Pendimi

>> Sunday, December 07, 2008


Kur të veçohesh me kohën,
Mos thuaj mbeta vet!
Por thuaj mua më mbikëqyr
Allahu – Zoti i vërtetë.
A po sheh se ditët
Sa shpejt po kalojnë,
Dhe e nesërmja është afër
Për atë që kupton…!
Për Zotin,
Jeta me shpejtësi po kalon,
Derisa mëkati,
Mëkatin po e pason.
Ah sikur Allahu të na falë,
Për atë që kaluam,
Dhe të na pranojë,
Të kthehemi te Ai,
Të penduar.

Zeqavete RAMADANI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP