SOT - NE DHE JETA

>> Sunday, June 13, 2010

Besnik JAHA

Çdonjëri nga ne sot vazhdon jetën me shpresë. Jeton duke mos e ditur se çka është jeta.
Të gjithë sot jetojmë, pa përjashtim, të robëruar, e ç’është robiria prapë nuk e dimë.
Por prapëseprapë jeta vazhdon edhe sot, ndërsa ne jetojmë “të lumtur” edhe kështu.
Të gjithë sot lexojmë, por shumë pak lexohet e vërteta, ngase sot gjërat kanë rolin e aktorit në maskë.
Po ashtu që të gjithë ne sot dëgjojmë, shumçka, papërjashtim, duke e njohur ngënjeshtrën nga e vërteta, por prapëseprapë heshtim.
Sodoqoftë, nëse secili nga ne sot merr një gazet dhe shfleton, nuk është e mundur që të mos përceptoj një lajm si “E zhgënjyera pi domestos”, “52 vjeçari vetëvaret në bodrum”, “18 vjeçari vetëvritet me armë zjarri” e të tilla si këto lajme.
Vallë ç’është duke ndodhur?
A nuk është po ky vend në të cilin kalonte gjysmë apo edhe një vit e nuk dëgjoheshin lajme të tilla?
Por, prapëseprapë jeta sot po vazhdon në rrugën e saj, e ata që me të vertet u takon të japin një opinion heshtin ose flasin përçart.
Sot për sot tek ne vlerat janë të përziera, sa që njeru nuk dallon dot të mirën nga e keqja.
Tek ne sot, aq lart ka arritur shkalla e zhgënjimit saqë një i ri sot nuk arrin të dallon as të paktën një të mirë në këtë vend. E si vallë ky i ri të mos marrë rrugën e arratis nga këtu, e ndoshta edhe të vdes diku rrugës.
E nëse ndodh diçka e papritur, kemi fat që e gjejnë një përgjigjë tek autoritetet tona: “Hetimet vazhdojnë”.
Vallë ç’është duke ndodhur?
Mos vallë sot sytë shohin vetëm bardh e zi, apo nganjëherë nuk duhet të shohin fare, dhe kjo vetëm për të mirën tonë.
Nëse kemi nevojën të vizitojmë ndonjë përgjegjës për një paraqitje në një institucion më të lartë, nuk gjejmë përgjigje, dhe kjo, sepse personi gjegjës ose nuk dëshiron të përgjigjet (s’ka guxim se ndoshta do t’i kushtoj me jetë), ose nuk di, ngase shkollën me para e ka përfunduar, apo postin e mori si dhuratë për përshtatjen e tij me njerëzit që e kontrollojnë.
Kurse e vërteta pushon!
Kurse drejtësia pushon!
Vallë a mos jemi të dehur, edhe pse nuk kemi pirë farë pije dehëse apo ç’është duke ndodhur me ne?
Unë nuk e di si, por kjo është duke ndodhur dhe është realitet.
Thotë populli: “Kokën lart e këmbët në baltë”.
Vallë nga na erdhi ky mësim?
Një mik imi thotë: “Sot për të bërë keq vërtët e kemi demokraci”. Ky mik imi vërtet e ka mirë, paçka se koncepti i demokracisë nuk është të bërit keq, që të gjithë e dimë këtë.
Në shkollat tona nxënësit shkojnë vetëm për sy e faqe, e ata që vërtetë dëshirojnë të shkojnë nuk i lejojnë.
U thonë se duhet ndërruar identitetin. Duhet të bëhen ata që në fakt nuk janë!
Dëshirojnë t’i shndërrojnë në diçka tjetër nga ajo që në realitet janë.
Tek ne vlera ka ikur aq larg nga kuptimi që ka në realitet sa që edhe lakuriqësia dhe abuzimi po quhet vlerë!
Tek ne sot demokraci po quhet edhe sharja, fyerja, diskriminimi, abuzimi, përjashtimi nga shkolla pa arsye, ngritja e vetes në poste për çdo orë e çast, pasurimi brenda ditës, etj.
Vallë, kjo është demokracia?
Thoshtë një shkrimtarë: “Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni gjepe, mbushni arka, të pabrekë ju gjeti drek, milionerë ju zuri darka”.
Tash besoj se edhe ju e dini për kë po flet poeti.
Vërtët kënaqësi për njërëzit që nuk dallojnë vlerat.
Sot është e pamundur të ulesh e të pish një kafe me ndonjë mik, nga ata që shtrijnë dorën. Ka aq shumë të tillë sa që është e pamundur të mos hasish në ta për çdo herë që të ndodh të dalësh në rrugë. Apo se mos ndoshta shumica prej tyre e kanë biznes këtë?
Po ai që vërtët ka nëvojën ku? Ah po, atij i duhet të pres në radhë!
Për shumicën nga njerëzit sot shtëpi është vetëm për gjumë. Nëse dikush kërkon nga ai një shërbim, përgjigja dihet: “s’kam kohë”.
Thonë nga moskërkesat, sot sinqeritët prodhojnë shumë pak njerëzit. Prandaj sot jeta na ka mësuar aq mirë maskimin.
Dielli për të gjithë njësoj po nxeh, por dikë e ka nxirë e dikë e ka nxënë nën hije.
Apo mos se ndoshta ky është vendi më i përshtatshëm për disa?
Mjaft!
Po vërtet mjaft për sot.
Të flasim pak për nesër.
Nesër ditë e re, një fletë e re, një rrugë e re, e mbi të gjitha të gjithë ne jemi një ditë më të vjetër.
Vallë, ia vlenë të presish edhe një ditë tjetër?
Unë të jap përgjigje:
Po, ia vlenë ngase nga aty ku “këta” nuk mund të hyjnë e të kenë ndikimin e tyre, vjenë shpresa që jeta prodhon gjithnjë.

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP