RRUGA E BESIMIT

>> Thursday, June 12, 2008



Ecja nen diellin e praruar
qe hutonte shikimin tim
neper erresiren e mbuluar
qe tretej nje kujtim

nen henen e ndriçuar
qe shenderiste nje rrugëtim
ne heshtjen e trazuar
qe ngerthente nje pikllim

nen ujevaren e kulluar
qe thahej shtrati pambarim
ne bjeshken e shkatërruar
qe te zgjonte nje trishtim
ne kullosen e gjelbëruar
qe braktisur me mallëngjim

Ne naten e paharruar
qe kërkoja nje strehim
nate me mall e veshtruar
qe digjej shpirti im

Aty ku enderra u fik
ishte ndjenja e forcimit
mu hap rruga tek All-llahu
qe RRUGA E BESIMIT

Jehona PERQUKU

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP