Është shum afër

>> Friday, June 06, 2008


Jetoj qastet e trishta,të zbrazëta
Të tilla qfar nuk ishin kurrë
I pafuqishëm përqafoj humbjen
Ajo nuk më braktis asnjëherë
Humbësi dhe humbja,së bashku
Për humbës e ndiej vehten
Se nuk më mbeti asgjë e mirë
Nuk kam as edhe një gjë me vlerë
Por nuk e kam humbur arsyen
Arsyeja dhe humbja larg njëra tjetrës
Vuejtja,urrejtja po më pushtojnë kapilarët
Mi shtrëngojnë damarët,i furrin
Ato të t’kurrura më vështrojnë dhimbshëm
Unë sërish i pafuqishëm ngris supet
Po qfaj kam unë?
Më është lëshuar tërë bota pas
Tani humbas edhe arsyejën
Të vetmen gjë me vlerë që kisha
Epo tani s’kam asgjë fare
Filloj nga zeroja apo nën të
Shtegu me shkallë është pjertësuar
Është bërë I paarritshëm për mua
Vetëm për mua se s’më do lartë
Por unë vazhdoj të ngjitem si kërmij
Dy hapa lartë,një poshtë
E maja është e padukshme
Shtegu I rrëshqitshëm e unë I pashpresë
Një ndjenjë dëshpëruese e fortë
Mi brenë organet e lodhura,të dobëta
Sikur dëshiron të më gëlltitë nga brenda
Epo tani kur është kulmi I gjithqkaje
Maja është shum afër
Duhet të vendos në vazhdoj apo dorëzohem
Dy shtigje që sjellin dhimbje
Dy shtigje të pashpresa,të mjegullta
Por unë zgjedh më të vështirin
Sepse atje jam nisur nga lindja ime
Dhe atje do të lind sërish
Për të mos vdekur kurr më.


Argjend Xhelili

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP