KTHEJ KOKËN

>> Wednesday, December 31, 2008


Xheladin HAMZA


Kthej kokën dhe me sytë të lagur me lotë
Dëshiroj t'i puthi ditët që zhduken
Si në mjegullën e dendur në errësirë pa kthim

Rruga e miliona udhëtarëve në kolonë
Presin rrugëtimin e tyre njëkahshe përgjithmonë
Dhe vitin i cili kokulur në qetësi me ta udhtonë

Dëshiroj syhapur ëndrrat e mia t'i shikoj
Si zhduken në thellësin e errësirës së malit
Mbi sajat e drurit të cilat si dhuratë i merr

Një kaptinë e jetës në thes të mbyllur shkon
Me pulsin e shpejtuar si të maratonit
Që rrathin e fundit të jetës vrapon...

30. 12. 2005.

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP