M U H A M M E D I A. S.

>> Wednesday, December 31, 2008


Një nënë e pastër
Me emrin EMINE
Këtë Resul e ka lindë
Pa hamendje dhe dyshim
Krijuesit të vet iu bindë

Fjalën e parë
nga goja që lëshoi
All-llahun e madhë
E lartësoi.

Ende pa lindë
Babai I vdiq
Për botën erdhi sihariq

Jetim pa baba është rritë
All-llahun nji e ka ditë

Jetonte dhe është rritë
Ke gjyshi i vetë
Zoti I madhë
E shpalli Profet.

I dërguar
Për mbarë njerëzinë
Për ti udhëzuar
Për mirësinë

Ishte I pastër Si loti
Për moral
Si gjindej shoqi

Drejtësinë pati
Në rendë të parë
Besnik e thirrte
Populli mbarë.

Adnan Ameti - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

KTHEJ KOKËN


Xheladin HAMZA


Kthej kokën dhe me sytë të lagur me lotë
Dëshiroj t'i puthi ditët që zhduken
Si në mjegullën e dendur në errësirë pa kthim

Rruga e miliona udhëtarëve në kolonë
Presin rrugëtimin e tyre njëkahshe përgjithmonë
Dhe vitin i cili kokulur në qetësi me ta udhtonë

Dëshiroj syhapur ëndrrat e mia t'i shikoj
Si zhduken në thellësin e errësirës së malit
Mbi sajat e drurit të cilat si dhuratë i merr

Një kaptinë e jetës në thes të mbyllur shkon
Me pulsin e shpejtuar si të maratonit
Që rrathin e fundit të jetës vrapon...

30. 12. 2005.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dituria – dritë e mendjes

>> Tuesday, December 30, 2008


Diku larg…
Dëgjohen vajet
E kësaj bote….
Tmerruese.
Më thërret një zë i ëmbël,
Befas ishte zëri i Kur`anit,
E më zgjon nga gjumi...
Dhe thellë e prek
Mendjen time të turbulluar
Dhe më thërret në përkushtim…
Ngadalë-ngadalë...
Ma ndriçon rrugën dituria,
Drejt idealit të lartë!
Me një ëmbëlsi të rrallë,
Filloi pluhurin e injorancës,
Nga mendja të ma fshijë!
Nun, thotë Allahu në Kur`an,
Betohet në lapsin dhe në ata që shkruajnë,
Betohet se të diturit janë të udhëzuar,
Të ndritur në mendje janë,
Të shpëtuar...
Janë poça elektrikë,
Rrezatojnë dritë kahdo që shkojnë,
Shkëlqejnë e janë të nurshëm në të folur,
Nuk ka kush që del para tyre!
Nuk ka kush, për Allahun!
Nuk ka kush, as ata që kanë pasuri
Sepse këta kanë dituri!!!


Xhejlan ALI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Në rrypin e GAZËS


Flakë , tym I zi
Korbat fluturojnë mbi

Poshtë , gjamë , ofkamë
Vajë , trishtim
Çdo ditë
Nga mbrëmja deri n’agim

Jehudët s’kanë mëshirë
Janë shokë të djallit
Luftojnë së bashku me të
Kundër palestinës
dhe çdo muslimani

Bota bë sehir
O Zot si skan pak mëshirë
Në rrypin e gazes
Po vriten gra,
Po vriten fëmijë,
Po gjuhet në tempuj
Po rrënohen shkolla e xhami

Aty po derdhet gjak pa ndalë
Fëmijët po mbeten Jetim
Lotët në faqe ju kanë tharë
Ah palestinë , palestinë….

Adnan Ameti -Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Palestinë


Shumë gjak u derdhë
në këtë vend të shenjtë
shumë shehida u varrosën
gra e fëmijë u plagosën

Vendin nuk e lëshojmë
me okupatorin luftojmë
deri sa ta clirojmë
Palestinën tonë

Sejhane MEHMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Zemrën e sheh ZOTI


Të jesh me këto cilësi
Vërtetë është mirësi
I Pashëm me trup t’shëndoshë
I mençur dhe plot edukate
I ndershëm me moral të lartë
Të ndihmosh t’pamundurin
Dhe atë që është I ngratë
Zemër pastër plot bujari
T’luftosh për fe e Atdhe
Është krenari
I mëshirshëm dhe korrekt
Për të gjithë
Vetëm I drejtë

Dhe të mbash ekuilibrin e zemrës
Në drejtësi ,mëshirë, e korrektësi,
Është gjenilae

E Zemrën e sheh vetëm Zoti

Adnan Ameti - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Çdo fillim ka mbarim

>> Friday, December 26, 2008


Jam një krijesë njerëzore,

Jetën dhe vdekjen s’i lë dot pas dore.

Jam e krijuar prej mishi e gjaku,

Brenda kam një zemër,

Që ka frikë e respekt Allahun.

Frikohet asaj dite,

Kur do të dalim në gjykim,

Të gjitha t’mirat e t’këqijat,

Kur do t’na dalin n’dritë.

Punët e dunjasë, mundohem t’i di,

Por nuk më shërbejnë në dhé kur unë të hy.

Më shpëtojnë veprat qe bëra për Allah,

Do të ndëshkohet për ato pas dore që ka lënë.

E këtë të gjithë duhet me ditë,

Se edhe jetës i vjen një mbarim.


Arlinda TOPOJANI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Rruga e jonë




Na mbyt hipokrizinë me besim O Zot !
Vdisna fjalët e kota , të mos i themi kot !
Mendjet edhe zemërat me dritë na i ndri !
Ta luftojmë të keqen me të mirë përmbi
Nëpër botë të mirën ngado na e shpjerë !
Përmbi ne mëshirën e dërgo përherë !
Na mëso të t'njohim e të adhurojmë
Edhe pse s'të shohim gjith'herë të kujtojmë
Përmbi dhe ne patëm njerëz te nderuar
Na treguan rrugën Tënde të uruar
Profetët dërgove për ne si mëshirë
Zemërat na shërove me besim të mbirë
Lulëzoftë përmbi ky besim , bleroftë
Nëpër botë ngado , u shtriftë , u zgjeroftë
Fjala Jote ligj dhe timon i jetës
E ngujuar mirë brenda të vërtetës
Na qorton gjith'herë dhe na përgëzon
Për kohën që s'ndalet po me vrap kalon
Ndiqeni gjithmon këtë rrugë të vlerë
Se është shum e drejtë edhe shum e gjerë
Në të nuk lajthit veq kush është i mjerë
E kush do e ndjekë u gëzoftë përherë !

Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Islami, fe e vërtetë


Jam e lumtur dhe krenare,

Që Islami është fe përfundimtare.

Jetën anash nuk duhet lënë,

Kështu i Dërguari i Zotit ka thënë.

S’jetoj dhe veproj për karrierë,

S’më nevojitet pozita pa sinqeritet,

Dua zemrën time Islami t’ma frymëzoj,

Në çdo anë të Botës kudo që shkoj.

E dua familjen, shoqërinë e jetën,

Mbi të gjitha, Zotin tim.

E vërteta se Allahun e dua,

I Cili meriton të duhet pa u ndalur.

Në një të afërt a të largët,

Të gjithë e gjithçka do të lë pas,

Shpresoj të më presin melaiket përgëzuese në Ahiret,

Të shijoj aromën që më parë s’e shijova,

Të përjetoj parajsën, tërë jetën e ëndërrova.


Arlinda TOPOJANI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Zbato Islamin


Bëhu I vërtetë
Për ta kuptuar këtë jetë
Dashuro sinqerisht
Që të bëhesh I fortë
Bëhu I drejtë
Që të fitosh hallall
Bëhu I mençur
Që të jesh fitues në jetë
Bëhu largëpamës
Që të shohish të ardhmen
Përdor shkathtësinë
Që të jesh ngadhnjyes
Bëhu I përpiktë
Që të jesh shembull
Bëhu tolerant
Që mos ti thesh zemrat
Zbato Islamin
Që të përballesh
Me t’vërtetën e jetës

Adnan Ameti - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Musliman jemi, por qysh jemi!


Musliman thua dhe them jam,

E kur pyetesh e pyetem për Islam,

Nuk di çka thua e çka them.

E dimë se një Zot ekziston,

Por më tutje nuk mund të dijë.

Kur njeriu nuk di për rrënjët e veta,

Nuk mund të flitet për më lartë.

Kur fillona biseda tutje të nxitet,

Menjëherë ndërhyn ndonjë “trim”,

Sa për islam as mos më pyet as s’të pyes,

Nuk ia vlen të ndryshohet kuvendi.

Kështu t’vjetrit e të rinjtë mendojnë e thonë,

Shpresojnë se me një fjalë goje se do shpëtojnë,

Jo vallah, s’ka shpëtim pa pendim.

Kohës bëja pra një organizim,

24 orë i ke në disponim,

Të mjaftojnë në jetë të përparosh.

Urdhrat e Allahut denjësisht t’i praktikosh,

I gatshëm që në parajsë të shkosh,

Të dashurit e Profetët e Zotit aty t’i takosh,

Nurin e Allahut atje ta shikosh.


Arlinda TOPOJANI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Blerimi yne




Thuaja këngës o shpirt e krenohu !
Me gjuhën e nënës thuaja edhe zgjohu !
Malet të gjëmojnë nga kushtrim i yti
Si jan than të parët thuaja për së dyti !
Të dridhet gjithqka përmbi dhenat tona
Ku jetojnë Ilira , ku jetojnë Valbona
Tani erdhi koha dhe ne të dëshmojmë
Se jemi të ditur botës t'i tregojmë
Armët e të etërve të lara me gjak
Sh'ndrroni gjith në pena pak e nga pak !
Se shekujt po shkonë e ne kemi ngecur
Tani lypset vrap e jo me të ecur
Pra jepuani vrapit dhe me zë këndoni !
Përmbi dhe nën dhe të lirë gjallëroni !
Se po thërret atëdheu e po thërret vatani
Ta rrisni , zgjeroni e në këmbë ta mbani
Armikun e madh brenda jush luftone !
Me dijen e vlerë nga mendja dëbone !
Si diell të rrezojë mbi ne me ngrohtësi
Të na mbys të keqen edhe ç'do ligësi
Se dhe Perëndia tha për njerëzinë
I dituri dhe i padituri të ngjashëm s'jan
Mbyteni , zhdukeni gjith hipokrizinë!
Se na vrau zemrën edhe nuk e mban.



Argjend Xhelili




Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Vdekja vjen shpejtë!


U linde një foshnje si një letër e bardhë,

Nëntë muaj, nëna të mbajti në bark.

U linde e pastër pa mëkate,

Nuk kishe brenga e as halle,

Me një të qarë kujdesje fitoje,

Por as për këtë ti nuk pagoje.

E kjo kohë shumë shpejtë kalon,

Sfida fillon me fillimin në shkollë.

Zemrën e t'riut frika e kaplon,

I thua vetes, problemet si t'i tejkaloj.

Ashtu kështu mbarojnë edhe ato,

Tani t'pret në vepër t'i zbatosh.

E si t'ia fillosh me veten do thuash,

E nuk e ke ditur se kështu e ka puna.

Me vuajtje e mundim e ka edhe jeta,

E shumë shpejtë po t'vikka vdekja.


Arlinda TOPOJANI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

All-llahu shperblen


Nëse të godet lodhje,
Pikëllim apo dëshprim
Brengë a hidhërim
Nga sëmundja
Fatkeqësi e mundim
Madje edhe një therr
Nëse të therron

Ti bën durim

Se All-llahu I lartësuar
Të fshin mëkatet
Për durimin,
Të jep shpërblim

Adnan Ameti - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Jo…!

>> Wednesday, December 24, 2008


Jo ironisë tënde të keqe që u sjell urrejtje të tjerëve!
Jo fjalës tënde të shëmtuar që prish shoqërinë!
Jo lëmoshës që sjell jogëzim...!
Jo talljes me Kur`anin Fisnik duke e lexuar pa e respektuar!
Jo zbulimin e vetes! Jo, motër, jo!
Jo shoqërim me ata që nuk e kanë frikë Allahun e Lartësuar!
Jo ata që janë praktikues sezonalë të fesë!
Jo mosrespektimit të prindërve!
Jo, jo, jo!!!

Xhejlan ALI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mirë se erdhe!


Mirë se erdhe në Islam, motër e nderuar!
Mirë se erdhe në namazin tonë përulës!
Mirë se erdhe në agjërimin tonë freskues!
Mirë se erdhë me besë në zemër!
Mirë se erdhe me vetëdije të lartë e plot nder!


Xhejlan ALI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Allahu është NJË

>> Tuesday, December 23, 2008


Në këtë jetë të stërngarkuar
Për nevojën që ke për fe
Mos u lodh duke kërkuar
Nëse n’Zotin besim ke

Religjione shumë janë shfaqë
Në këtë botë po konkurojnë
Se janë të vërtet e të drejtë
Secila prej tyre pretendojnë

Nuk është e vështirë t’gjesh përgjigje
Ska nevojë për studjim shkencor
Pa asnjë shtyll ke qiellin mbi
Kjo e Zotit është mrekulli

All-llahu I madhë porosit
Çdo qenie që bartë shpirtë
Krijues i vërtetë, është vetëm një
Mos i përshkruani Atij asgjë

Këtë All-llahu ka kërkuar
Edhe nga Ademi a.s njeriu I parë
Që shok mos ti përshkruaj
Ta njehë All-llahun për Sundimtar.

Adnan Ameti -Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Në jetë për jetën

>> Monday, December 22, 2008


Monotoninë e heshtjes
E ndrydh në errësirë
Nga dhimbjet e trupit
Dergjem në vetmi
Për të shuar etjen
Nuk kam ujë
Për t`i lagur buzët
Që përshpërisin vrull
Mbi oxhak nuk valon më tym
Por një flamuri melankolis.

Sejhane MEMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Fundi i vështirë


Ndjeva të rahurit e zemrës
Që kërkonin shpëtim
Kot u afruan të gjithë
Por asgjë…
Ky shpirt mori
Një rrugë pa kthim
Në oazën e jetës
Mbeti vetëm,
Kujtimi dhe emri im.


Sejhane MEMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Rrugë pa kthim

>> Sunday, December 21, 2008


Në dhomën e errësuar
në pasqyrën e vjetëruar
edhe në këtë errësirë
i shohë rrudhat në sytë e mi


U tremba
u hidhërova
edhe në errësirë
të vërehen rrudhat në sytë e mi?!!!

Një zë nga largë
e ndëgjojë
ku në vesh më vjen një fjalë
kjo është një rrugë pa kthim


Sejhane MEHMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Më stolis më zbukuro


Barish Manco

Më stolis mua më zbukuro mua në krah merëm i dashur
Vetëm teje syri askënd tjetër nuk sheh i dashur
Zemra si të them nga ty dicka lyp i dashur

Më stolis mua më zbukuro mua në krah merëm i dashur

Për ty shpoj male rrugë hapi e dashur
Për ty detrat i thaj e dashur
Kupën e qiellit për ty në toke rrëzoj e dashur
Xhani don, flijim xhani për ty bën e dashur

Malet gurët zogjtë tuajat le të jene i dashur
Detërat qiejt në vend le të rinë i dashur
Zemra si të them nga ty dicka lyp i dashur
Më stolis mua më zbukuro mua në krah merem i dashur

Kurorë nga yjet flokëve të të bëje e dashur
Me një frymë diellin ta shuaj e dashur
Si kashtë në ty unë të digjem e dashur
Xhani don, flijim xhani per ty bën e dashur

Lëri yjet detrat në vend bukur le të rinë i dashur
Vetëm floket me duart mi lemo i dashur
Zemra sikur nga ty dicka lyp i dashur
Më stolis mua më zbukuro mua në krah merëm i dashur

Tufan bëhem në belin tënd të ndrydhem e dashur
Barishte bëhem në kemben tënde të shtrihem e dashur
Syrme bëhem syve t'u të lyhem e dashur
Xhani don, flijim xhani për ty bën e dashur

Pershtati nga tuqishtja: Metin Hoxha


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Filozofi


Fjala është ari
heshtja është flori
jeta është liri
bota është estetikë


femra është mbretëresh
mashkulli është koka
fëmiu ëhstë i pafaj
plaku ëhstë plot hall

toka është mallkim
qielli plot zbukurim
kjo botë ikën shpejt
amshimi është cdo herë


Sejhane MEHMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ti na mesove o Pejgamber!

>> Thursday, December 18, 2008


Ti na mësove se pastërtia
Është gjysma e shëndetit

Falemnderimi ndaj All-llahut
Na e plotson peshojën

Lavdia dhe faleminderimi

Ndaj Allahut

Ploteson zbrazetiren midis qiejve dhe tokes


Ti na mesove se

Namazi eshte drite e zemres


Lemosha eshte deshmi

Durimi eshte shkelqim


Kur`ani eshte argument

Per ne ose kunder nesh


Cdo dite kur gdhijme

E shesim shpirtin tone

E shpetojme ose e shkaterrojme


Adnan AMETI, KUMANOVE




Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

I HUMBURI

>> Monday, December 15, 2008


E fali Zoti të bukur
Me bukuri të ëmbël rinore
Me mendje të shëndosh
Dhe pamje, pa t’meta hyjnore

Por është shumë çudi
Se është me fakultet
Si mund të mos kujdeset
Për vetin e vet

Në nji anë e kuptoj
Vështirë është për punë
Po si mund të rrijë
Tërë natën pa gjumë

Ezani, i Sabahut thërret
Ai , është zhytur në film
Me tërë qenien e vet

Nuk e dëgjon fare
As që mendjen e vret
Pasi të del dielli
Shtrihet n’shtratin e vet

Kur gjith të tjerët zgjohen
Fillojnë të lëvizin
Nëna i shkon te koka
Të trazoj të birin


Me sjellje arogante
Fillon e bërtet
Fajin e ka nëna
Që pa gjum ka mbet

Thirr ezani Drekës
Ai ende n’gjum
Zgjohu bir i nënës
Se ke fjetur shum

Kur Iqindia Ofrohet
Hap syt e tërbohet
Dhe thërret oj nënë
A m’ke pregaditur
Diçka për të ngrënë

Iqindia kalon
Vjen koha Akshamit
Del për të pirë kafe
N’kafenen e djallit

Aty djalli mendjen
Të gjithve ua mpinë
As që e dëgjojnë
Ezanin për Jacinë

Pasi kalojn gjitha
N’shtëpi kthehet vet
Ulet pran kompjuterit
Dhe hyn n’Internet


Dhe kështu çdo ditë
Koha po kalon
Kur ti bie n’mend
Mund të jet shumë von

Do ta Porositja
Kokën duhet tundur
Shpëto sa je i ri
Se do të jesh i humbur

Adnan Ameti - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ditunia



Hamdi NUHIJU


Ajka e kënaqësisë që fshehet në dashurinë,
E mbështjellur me petkun e devotshmërisë
Dhe e rilindur në besim,
Është ditunia..
Shkallëzim i shpirtit që valëvon,
Nëpër kate qiejsh si hormon,
Yje që ndriçojnë,
Të fshehura në dritën e mendjes,
Paraqesin dituninë...
DITUNIA
Është shpirti,
Ndjenja,
Shpresa,
Rruga
Drejtë besimit
Në Allahun NJË...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

BABAIT TË DASHUR

>> Saturday, December 13, 2008


I forte , i madhë
Si vigan ishte
Nuk rrëzohej dot
Me zemër të çiltër
E dashuri plot.
Shpirtin e butë
E thyenin lot
Zemërimit s’i la vend
Nuk hidhërohej dot.
Gjithnji i buzëqeshur
Pati tiparet e besimtarit
Prirje kishte mirësjelljen
Dhe shumë të lartë moralin.
Nipat e mbesat
Për të ishin jeta
Me dashurin e tyre s’ngopej
Kjo është e vërteta.
Mikëpritës i madhë
Bashkëshort shum I ndershëm
Si Babë i shkëlqyeshëm
Punëtor shumë i vyeshëm.

Për gjitha të mirat
Që i bëri në jetë
All-llahu I Lartëmadhërishëm
Me Xhennetin Firdevs e shpërbleftë.


Marrë nga

Botimi i librit tim të parë

me poezi "Vullkan në shpirt "

në vitin 2005

Adnan Ameti -Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kthimi


Nuk e di pse është,
Por ja që është ndjenja te secili,
që ta ketë atë që s’e ka!
Ndoshta nga egoja...?!
Ndoshta nga ndjenjat e forta të së kaluarës,
të ngulitura në mua ,
si pasojë e pamundësisë së haresës!
Lumturia... lumturia..., ah kjo lumturi e përhershme...!
Shpresa në ty më është shpëtim,
nga kjo botë në Ahiret!
Shpresoj dhe dua që të shpëtoj!
E ti moj jetë e kësaj bote,
shpesh ke ditur të më dëshpërosh!
Po tani, më fal jetë,
por s’kam kohë për pesimizëm!
Më presin shumë punë në të ardhmen,
falja..., mëshira..., duaja..., ummeti...,
më presin punë të rëndësishme!
Të lash e s’vazhdoj më me ty!
Mos më lut akoma!
Mos m’u zbukuro!
Mos më mashtro!
Jam lodhë më nga intrigat e sprovat e tua!
Të gjitha më janë bërë normale
nga shpeshtësia dhe dendésia e tyre!
Normale, biles të pandara më janë bërë
këto sprova e intriga!
Ti më pate bë aq të pashpirt moj jetë,
ti më sfidove dikur, por tash të sfidoj unw
me durim, me Sabër!
Se un po vazhdoj me të mira,
me punë të hajrit e të duhura,
për mua e për shoqërinë!
Me dashuri e vëllazëri...,
pa dinakëri!

Semra HALILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ikje nga djalli

>> Friday, December 12, 2008


Toka e plisave po zbrazet
Kolonat skanë të ndalur
Ikje nga djalli, nga errësira
Për të dalë në dritë
Por vështirë,
Prap djalli në pritë
Bllaca po mbushet
Këta s’lejojnë më tutje
Njëherë ikje,
Tash pritje në ankth
Në mëshirën e Zotit
Ditë e natë të tëra
Nën qiellin e hapur
Athua, është diku fundi
Njeriu , më i fortë se guri.

Marrë nga
Botimi i librit tim të parë
me poezi "Vullkan në shpirt "
në vitin 2005
Adnan Ameti -Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

EDUKATA

>> Thursday, December 11, 2008

EDUKATA




Shumë nga ne Fëmijët
pranë TV-së I edukojnë
Të cilat tregojnë atë
Që fëmijët z’duhet ta shikojnë

Kurse disa prind të tjerë
N’kopshtin zoologjik u teken punët
I dërgojnë fëmijët e mjerë
Ti thonë se prejardhjen e kanë nga majmunët

E disa i çojnë në plazh për tu larë
Të shikojnë atë që nuk duhet pare

Disa ndjejnë knaqësi
Kur fëmija I vallëzon mirë
Thot kam vajzën e bukur
Dhe është shumë e lirë

Disa janë të knaqur
Kur fëmija ha shumë
E disa të tjerë
Kur e teprojnë me gjumë

Ka edhe prej tyre
Që s’kujdesen fare
I lënë ti edukon rruga
Për t’vjedhë e për të share

Edhe përskaj tyre
Që shumë janë që s’mërziten
Prapë se parpë disa janë
Që frikën, e Zotit e kanë


Këta janë rob t’Allahut
Me shumë sinqeritet
Ua mësojnë Islamin
Fëmijëve të vet

Sepse janë të vetëdijshëm
Për edukimin e fëmijës
dhe rolin e përgjegjësisë
Në ditën e llogarisë

Adnan Ameti - Kumanovë

"Edukata është mirësi
për vetvehten dhe për të tjerët"


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Modestia


Hamdi NUHIJU




Jeta e ndrydhur ne dashuri,

E devijuar kjo kahje,

Qe ne brendi nxite miresi,

Nga fundosja e ndjenjave,

Shpirti strehohet ne modesti..


Erresira e erresires,

E mbyllur, e vyshkur,

Ne vrushkullin e shkronjave,

Njeriu kerkon modestine..


E sikur edhe nje grimce mendjemadhesie,

Te fshehej ne te fshehten tone,

Nuk do arrijme xhennetin,

Rrugen te cilen e arrijme

Permes modestise,

Adhurimit te Allahut,

Besimit,

DASHURISE...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Në goditjen e parë

>> Monday, December 08, 2008


Jo, nuk është durim
Kur vrullshëm reagon

Kur të godet fatkeqësia
Ti qan e vajton

Kur të keqen
E kthen me të keq

Jo nuk mund të jesh trim
në mundje kur fiton
Por të përmbahesh
Kur dikush të zemëron

I dërguari a.s. ka thënë
Loti është mëshirë
Gjithë munden me qarë
Por…DURIMI është
Në goditjen e parë

Adnan Ameti - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Krijim


Shiun që binte e shoqëronin gjethet
që ishin zverdhur nga vjeshta
me një dinakëri,
hëna filloi t`i buzëqesh botës,
muzgu hyri fshehurazi në dhomë,
kaltërsia e detit hapi krahët
t`i uroj shiut mirëseardhje,
valët të shoqëruara me erën,
loznin si dy të dashuruar…
vallë , a mund të ketë piktor
që mund ta pikturoj këtë mrekulli
apo artist që mund ta kompozoj
në kitarë këtë bukuri
a mund të ketë diku poet
që mund të gjej shprehje
për këtë krijim
A nuk meriton të madhërohet
Ai që na dha këtë gjithësi
Të gjitha këto që poeti i quan krijim?!!!


Sejhane MEHMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Jetimi


Lotët mbi faqe më rrjedhin si shi
Shumë I vogël , mbeta në vetmi
Babin më s’e kam, tani rroj pa shpres
A nuk është më mire edhe unë të vdes
Që kurë jemi ndarë babi edhe unë
Netët që kalojnë për mua ska gjum
Ai më kaloi në botën e amshuar
E unë në këtë botë mbeta I vetmuar
Edhe jeta ime tani nuk ka vlerë
Si shkuma e detit që zhduket përnjëherë
Para jetës sime u fortësuan grilat
Kush do përkujdeset për neve jetimat
Më herët e kisha un emrin shpëtim
Tani ma ndërruan, më thrrasin Jetim
Kjo është tradhti është pabesim
Sikur ankthi i natës kur bie mallkim
Gjama Jetimit larg dëgjohet
Nga kjo gjamë mali tërbohet
Shkëmbinjt bëhen copë copë
E njerëzit nuk mërziten dotë
A nuk e dine se unë jam sprovë për to
Apo ua ka pirë mendjen djalli
Se kan mendjen te Jetimi
N’pasuri ju ka ra halli
O njeri Krijesë e Zotit
Unë jam sprovë për ty
Nga syri kur më rrjedh loti
Kërkoj, bamirsi e drejtësi
Nëse kokën më ledhaton
Më ndihmon të zbusë vetmin
Unë do bëj lutje për ty
Që shpirti yt të gjej qetsinë

Adnan Ameti - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Urtësi


Nëse kujtimi i çdo hershëm
Të jep dhimbje për një mëkat të bërë,
Dije se je pendu!
Nëse ende mendon për diçka,
Dije se s’të ka kalu!
Nëse ke shoqëri të mirë,
Dije se të don ZOTI!
Nëse të duan të varfërit e kafshët,
Dije se gjithashtu të don ZOTI!
Nëse ke kujdes,
Dije se ske dështim!
Nëse e shfrytëzon të mirën,
Nuk do të kesh keq!
Nëse dashuron,
Dije se edhe dashurohesh!
Nëse vlerëson,
Do të vlerësohesh!
Nëse mëshiron,
Do të mëshirohesh!
Nëse falë,
Do të falesh!
Nëse ia largon dikujt të keqen,
Do të ta largojnë edhe ty!
Nëse i përgadit dikujt të mira,
Do të ta përgaditin Xhennetin!
Nëse dashuron vetëm për TË,
Do të jesh nën Hijen e TIJ!
Nëse e don Pejgamberin (alejhisselam),
Do të jesh me të!
Nëse lutesh për të tjerët,
Do të të shoqërojnë Melekët (duke thënë: Amin!)
Nëse vdesësh si Dëshmorë
Do të kërkosh të vijsh përsëri...!

Semra HALILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ezani

>> Sunday, December 07, 2008


Heret ne agim
Ezani thërret
Dëgjohet shumë larg
N’luginë e në breg

Aq i bukur ky zë
Po thërret dikë
Të vdekurit vallë
Apo njerëzit e gjallë


Resulullahi s.a.v.s.ka thënë:"Kur të thërret ezani mos bëni asgjë, as mos lexoni Kuran,
sepse njeriu i cili flet gjatë thirrjes së ezanit nuk do të është në gjendje të thotë shehadetin në shtratin e vdekjes".

Adnan Ameti - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pendimi


Kur të veçohesh me kohën,
Mos thuaj mbeta vet!
Por thuaj mua më mbikëqyr
Allahu – Zoti i vërtetë.
A po sheh se ditët
Sa shpejt po kalojnë,
Dhe e nesërmja është afër
Për atë që kupton…!
Për Zotin,
Jeta me shpejtësi po kalon,
Derisa mëkati,
Mëkatin po e pason.
Ah sikur Allahu të na falë,
Për atë që kaluam,
Dhe të na pranojë,
Të kthehemi te Ai,
Të penduar.

Zeqavete RAMADANI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Shiko pak!


Vajta nëpër botë për të kërkuar mirësinë,
Veten e gjeta tek një njeri i mirë.
Kërkoja paqen në kohën kur luftohej,
Kërkoja ditën kur me të do të mund të bashkohem…

Një ditë më erdhi një njeri e më tha diç për të…
Kinse paska qenë i përlyer me diçka…
Nuk solli argument por thoshte të vërtetën,
Supozohej në rrethin bashkëbisedues.
. . .

Po më rrëshqet diçka në zemër…
Si të ishte acid shkrirës.
Për pak besova në atë që më thanë,
Dhe veten e pashë si një përbindësh…

O njeri! Kujdes çfarë bën!
Mos vepro me dhunë, sepse ashtu s’bën.
Nga lotët palidhje për mall e me vaj,
Asnjë gjë të mirë s’ke për të marrë…

Po i the shqiptarit se e ka gabim…
Tokën do ta shkundte për të marrë hak në ty,
Pastaj të bën të keq dhe shënjon në ty,
Trutë t’i nxjerr jashtë e të rrjedhin sytë gjak,
Nga derti e halli që t’i mbjell në shpirt.
. . .

Buka në fyt më pritet kur dëgjoj këso fjalë,
Se si mundet vëllau të shpif për vëllanë…?!
O njerëz të ndershëm, kthjelluni një herë,
Dashurinë mos e bëni lojë, por llogariteni nder!
Ajo është çelësi i lirisë e jo i robërisë.
Bëhuni të ndershëm për hir të Krijuesit…

Fjalët që qendisa e prekin në shpirt dikë,
Mbase ka edhe prej atyre që ende të shpifin…
Dobia e mirësia gjenden këtu për shqiptarin tim,
Nga lart e deri poshtë janë fjalët e besnikut tim…
Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Rini nga je nisur?

>> Saturday, December 06, 2008


Nëpër bulevarde kaloj
Shumë njerëz takoj
Më shumë më bien në sy
Vajza e djem të ri

Zotin e kanë harruar
Fjalët e profetit as që I kujtohen
Pse janë prishur këta te ri
Sa shumë është degjeneruar kjo rini

Nga je nisur o rini
A më tregon
Deri ku është
Ky kufiri yt

Vjen një ditë
do të mplakesh
Rrudhat fytyrën
Do të mbulojnë

Do të sëmuresh
Do të lodhesh
Vjen një ditë
që me qefin do të mbulohesh

je ardhmëria e vendit tënd
ke prestigj ehde famë
ka për të ardhur një dite
ku do të kalbesh në varr

xhaminë kurrë nuk e viziton
vizitë kafiterive I bënë
alkool përdorë
e trupin tënd e shkatërron

a mendon o vëllau im
që Ditën e Gjykimit
si e kalove rininë?
Engjujt kanë për të thënë

Si do të përgjigjesh
Në këtë pyetje
O vëlla e moter e imja
Qe jetën e kaluat në degjenerim
Mjerë për ata prindër
Që për fëmijët e tyre thonë
Janë të rinjë
Le të kënaqen

Keta prindër janë injorantë
E njerëz të pacipë
Me këtë lejim të tyre
Fëmijët po zhyten në greminë

Më trego o rini
Deri ku është ky kufiri yt
Pendohu rini
Para se dielli me lindë në perëndim

Sejhane MEHMETI



Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Durimi

>> Friday, December 05, 2008


U largova nga gjërat irituese e të ndyta
Në bindje dhe knaqësin e caktuar u zhyta

Ruajta pastërtin e fjalës dhe nderit
Nga lajthitja e djallit
për n’humnerë drejtë ferrit

Turpi dhe frika
Dhe pasja parasysh
Vëzhgimin e Atij
Që vigjilon mbi gjithësinë

Zemëmirë e bujar
Me madhështi shpirtërore
Ndaj të dobtit e t’pamundurit
Tërë jetën prore

Dritaren e shpirtit dhe të zemrës
E vura nën kontroll
Djalli I mallkuar
Z’do mund ta nënshtroj

Modest dhe I matur
Në lehtësi e vështirësi
Nprani të krijesave edhe në vetmi
ndaj Krijuesit të gjithësisë
I sinqertë gjithnji

Durim dhe vetëmohim
Përballë sprovës së moralit
Dhe luksit të dunjasë
për shpëtim prej zjarrit.

Adnan Ameti-Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Varrimi im


I ndëgjoj të qajturit e nënës
Dënesjen e motrës
Fjalët që I flisnin burrat
Përgojimet që I bënin gratë

Unë e shtrirë në tokë
E mbuluar me qefin të bardhë
E prisja momentin
T`më dërgonin në varr

Trupin m`a pastruan
Nga shtëpia më larguan
Me dërrasa më mbuluan
Në varr më dërguan

Në kufomë më dënonin
Gratë për mua shumë vajtonin
Dua t`ja lë një porosi xhematit
Që gratë për mua vajin t`a ndalin

Filluan gropën t`a hapnin
Sopatat filluan të kërcasin
Të gjithë burrat u qetësuan
Kur prijësi filloi t`këndoj për mua

Ah!sa i errët qenka varri
Kur në të më lëshuan
Filluan brinjë t`më ngushtohen
Filloi trupi t`më shkallmohej

Një zhurmë fillova t`a ndëgjoj
Ishin këpucët e njerëzve
Që nga varrezat largoheshin,u trondita
shoqeri vetëm varrezat i kisha

ashtu duke menduar
dy engjuj m`u afruan
në trup më shtrënguan
dhe pyetje më bënin .


Sejhane MEHMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

DRITA E PASHUAR

>> Thursday, December 04, 2008


Dritë e pa shuar
Dritë me plot shkëlqim
Është dritë që ndriçon
Çdo shpirt që ka besim

Kjo dritë ka një emër
Që besimtarëve u flen në zemër
Me këtë emër
freskohet gjuha
e kjo freskon gojën
nga goja feskohet ajri
nga ajri freskohet bari
nga bari freskohet fusha
nga fusha freskohet mali
nga mali
freskia rrëshqet në det
është emri më bukur
salat dhe selam o MUHAMMED a.s.

Adnan Ameti - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Shpresë


Pak shpresë...

në këtë errësirë

ku pikë gjumi s`kam në sy

malli më mbështjell këtë shpirt

n`këtë natë ku yjet vallëzojnë në gjithësi,

hëna më buzëqesh nga lartë

ngrit duartë në lartësinë qiellore

filloj një lutje për pendim
sytë më pikojnë lot
nga të ftoftit
m`u bënë si kristal

dridhem nga frika

që në cdo hap bëjmë mëkat

sikur hëna buzëqeshjen

t`a largone flokët e arta të diellit

të ndriçojnë

sikur të jem edhe unë nga ata

që Allahu gabimet ia fal...


Sejhane Mehmeti


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

“Si drita e diellit"

>> Wednesday, December 03, 2008


Punët e mira e të këqia
të çdo njeriu, në këtë jetë
janë latente brenda tij

helmi apo ballsami i tyre
lëshojnë ndikimin e vet
mbi të!
vetëm në mënyrë të fshehtë,

gjitha këto në jetën e ardhshme
bëhen të dukshme e të qarta
si drita e diellit.

"Zoti ynë, bëje të përsosur,
për ne dritën tonë"

Adnan Ameti - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

QABJA E MADHNUESHME


SHEJH MUHAMMED IBN EL-ARABI
(1165-1240)


O Shtëpia e Zotit tim,
O Dritë e zemrës sime,
O freski e syve të mi,
O Qabe e All-llahut,
O jeta ime,
O drejtim’ i lumturisë,
O udhëzim’ i fatmirësisë,
O zemra ime,
Vërtetë –nata e jonë
Shpejtë ka kaluar,
Por qëllimi i dashurisë
Ende s’ka përfunduar…

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë



Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

NËNË, NËNË, NËNË

>> Tuesday, December 02, 2008


Si shpirt I krijuar
Nga Allahu I Madh
I cili vendosi
Në këtë botë të dal

Nga errësira, dola në dritë
I humbur , por me shpirt
Me shpresë,
duke qarë e dënesë.

I bëra ca pyetje
Zotit tim të Madh.
O Zot I Gjithësisë
Unë dola këtej
Të lutem më trego
Mbështetje ku të gjej

O shpirt i bekuar
Fare mos ke frikë
Kam dërguar Melaiken
Që ty do të rritë

O Zot I gjithësisë
Në këtë botë
Unë I humbur jam
Si të të gjej Ty
Mbështetjen ku e kam

Të thash për Melaiken
Që unë kam dërguar
Për ty dot kujdeset
Dhe ka për të udhëzuar

O Zot I gjithësisë
Dhurues I mirësisë
Melaiken që ke dërguar
Ku duhet kërkuar

Si e ka emrin
ku mund ta gjejë
në shkëlqimin e diellit
apo nën dritën e hënës.

Po kjo Melaike
Shkëlqen si dielli
E bën dritë si hënë
Thirre me emrin më të bukur
NËNË, NËNË, NËNË !

Adnan Ameti - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

LUTJE ZOTIT

>> Monday, December 01, 2008

LUTJE ZOTIT



SHEJH ABDULLAH ANSARI
(1006-1088)


O Zot!
Më dhuroni
Një zemër
Falënderuese,
Një jetë
Shpenzuese,
Një veprimtari
Shpëtuese…

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Miqësia

>> Sunday, November 30, 2008

Isha te miku im për së dyti,
Doli te dera dhe më priti,
Gëzimi m'u shpreh në fytyrë,
Fillova t'i kërkoj këshillë.

Mikut tim e miku im,
I dhashë selam e ma ktheu,
U këshillova unë e ai,
Derisa shkuam në shtëpi.

M'u kthye shpresa për vazhdim,
Më nuk shkova në dëshpërim,
Fal i qofsha Zotit të Vërtetë,
Që gjithmonë punon me të drejtë!

Sa e bukur është miqësia,
Që më afron për të mirë,
Por edhe më e bukur e vërteta,
Që të nxjërr nga çdo errësirë!
Valbon RUSHITI
(Inspirim gjatë kohës kur isha te miku)


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pëshpëritja ime

>> Saturday, November 29, 2008


Në qetësi e vetmi , brengat shpaloj vehtes

Dhe të shumta jan para të vërtetës

Fshihen , shtrembërohen , ndërrojnë shum fytyra

Shkrihen , treten , humbin e mbesin pa ngjyra

Brengat , çelitë e çelikta lirinë që ma vranë

Fytyrës e shpirtit pa dallim më ranë

Në ç'do vend të dobët ku në mua gjetën

Më vranë gjith ç'ka kisha veq dy syt më mbetën

Sa për të dëshmue , sa për të qenë gjallë

Mi lan dy sy hapur me shum lot në ballë

Që lotojnë pa nda si brengat që rrjedhin

Jetës sime të gjorë pikëllimin ndjellin

Kudo errësirë edhe dritë askund

Sot unë jam i mjerë , o vdekje më mund

Të dorëzohem qetë , më merr me ngadal

Ashtu si më sheh , të mjerë e pa fjalë

Nuk ta kam jo frikën , vetëm dashurinë

Se jeta e poshtër m'humbi gjith ndjesinë

Veq Zoti më mbeti Besnik përgjithmonë

Ti ngre duart nga Ai sa nuk më është vonë

O Zot më fal mua edhe njerëzinë

Të mirë e të kqinjë se ata nuk dijnë

Pendohem tek Ti që pranon gjith'herë

Pendim të sinqertë nga qdo njeri i mjerë

Dhe nga ta si unë që i tradhëtoi jeta

Ndonëse para syvet fshihej e vërteta

Symbyllur kalonin pran saj e krenarë

Me mendje të prishur edhe shpirt të vrarë

Vdisnin dhjetëra herë duke qenë të gjallë

Kush u'a mbyste zemrën , kush a thua vallë?

Një krijesë e poshtër që qoftë e mallkuar

Përherë gjer në fundin që s'ka të mbaruar

I fal dhe ata O Zot që falë shum

Lotët që u shkonin syve porsi lum

Pranojua pendimin si di të pranosh

Me Mëshirë të pasosur të na mëshirosh

Se të humbur mbesim pa këtë mëshirë

Në dy jetërat tona me mllefin e fryrë

Që na gulçon shpirtin e keqja e mbirë

Rritet edhe bëhet e madhe , vigane

Të mjerë e ujisim porsi një fidane

Frytet për të vjelë kemi ndihmës plotë

Të gjith bijtë e djallit që bredhin në botë

Vijnë të na ndihmojnë në k'të punë pa vlerë

Pra mirë hapni syt o njerëz të mjerë!

Na fal Zot për netët me yje që ndrinin

Dhe ditët me diellin e ngrohët që vinin

Për kohën e vlerë që s'dinim ta qmonim

Kot nuk u betove , po që ne ta donim

Fjalët , udhëzimet që zbrite për ne

Që na ndrinin rrugën kudo përmbi dhe

Edhe për të parët që nuk i përcollëm

Edhe për urrejtjen në shpirtë që e mbollëm

Ti je shum më I Madh edhe më Fisniku

Na falë për besimin nga zemëra që iku

Kur djallin për mik veq një qast e kishim

Tani e dijmë mirë sa të humbur ishim

Na falë për gjithqka keq që bëmë në jetë

Edhe të pabërat që si bëmë vërtetë

Dhe punët e mira nga dora që lëshuam

Na fal Zot I Madhi , vetëm ty të duam …

Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Për ty mendoj dhe jetoj

>> Sunday, November 23, 2008


I zhytur thellë në mendime
Se çfarë është, jeta ime
Endem si zogu shtegëtarë
Vuaj e ndjehem si i vrarë

Pse ?
Nuk gjej prehjen time
Mbështetjen dhe lumturinë
Përqafimin e ngrohtësinë e tij
Te lutem, pashë Perendin!
Paqe e meshire dua tani
U tretem, kush këtë po e din
Lotët pastruan dy syt e mi
E dlirë është jeta me ty Zoti im


Krenaria e besimi
Mbeten tani si përfundim
Urrejtja e zemërimi
Nuk mbjellen në shpirtin tim

O Zot!
Më mbaj në duart tua
Deri sa shpirti të më pushoj
Më mer me vete edhe mua
Këtë dhimbje ta qetësoj

,,Eja me mua o robi im!
Të të jap kënaqesi e shpetim
Jeto tani ne trupin tim
Mendo ne falje dhe pendim”!

Jehona Perquku


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Një ditë xhumaje ndryshova


Nuk dija se do mahnitem
Edhe pse pak e njihja
Rrugës i habitur vëzhgoja
Nga gëzimi në qiell rrugëtoja

Rëndë u pendova
Pse më parë nuk e njoha
Fyti mu ngushtua
Atë ditë xhumaje zbulova

Shumë u ndryshova
Ditën kur e takova
I lagur në sokak prisja
I shuar në shi vdisja

Habitem në caktimin e Caktuesist
Rahmanit, Alimit, Kerimit
Zemrës dicka i dhuroi, atë për mua e zgjodhi
Dhe lehtë më shëroi

Ja Allah...
Është gjethi i vetëm në degën time
Shërim i vetëm i dhimbjes sime
Era e vetme e rozës sime
Ashk i fundit i jetës sime

Metin Hoxha


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP