Durimi

>> Friday, December 05, 2008


U largova nga gjërat irituese e të ndyta
Në bindje dhe knaqësin e caktuar u zhyta

Ruajta pastërtin e fjalës dhe nderit
Nga lajthitja e djallit
për n’humnerë drejtë ferrit

Turpi dhe frika
Dhe pasja parasysh
Vëzhgimin e Atij
Që vigjilon mbi gjithësinë

Zemëmirë e bujar
Me madhështi shpirtërore
Ndaj të dobtit e t’pamundurit
Tërë jetën prore

Dritaren e shpirtit dhe të zemrës
E vura nën kontroll
Djalli I mallkuar
Z’do mund ta nënshtroj

Modest dhe I matur
Në lehtësi e vështirësi
Nprani të krijesave edhe në vetmi
ndaj Krijuesit të gjithësisë
I sinqertë gjithnji

Durim dhe vetëmohim
Përballë sprovës së moralit
Dhe luksit të dunjasë
për shpëtim prej zjarrit.

Adnan Ameti-Kumanovë

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP