Më stolis më zbukuro

>> Sunday, December 21, 2008


Barish Manco

Më stolis mua më zbukuro mua në krah merëm i dashur
Vetëm teje syri askënd tjetër nuk sheh i dashur
Zemra si të them nga ty dicka lyp i dashur

Më stolis mua më zbukuro mua në krah merëm i dashur

Për ty shpoj male rrugë hapi e dashur
Për ty detrat i thaj e dashur
Kupën e qiellit për ty në toke rrëzoj e dashur
Xhani don, flijim xhani për ty bën e dashur

Malet gurët zogjtë tuajat le të jene i dashur
Detërat qiejt në vend le të rinë i dashur
Zemra si të them nga ty dicka lyp i dashur
Më stolis mua më zbukuro mua në krah merem i dashur

Kurorë nga yjet flokëve të të bëje e dashur
Me një frymë diellin ta shuaj e dashur
Si kashtë në ty unë të digjem e dashur
Xhani don, flijim xhani per ty bën e dashur

Lëri yjet detrat në vend bukur le të rinë i dashur
Vetëm floket me duart mi lemo i dashur
Zemra sikur nga ty dicka lyp i dashur
Më stolis mua më zbukuro mua në krah merëm i dashur

Tufan bëhem në belin tënd të ndrydhem e dashur
Barishte bëhem në kemben tënde të shtrihem e dashur
Syrme bëhem syve t'u të lyhem e dashur
Xhani don, flijim xhani për ty bën e dashur

Pershtati nga tuqishtja: Metin Hoxha

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP