Ku do të isha unë sot pa Kur’anin?

>> Monday, June 09, 2008


Poezi nga një i burgosuri politik - MX5383

Ku do të isha unë sot pa Kur’anin?
A do të isha i udhëzuar sot?

A do të isha i fortë?

A do të isha i mbrojtur nga e keqja dhe devijimi?

A do t’i dëgjoja Fjalët e Krijuesit tim?

A do të dija si është nisur krijimi?

A do ti dija tregimet e të parëve tanë?

A do të dija vlerën e tyre të artë ?

Ku do të isha unë sot pa Kur’anin?

Kur të tjerët kanë frikë, a do ta gjeja sigurinë?

Përderisa jam këtu, a do ta gjeja qetësinë?

A do të isha i lumtur derisa të tjerët janë të trishtuar?

A do të isha i mbrojtur, mendja për të më mos fluturuar?

A do të isha i durueshëm, kur vështirësohet gjithëçka?

A do të isha i fortë kur dallgët janë të rrepta?

Ku do të isha unë sot pa Kur’anin?

A do ta njihja Të Vetmin, Të Lartin?

A do ta rrisja dashurinë time për Të?

A do të isha i vetëdijshëm për Ditën që do të vijë?

A do të çmoja këtë, për shumicën të pavlerë?

A do të mundja të flejë gjatë natës?

A do të mundja të shihja pa Dritën e Tij?

Ku do të isha unë sot pa Kur’anin?

A do të isha i ngazëllyer, përderisa të tjerët janë të pikëlluar?

A do të kisha shembull që të më udhëzojë?

A do ta kisha frikën e Zjarrit të Vluar ?

Që duke qenë në fund të detit,

A do të kisha shpresën, se një ditë,

Zoti im do të më lirojë?


Përktheu Kadër Vogël

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP