Fuqia e buzëqeshjes

>> Tuesday, July 06, 2010



Argjend Xhelili

Di të shkruaj shum e të them pak
Mundohem me brishtësinë e fjalëve të mia
Ta shpreh fuqinë e buzëqeshjes tënde

E gjithë ajo që bluhet në kokën time
Peshon më pak se një grimë e asaj që zihej në zemrën tënde
Po vërtitem botës për të marrë një grimë
Nga nektari që ti more qiejve
Nëse gjurmët tua era I fshin shkretirave
Koha nuk mund ti fshij ato gjurmë zemrave
Mesazhi yt futet në q’do zemër të hapur
E u troket të gjitha zemërave të mbyllura
Qielli po mbanë retë që ne si mbajmë dot
Ndërsa ne kemi marrë mbi supe emanetin
Që se mban toka as qielli
Barrë e rëndë mbi supe të brishta
Vetëm nektarë I Bujarit na ushqen zemërat
Derisa të na shuhen emrat…

0 Komentet:

Post a Comment

There was an error in this gadget
There was an error in this gadget

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP