Një histori shoqërie

>> Wednesday, June 02, 2010

Besnik JAHA

U tha u përfol, asgjë nuk ndodhi
Pritëm, shikuam, dikush filloi
Të shtangur kur e zeza dorën mbi ne hodhi
Disa mendonin se na këshilloi


Pas pak, pas shpine, për ne u përfol
Menduam, gjykuam, askush s’kundërshtoi
Vendimin e morën si të ishin mongol
Mendja nuk kërkonte, vendimin kuptoi

Heshti, qau, shokët i kërkonte
Buzëvarur, shpirtëthyer, në brengë zemra ishte
Në takim për fund, shokët përqafonte
Vetëm lot e vaj, në atë ditë kishte

Seç ma lagu faqen, loti shokut tim
S’më dëgjoi zemra, dhe ajo lotoi
E gjithë shoqëria, mbetet veç kujtim
Dhe këtë histori një shok ma tregoi

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP