Varrimi im

>> Friday, December 05, 2008


I ndëgjoj të qajturit e nënës
Dënesjen e motrës
Fjalët që I flisnin burrat
Përgojimet që I bënin gratë

Unë e shtrirë në tokë
E mbuluar me qefin të bardhë
E prisja momentin
T`më dërgonin në varr

Trupin m`a pastruan
Nga shtëpia më larguan
Me dërrasa më mbuluan
Në varr më dërguan

Në kufomë më dënonin
Gratë për mua shumë vajtonin
Dua t`ja lë një porosi xhematit
Që gratë për mua vajin t`a ndalin

Filluan gropën t`a hapnin
Sopatat filluan të kërcasin
Të gjithë burrat u qetësuan
Kur prijësi filloi t`këndoj për mua

Ah!sa i errët qenka varri
Kur në të më lëshuan
Filluan brinjë t`më ngushtohen
Filloi trupi t`më shkallmohej

Një zhurmë fillova t`a ndëgjoj
Ishin këpucët e njerëzve
Që nga varrezat largoheshin,u trondita
shoqeri vetëm varrezat i kisha

ashtu duke menduar
dy engjuj m`u afruan
në trup më shtrënguan
dhe pyetje më bënin .


Sejhane MEHMETI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP