Emrat tanë

>> Wednesday, June 30, 2010

Besnik JAHA

N’parkun e qytetit unë, ti
I gdhendëm emrat në një fletë
Po fleta u shkye e ç’mbeti
Në këtë jetë


E pata shkruar dhe emrin tënd
Edhe në murin e dhomës sime
Çdo ditë e shikoja atë vënd
Me plot gëzime

Me emër tëndin poezi pata shkruar
I ruaja, çdo ditë i lexoja
Me zemër t’i pata kushtuar
Shumë i veçoja

Emri yt kur më thirri nga libri
Libri që ti ma pate dhuruar
I shtangur mbeta n’vend si briri
Duke ëndërruar

Duke shetitur në park – dallova
Shkronjat e emrave tanë në fletë
I buzëqeshur u ndala e i shikova
Ah kjo jetë

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP