Musliman jemi, por qysh jemi!

>> Friday, December 26, 2008


Musliman thua dhe them jam,

E kur pyetesh e pyetem për Islam,

Nuk di çka thua e çka them.

E dimë se një Zot ekziston,

Por më tutje nuk mund të dijë.

Kur njeriu nuk di për rrënjët e veta,

Nuk mund të flitet për më lartë.

Kur fillona biseda tutje të nxitet,

Menjëherë ndërhyn ndonjë “trim”,

Sa për islam as mos më pyet as s’të pyes,

Nuk ia vlen të ndryshohet kuvendi.

Kështu t’vjetrit e të rinjtë mendojnë e thonë,

Shpresojnë se me një fjalë goje se do shpëtojnë,

Jo vallah, s’ka shpëtim pa pendim.

Kohës bëja pra një organizim,

24 orë i ke në disponim,

Të mjaftojnë në jetë të përparosh.

Urdhrat e Allahut denjësisht t’i praktikosh,

I gatshëm që në parajsë të shkosh,

Të dashurit e Profetët e Zotit aty t’i takosh,

Nurin e Allahut atje ta shikosh.


Arlinda TOPOJANI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP