshte falenderimi!


Sa I embel eshte gezimi

Qe buron nga pendimi

Sa I pasur eshte veprimi

Qe ka synim falenderimi


Per te gjitha qe jetoja,

Per te mirat qe shijoja,

Per ate toke qe banoja ,

Per femijet qe nuk I ledhatoja,


Ne veprat e keqija qe peshoja,

Per premtimet qe nuk I realizoja,

Per Te keqijat qe beja, qe vetes ia lejoja,

Per shendetin qe kisha dhe nuk falenderoja,

Por nje gje me ne fund kuptova!

Se vendin primar ne jete duhet ta kete MIRNJOHJA.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Është shum afër


Jetoj qastet e trishta,të zbrazëta
Të tilla qfar nuk ishin kurrë
I pafuqishëm përqafoj humbjen
Ajo nuk më braktis asnjëherë
Humbësi dhe humbja,së bashku
Për humbës e ndiej vehten
Se nuk më mbeti asgjë e mirë
Nuk kam as edhe një gjë me vlerë
Por nuk e kam humbur arsyen
Arsyeja dhe humbja larg njëra tjetrës
Vuejtja,urrejtja po më pushtojnë kapilarët
Mi shtrëngojnë damarët,i furrin
Ato të t’kurrura më vështrojnë dhimbshëm
Unë sërish i pafuqishëm ngris supet
Po qfaj kam unë?
Më është lëshuar tërë bota pas
Tani humbas edhe arsyejën
Të vetmen gjë me vlerë që kisha
Epo tani s’kam asgjë fare
Filloj nga zeroja apo nën të
Shtegu me shkallë është pjertësuar
Është bërë I paarritshëm për mua
Vetëm për mua se s’më do lartë
Por unë vazhdoj të ngjitem si kërmij
Dy hapa lartë,një poshtë
E maja është e padukshme
Shtegu I rrëshqitshëm e unë I pashpresë
Një ndjenjë dëshpëruese e fortë
Mi brenë organet e lodhura,të dobëta
Sikur dëshiron të më gëlltitë nga brenda
Epo tani kur është kulmi I gjithqkaje
Maja është shum afër
Duhet të vendos në vazhdoj apo dorëzohem
Dy shtigje që sjellin dhimbje
Dy shtigje të pashpresa,të mjegullta
Por unë zgjedh më të vështirin
Sepse atje jam nisur nga lindja ime
Dhe atje do të lind sërish
Për të mos vdekur kurr më.


Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kujto deshmin qe i dhe Allahut


Albulena BAJRAMI


O njeri pse thua Zotin e mohoj,

perse veten ti e genjen,

i thuaj jo mosbesimit

se shpirti yt ate se ndjen.

kerko ndjenjen natyrale,

se ajo ne ty gjindet,

sa e kendshme dhe reale,

eshte kjo ndjenje qe po te fshihet,

e ke humbur por tash gjeje,

ndriqo erresiren me iman

kthehu Zotit tende qe te krijoj,

se rob i tij je o insan.

o ti shpirt i permalluar,

deri kur do ta pranosh

se Allahu eshte i vetmi Zot,

ket te vertet kur do ta pohosh

kujto deshmin qe i dhe Allahut,

kujto premtimin Perendis

se Ai eshte i vetmi Zot,

Krijuesi i njerzis.

kjo e vertet me ty lindi,

e ti ne fjal nuk qendrove,

pak sa u rrite me i madh,

menjeher Allahun e mohove

mos e duaj mosbesimin,

shejtani mos te mashtron,

i mallkuari nuk ndalet,

derisa nga Zoti te largon.

Dije se Allahu eshte i gjalle,

Allahu egziston,

Allahu na sheh,

Allahu na degjon

e ti mos e dhuno shpirtin,

ndriqoje me nurin e Perendis

gjallero zemren tende

me te Gjallin e perjetsis


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pasojat e mos besimit

>> Thursday, June 05, 2008


Albulena BAJRAMI


O njeri i gjall qe je,

mendje e zemer ti qe ke,

si skupton per zotin tend,

qe do te fut nje dit ne dhe.


Po do te fut dhe te ringjall,

perpara Tij ke per te dale,

ateher do ta kuptosh,

sa ke qen ti gabimtar.


Gabimtar e kokefort,

qe smendonte hiq per zot,

do te friksohesh dhe te trembesh,

per shpirtin tend qe e humbe kot,


Dije se asgje kot s eshte krijuar,

o ti njeri qe nuk mendon,

keto fjal nuk ti them une por Allahu ne kuran.

Bota eshte plot argumente,


perplot fakte per njerzin,

qe deshmojn per te lartin

ne dor te cilit eshte ky din

Nese ende nuk beson,


po te them se do te pendohesh,

ne sekar do te hedhesh,

atje do te shkaterrohesh.

Beja nje veshtrim kesaj bote,


perreth vetes pak shiko,

Zotin tend me te drejtin,

po te lutem e beso.

Kenaqesit jan te perkohshme,


mosbesimi,gjithmon mbet,

po kam frig nga gjykimi i rend,

ne ate bot si do te jet......


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Rrugëve të botës

>> Wednesday, June 04, 2008


Ermal BEGA


Eci rrugëve të botës
Askush s'më sheh
Askush s'më flet
Askush s'më do.

Mundohem t'i flas dikujt
Por zemra nuk do
Mundohem t'i buzëqesh dikujt
Por fytyra s'më lë.

Kam nevojë për paqe
Por paqe nuk ka
Kam nevojë për dashuri
Por ajo është shumë larg.

Çka ndodhur kështu
Në këtë botë të mallkuar
Njerëzit, kafshët, bimët
Çdo gjë ka ndryshuar.

Nderi ka humbur
Moral nuk ka më
Interesi material është rritur
Nuk më jetohet më.

Në çdo vend që kaloj
Aromë të keqe ndiejë kudo
Kërkoj pakëz liri
Që këtë jetë si ferr të vërtetë mos t'a shijoj.

Mundohem të dal
Nuk di nga t'ia mbaj
Bërtas me zë të lartë
Moral pa Zot nuk ka.

Eci rrugëve të botës
Askush s'më sheh
Askush s'më flet
Askush s'më do.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Për Hir të Tij


Dritan SKENDERI , TETOVE

Un doja që, nëse do kërkoj dashuri
të jetë vetëm për Hir të All-llahut!
E edhe nëse e gjeja dashurinë,
të jetë vetëm për Hir të Tij!
Doja pra, që të dashuroj
për Hir të All-llahut!
Por ama edhe të më duash
për Hir të Tij!
Doja që të duhemi pra,
vetëm për Hir të All-llahut,
për Hir të Rrahmanit!
Ja pra, këtë po kërkoja un,
kërkoja dashuri...
Por, nuk e dija, nuk e dija
se po vrisja nje dashuri!
E nga ta dija...?!
Të lutem më fal,
ndaç, edhe më vrit!
Por më fal, të lutem
më fal për Hir të Tij!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

E vruget


Musa BUSHRANI


Dite e vruget kish marr sot ne mengjes

te vruget njerezit

dhe mbremja e vruget ish

si buka mrume e pjekur nen saç


Mbi kete hapesira jone po pjek durimin

per nje tjeter tym te votres se fikur


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Era


Shqetëson gjethet e papenguara
Fytyrën time të njomë freskon
Për timon ka zgjedhur fatin
Dhe kujtimet mi trazon.

Vije lehtë si e paftuar
E stolisur me aromë
Që ndër lule kishte vjedhur
Ngutshëm këtu e ka sjellur.

Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Eja dritë


Eja dritë më shuaj etjen
Më hyj në vena gjaku
Mi shëro sytë e shurdhër
Veshët e verbër për ty
Për dritën që kurrë se pashë
Eja mbyte këtë terr
Që ka okupuar sytë e mi
Nga lindja ime deri në
Deri në vdekje dhe më pas
Eja dritë m'i zgjidh prangat
Që kishin mbajtur të mbyllura dyert
Nga të cilat do të hyje ti
Ato dyer të mallkuara na ndanin
Dhe po vazhdojnë të na ndajnë
Eja furishëm qaje terrin më dysh
Me sëpatën e topitur e të ndryshkur
Dil nga thellësia e oqeanit
Zbrit nga lartësit e Himalajave
Eja nga bardhësia e parajsës
Apo lind nga asgjëja
Vetëm eja e më shpëto
Qastet pa ty më janë të kota
Edhe ëndërrat I shohë në errësirë
Madje edhe errësira është më e errët
Errët,gjithqka errët
Qdo qast që kaloj pa ty më shton errësirën
E qdo qast që kaloj me errësirën
Më shton dëshirën për të të parë ty
Por derisa errësira shtohet
Ti gjithnjë e më shumë humbesh,largohesh
Nuk e kuptoj se q’lloj monstrumi jam
Që edhe ti ik nga unë
Nuk e di kush jam sepse nuk e kam parë as veten
E kam parë,e shoh dhe do ta shohë
Vetëm një gjë të shëmtuar
ERRËSIRËN.

Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ankthi im


Kur hap dhe mbyll sytë
Shohë të njëjtën gjë
Në gjum,zgjuar e i lodhur
Shohë një gjurmë të mbetur
Një grim trishtimi që sa vie e shtohet
Lufton me kujtimet e mira
I mposht të mjerat
Se të pakta jan brenda meje
Dhe fare të pambrojtura
Një pikë errësire e fuqishme
Qan më dysh dritën e hollë
Pastaj sërish e qan më dysh
E kështu deri sa s’duket,zhduket
Një jetë të lodhshme kalova
E vdekja e pregaditur të më mposhtë
I pafuqishëm para saj qëndroj
Dhe si frikësohem aspak
I frikësohem vetëm errësirës në mua
Që po ndërton themele të forta
E nuk di si ta largoj
Errësirë në këtë jetë
Dhe errësira mund të më pres
Apo drita e pambarim
Varet nga unë dhe veprat e mia
Ankthi vazhdon të më tremb
E errësira edhe më shum
Shpresoj jo deri në përjetësi
Se atje është fundi dhe fillimi I gjithqkaje
Atje ku lumenjë qumështi rrjedhin nën këmbët tona
Apo atje ku lumenjë zjarri rrjedhin
Një e di që atje është fundi
S’ka gjë para dhe pas saj
Ankthi s’do mund të më ndjek
Sepse është i pafuqishëm si unë në këtë botë
Të bëjë dhe një vepër të mirë
E ti afrohem edhe për një hap
Atij vendi,fundit.

Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

LËVIZJA E DASHURISË

>> Tuesday, June 03, 2008


SHEJH MUHAMMED IBN EL-ARABI

(1165-1240)


Lëvizja

E cila është

Qenësia,

Ose ekzistenca,

E gjithësisë,

Në t’vërtetë

Ajo është

Lëvizja e Dashurisë.


Përktheu nga anglishtja:

Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Jasharajve

>> Monday, June 02, 2008


Jasharëve një buqetë fjalësh

Jasharëve,


Jasharaj,

Sa herë të rrezikohet atdheu do ju thirrin:
Zgjohuni edhe një herë o ju që gjallëruat


O ju që gjallëruat zgjohuni edhe një herë
Zgjohuni edhe një herë o ju qe keni vdekur


Se te gjallët kanë vdekur kaherë!
Te gjallët kaherë kanë vdekur

Ju vdiqët për të mos vdekur kurrë!


Avni Xhemajli 05. Mars 2005


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Hoqa dore nga endrra


Musa BUSHRANI


...S'ka me gjume per mua ,

as endrra doemos s'do kete

dikujt do ia marr hua
te loz me hena, me diejt..


po ç'me bere moj te keqen

enderr moj pse nuk rrin drejt

llahtarise shume mikeshen

henen moj me gjithe diejt..


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dituria


Kerim GASHI


Eshte kjo pasuria?

Qe te shpie tek lumturia,

Eshte kjo lumturia?

Qe buron nga dashuria,

Dua ta njof dashurin

Dua ta provoj trimerin

Dua ta shfrytezoje te njomen rinin

Qe ta pres I fort pleqerin

Me nevoitet diqka

Me mungon shumqka

Diqka dhe shumqka qe kam nevoje

Qe me kurreshtje pres ti takoje

Hulumtojë dhe kerkojë zgjidhje

Qe me te panjohuren te krijoj lidhje

Ishte kjo e pavrejtur per mua

Shpejt u binda qe ka vlere per mua

Eshte kjo qe te fshehuren e zbulon

Eshte kjo qe te premtuaren e realizon

Eshte kjo qe pesimistin e motivon

Qe te ecesh ne te ardhmen ,rrugen ta tregon

Qeshte kjo qe te komplikuaren ma thjeshteson

Qeshte kjo qe te shtremburen ma drejton

Eshte kjo qe te qmuaren e vlerson

Apo edhe te vetmuarin e shoqeron

Eshte kjo qe te keqen ma pasqyron?

Eshte kjo qe te miren e justifikon?

Eshte kjo pasuri qe te varferin e pasuron

Qe tash ,per te ardhmen suksese te premton

Me perngjan shume ne trimerin

Me ngjan me teper ne pasurin

Qeshte kjo qe sa here qe han te shtohet uria

Eshte kjo!kur te hash shkronja te shtohet dituria

Kjo eshte ajo dhe quhet Dituria

Dhurat e madhe nga Perendia

Te ndihmon ta njohesh veten

Por edhe ta qmosh jeten

Dhe ta veresh te paverejturen

Qeshte kjo qe drite leshon

Naten, erresiren ta ndriqon

Qeshte kjo qe genjeshtren e heton

Qe edhe te verteten ta mediton

Jeta quhet dituriSepse synon ne perjetesi

Jeta quhet perjetesi

Sepse llogarit ne dituri


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pse ?

>> Sunday, June 01, 2008

Pse ?



Pse Njerëzit në këtë jetë
Nuk e nderojne Ate qe I krijoi ata
Me te vertet.

Pse nejrezit jane aq pa falenderues ,
Mos valle mendojne se ata jane sundues .
Ata munde te sundojne
Nje , dy , apo disa vjet.
Por vetem All-llahu Sundon perjete .

Ai me krijoi mua , Ai te krijoi ty,
Ai krijoi token , gjithcka qe shohin keta sy.
Njeriun si krijese ai e veqoi ,
Me shume te mira ate e nderoi .

Por perseri Ata nuk kuptojne
Te bejne deme edhe me tutje vazhdojne ,
Harrojne qe para Zotit do te japin llogari
Harrojne boten tjeter qe vlen shume me shume se mbreteri.

Pse ?
Kur njeriu te ben nje te mire
Shume here e falenderoni ,
Po All-llahu qe ju krijoi
Mos vallë Atë e harroni !!!

Jo mos veproni keshtu O Musliman te nderuar
Mos e harroni ate qe ju ka krijuar
Sepse ai per falenderimin tone nuk ka nevoj ,
Por qellimi eshte ty që të sprovoj


Zana SHARKU


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP