Poezi

>> Sunday, November 29, 2009

Sejhane Mehmeti

Do të jem
Largë
Valigje Camërie
Lahutë, plisë
Lëkurë malli
Mëngjese gjaku
Nostalgji bajame
Epokë e madhe
Vetmi shkrimore


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Me fat Bajrami

>> Friday, November 27, 2009


Kerim Gashi

Fillon me lindje dielli
Urohet me buzeqeshje
Qe ngjyroset nga kaltersia e nje qielli
Dhe na vijnë bekimet e Zotit, ne formë reshje

Uroni o ju krijesa te Zotit
Me sinqeritetin dhe formen e Lotit
Buzeqeshni dhe gezohuni
Drejtë nje qellimi te bukur te gjithe bashkohuni

Krenohuni me Zotin tuaj Bujar
Qe na bekoi me Islamin dhe na bëri Krenar
Me buzeqeshje dhe hare, ta gezojmë kete festë
Qe edhe dielli per te buzeqeshur, fillon i largon retë.

Eshte kjo ndjenjë qe ka madhesin e nje Vigani
Qe juve te dashur Musliman, ju urojë kete festë Bajrami.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mall për palestinën

>> Thursday, November 26, 2009

Valon Iseni

T’i përkujtojmë ato çaste dhimbjesh e vuajtjesh
Që u kaluan në ato momente plot frikësim
Ato lot që u rrjedhën e që s’mund t’i përshkruajmë
Në atë vend të bekuar, në Palestimë

Tani të bindemi që nuk qenka lehtë pët të luftuar
Derisa zemrat tona të arrijnë ndjenjat e duhura
Të mos mbesin si kanë qenë të zemëruar
Të thërrasim vëllanë, të shkojmë për të luftuar

Që atëherë kur ngjau, nostalgjia s’më ka mbaruar
Më ka mbetur brengë si nuk i kam ndihmuar
E pyes veten, athua ndoshta jam dënuar
Edhe për atë vend që nuk duhet shkatërruar


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Diell


E kam pritur gjatëkohë diellin
Majash të kredhura në qiej të mrrolët dhjetori
Me vetulla të thinjura reshë
E kam ruajtur fshehjen e tij të gjatë
Me sy të kuq vullkanesh

Kam kënduar këngën e hirtë të muzgut
Me tinguj të ngjirur jehonash
Të trokut të kohës mbi tokën e etërve

E sëmurë nga nanizmi
Nata, nuk e mban dot ëndrrën time
Në barkun e saj të enjtur
Nga eshtrat e triumfeve tanë të mitur

Një varrezë shenjtorësh martirë
Tempull i liturgjisë së heshtjes
E vetme, ka çelur sytë të shohë kthimin e diellit

Në luginën e përgjumjes
Lëngon i çshenjtëruar
I dehur nga avujt e lëkurës së tij
Qyteti
Ta shohë i fundit diellin


Vehap KOLA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

T’bardhën këmishë


Marramendja në frytin e orgazmës, lirinë e bani egërsinë
Shtrati tash, n’bekim kërkon varrin e frymës,
E t’bardhën këmishë me ojna gjaku t’lanë te koka,
Që dikur lidha nyje pa më pa kërkosh, netëve t’vona.

E tash, vetun në pjekuni të vonë radhiti pamjen
Hinin, tanë e shpërndava deri te toka e premtuese...

Mos harro, se në gjëmën e kryqëzimit nga bukuria,
Shumë tallje iu ba lisave të tamblit, nga shpirti i keq.
Kush nuk e preki gjoksin e rrahun për vdekje,
Pos ai që idhnueshëm ende loton tokave të liga.

Për vdekje të marrume lanë krumin e stërpikur keq,
Sepse të dashunova dhe ta përplasa udhën në fytyrë
Nga zjarrmia në dimnin e heshtun, më lanë t’amblin pikëllimin,
Në murgun e dhunën shpirtnore.

O Zot!
Ndihma e hijes në këto çaste shkundë hanën e heshtun
E di, se ajo arratisjen nuk e dashunoi ma ambël se jetën
Pavdekësinë e kërkoi në synin e kalbun prej ere
Asnjë tym trupi s’ta kërkoi qielli
E lodhun, rikthehesh natën tek unë...
Ata sy, të janë ba hi në ferrin e madh të dorës së tjetrit.


O Zot!

Ku janë fjalët e mëdha në gjinin e shkrumbuam?
Nga mallkimi s’ma shëndosh koha fytin e terun
Udhëtimin e trupave të vrazhdë e melankolik.

O Zot!
E dashunova përtej vetes,
Larg,
Larg,
Marrëzisht.

(Shkëputur nga libri me i ri i imi " Dashunia e dashunive",)


Flamur MALOKU


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

MË MIRË DUART SE ZEMRAT


Le të bien të gjitha gjethet nga drunjët

se nuk mund të duket bota më e trishtuar

se kur ranë vetullat e Jakubit nga malli për Jusufin.

Le ta ngjyrosë vjeshta jetën e kësaj bote

me të gjitha ngjyrat se ngjyrën e e fytyrës së Jusufit

në momentin e hedhjes nga vllezërit në pus,

nuk ka vjeshtë që mund ta pikturojë.

Le të lëshojnë retë e zeza shi sa të duan mbi tokë

se një pikë loti nga sytë e Jakubit në këmishën e grisur të Jusufit

është më e rëndë se të gjitha retë e ngarkuara me shi.

Le t’i zbardhojë dimri malet sa të dojë,

deri në orën e fundit të ekzistencës së universit,

se një thinjë në kokën e Jakubit është më e ftohtë

se të gjithë dimrat e jetës bashkë.

Le të lëshojë pranvera me trëndafilat e saj

çfardo arome se aromën që ndjeu Jakubi nga këmisha e Jusufit,

nuk ka pranverë që do ta sjell mbi dhe.

Le ta djegë e pjekë vera tokën me diellin përcëllues

sa të dojë se nuk mund t’ia kalojë nxehtësisë së verave të thata

të atij që ëndërronte i lirë por nuk e dinte kuptimin e ëndërrave të veta pa Jusufin e robëruar.

Le të dehen nga bukuritë e kësaj bote gratë e të gjitha pallateve

se dehja e grave nga bukuria e Jusufit të cilat prenë gishtrinjtë

në vend të frutave që mbanin në dorë, është më shumë se dehje.

Mbase më mirë që i prenë duart,

se po të jetonin më gjatë në praninë e bukurisë,

do t’i harronin edhe emrat, do t’i prisnin edhe zemrat!


Fatmir MUJA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Jetë

>> Wednesday, November 25, 2009


Sejhane Mehmeti

Errësira brigjet ledhaton
ëmbëlsira
e rërës
jetës
nga pentagrami i vetmisë
rima jete kërkon


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Për një jetë

>> Tuesday, November 24, 2009


Hevzi ZEQIRI

Një besë e dhënë
Një fjalë e shkruar
Një lot nga zemra
Kodra u bë përrua

Ka shumë kohë që mbetën të kujtohen
Mbetën vetëm si një përrallë fëmijësh
Ka shumë gjëra që kemi dashur të bëjmë
Por si duket jeta s’na mjaftoi


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

HIMNI I SERAFIMIT

>> Sunday, November 22, 2009

Gjithë kuazaret të rrehtuar
Vrimat e zeza të shkapërderdhura
Tymni i thurur me fije të ylberta
Elektromagnetike
Kallëpe akujsh më cingërrojnë
Kupat plot me pije t’smagradta
Lumenjë që bartin shpirtërat të molisur
Tek u shkruaj kohën në gjethin e jetës vulos
Puthjet e të dashuruarëve që
Ballin vizatojnë medalione
Engjëjtë tufa tufa t’i dallojnë
Prej atyre që lidhin nyje
Në ujë fryejnë urrejtjen
Lumin për ta kontaminuar
Me urrejtje radioaktive
Jeta dhe vdekja nuk janë vullneti yt
Kjo është këngë e të pjekurve
Të cilët biejnë në dorën time si petale
Të trendafilit të bardhë

Fahredin SHEHU


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dashuria


Njëherë më bën zjarr
Me fjalët e tua të ëmbla
Më sjellë tërë botën
Para syve të mi.

Më bën të ndihem me
E lumtura në botë
Kur më shikon me
Ata sy të ëmbël.

Shkrihem si qiri
Pro nuk zgjat shumë
Vetëm një ditë

Pastaj me një fjalë
Rrenon gjithë botën
Mbi kokën time

Por prapë
Me buzëqeshje të zjarrët
Dhe me fjalë të ëmbël
Më kthen në jetë.

Zeqavete RAMADANI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Jeta dhe valët

>> Friday, November 20, 2009

Faredin SHEHU

Kur fillon jeta
Lindin valët
Kur vazhdon jeta
Trazohen valët
Kur mbaron jeta
Fundosen valët

Jeta është si valët e detit të trazuar
Mbi brigjet e portit të bekuar


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Sindroma e përjetësisië!


Erduan Kllobucishta

Rasti vjen,
Ankthi e zbulon,
Cdo mendim dridhet,
E ben ti sillet mendja rrotull,
Dhe gjendja eshte sikurse zemerimi te kishte fituar,
Kete gje e thoshte Kierkiggardi i vetmuar.

Dhe ti shpirt qe kerkon lirine,
Shkelmon lirine e pafajshmerine,
Jeton me driten e intuites ,
Brenda ankthit qe pi gjakun e pendimit.

I plandosur sa hap e mbyll syte,
I semuri kerkon realitetin pertej mureve te cmendise ,
Nje realitet qe kerkon urtiesine,
Apo nje urtesi qe kerkon sundromen e perjetesise?!

Njerez te heshtur gjithandej
Me portret buze-gaz nje filozof i trilluar
Ne kete bote ku filozofet pine ujin e helmatisur
Ne mesin e valltareve sufi qendrojne si hipnotike
Kerkojne nuancat e gjithesise
Brenda nje te kaluare te kalbezuar

C’marezi, depression, paranoje,
Njerez hapni dritaret le te hyj ajri i paster.
Mjaft me me heshtjen e shtypur,
N’mes trupit qe ngrohtesia bucet.
Kapi yjet me duarte si te nje varfenjaku
Ndrysho gjithcka…
“Sepse gjithcka eshte e ndryshueshme
Pervec ligjit te ndryshueshmerise” (Herakliti)


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Një jetë plotë jetë

>> Thursday, November 19, 2009


Gentian Jetishi

Një jetë plotë jetë
Një jetë pak jetë
E shkurt a po e gjatë
Prapë mbetet jetë
Prapë mbetet jetë.

O ti që jeton
Jeton bashkë me ne
Merr frymë në horizont
A e din përse
Përse ekziston
Dhe emrin që e mbartë
A e meriton
A e meriton
Njeri - human .

Sa ditë pa bukë
Dhe pa kulm mbi kokë
Dikur kisha shumë
E sot asnjë shok
E sot asnjë shok.

Prandaj shpesh herë pyes
Edhe shumë kërkojë
Ku mbet shpirti im a thua ku shkoj
A thua ku shkoj ?

Ku je
Shpirti human i popullit tim
I vendit tim
I shpirtit tim
Ku je
Ku je miku i mirë
Në këtë ditë të vështirë
Ku je
Të kërkojë dhe nuk të gjejë
Sot ku je ?

Me zërin e stomakut
bie në gjumë
Me dëshirë të vetëm
të flejë më shumë
Se kur zgjohem,
asgjë mirë s më pretë
Se gjithë miqtë e mirë
Janë humbur janë tretë
Janë humbur janë tretë .

Ku je
Shpirti human i popullit tim
I vendit tim
I shpirtit tim
Ku je
Ku je miku i mirë
Në këtë ditë të vështirë
Ku je
Të kërkojë dhe nuk të gjejë
Sot ku je ?


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

ÇANTA E UDHËTIMIT


Hasan BAFTIJARI

Oj çantë
A nuk u lodhe nga udhëtimi
A s'të ka ardhur koha për t'u kthyer
Të kam mbajtur mbi supet e mia një kohë të gjatë
Dhe kurrizi më është kërrusur
... U lodha ...
Udhëtim akoma udhëtim...
Drejt një bote të panjohur
U bëre jastëku im
Ajo me të cilën ndaja jetën time
Shoqëruesja e udhëtimit tim të gjatë.
... Ah moj çantë ...
Ti që mbajte dhembjet dhe rënkimin tim
Ruajte të fshehtat e mia...
E çmendur je ti!
Je e dashuruar pas udhëtimit!?
Ti nuk ke as vend as vatan
Kurse unë
Kam humbur vatanin dhe ëndrrat e mia ...
Nuk kam strehë që më mbulon
As vatan që më strehon.
Sillem vërdallë rrugëve
Dhe jam këtu
Duke ecur e ecur
I humbur mes rrugicash
Kaloj male e lumenj
Këmbët nuk më mbajnë më...
Nuk di a kam vend në këtë libër
Asgjë nuk më kujtohet
Përveç lotët e nënës në çastin e ndarjes
Ti oj çanta ime
Të lutem, më thuaj
Kush e shkroi që ne të dy të jemi shokë rruge
Të përgjërohem me atë që të bëri ty
Shoqëruesën time të përjetshme.
Të lutem...
A nuk ka ardhur koha që të të lë në një cep
Që t'i tregoj rrëfimin shoqes time të jetës
Në takimin që kam ëndrruar prej kohësh
E di që je xheloze për këtë
Ngase ti kërkon të qëndroj me ty
Të shetisim çdo vend të kësaj bote
Sikur SINDIBADI
Të bëhem rob i yti.
Mos u frikëso moj çantë
Se akoma më merr e më dërgon aty ku dëshriron ti
Por, do të më humbasësh një ditë...
E do të merr malli për mua
Ti do të plakesh
Do të jesh e arrnuar
Por mos u mërzit
Nuk ka mërzi më te madhe
Se të humbasësh vatanin
Dhe të mos mund të kthehesh atje
Lerma mua mërzinë...
Ajo është shoqja ime e jetës
Është bashkëudhëtarja ime
Herë e mundi e herë më mundë
Kam frik të vdesë dhe të lë vetëm
Kush do të mbajë pas meje?
Kush do të kujdeset për ty, oj çanta ime?
Tek ti shikoj atdheun tim
Shokët, familjen
Fëmijërinë time, ditarin tim
Rënkimet e thellësisë së shpirtit
Nga pesha e kohës së pluhurosur
E mbushur me helmin e verdhë që rritet e rritet
Tallet me ne, na rethon
E pasta na hedhë nëpër rrugë
Të errëta e qorrsokaqe.
Oj çantë ...
A nuk ka ardhur koha të kuptosh
Se ai që humb vatanin është
I pa vend në këtë botë të çmendur.
Pa vend, pa identitet
Është thjesht një numër në pasaportë.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Braktisja e prindit!!!

>> Monday, November 16, 2009

Arta ALIJA

Vlera e prindit është shumë e madhe
Kujtoje veten kur ishe fëmijë
se si të gëzonin ty prindërit gjithnjë,
çdo ditë të ledhatonin
të përqafonin dhe ngrohtësi të ofronin.
Kujtoje nënën se si të ushqente,
me plot dashuri në përqafim të merrte.
Kur ti ishe i sëmurë nuk haje e nuk pije!
Ajo qante afër teje si një fëmijë,
lotët e saj rrjedhnin e gjumë në sy tërë natën nuk kishte.
Afër ty të rrinte, duke lutur Zotin që sa më shpejt të shërohesh.
Kujtoje babain se si me mund të rriti
Duke punuar pa pushuar që ty kushtet për t’i plotësuar!
Që të mos jesh nga shokët i dalluar.
Të rriten e të shkolluan, të deshën dhe prapë të duan.
Deri sa ata punonin ti i deshe!
kur pleqëria u erdh dhe kishin nevojë shumë për ty
për përkrahjen dhe dashurinë tënde
përse i braktise?
përse i le?...
dhe shpinën ua ktheve!
Si nuk ndjeve dhimbje për ta?
i le dy pleq të vetmuar në shtëpi...
Të vetmin djalë të kishin ty.
Gjithë jetën u munduan
që të gjitha dëshirat ty për të plotësuar
Çdo ditë prisnin me mall që ti në derë të trokisje
por sa vite kaluan me këtë shpresë,
pleqtë e shkretë?
Nëna luste Zotin çdo ditë.
Që ti të kthehesh.
Që t’i njoh nipat e mbesat!
Që janë rrit e kurrë s’i pa, as zërin kurrë s’ua dëgjoi!
Me vuajtje pleqërinë kaluan.
Kur baba të vdiq!
Përse nuk erdhe?
Të tjerët në varr e lëshuan dhe ti aty nuk ishe!
Nëna me zemër të thyer, me veten fliste,
ku je, o bir i nënës që në këtë ditë nuk erdhe?
Vuajtjet nënës më shumë iu shtuan,
kur në shtëpi mbeti e vetmuar...
Por një shpresë e mbante të gjallë,
se ndoshta një ditë do ta shoh djalin e saj!
Zotit i lutet çdo natë dhe ditë
që së paku dhe një here të të sheh
Duke u lutur sytë iu mbyllën,
vdekja e mori pa të pa
me zemër të thyer vdiqën të dy
dera e shtëpisë u mbyll
e ti duke jetuar në perëndim!!!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

ME SHPIRT TË QETË

Xheladin HAMZA
Më le të të shikoj
Me sy të tjerë
Se të mi u verbuan
Qerpikët mu mbyllën
Përjetësisht....


Mbi gjoksin tënd
Nën tingujt e rrahjeve
Të zemrës sate
Që i ngjajnë gurgullimës
Të lumit në ikje...

Me shpirt të qetë
Bash aty
Mbi gjoksin tënd
Dua të vdes!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Liri në hapësirë

>> Sunday, November 15, 2009



Udhë pas udhe në shpirtin hapsinor
Në qendër të vetëdijes së mirëfilltë
Në mesin e kënaqësisë shpirtërore

Në fazën e pjekurisë së burrit burrë
Në shijen e jetës së ëmbël si hurme
Qëndron njeriu që mund të jet zemërgurë

Në mes tij dhe tjetrit është dashuria
Më buzën e fjalës së bukur ëmbëlsirë
Rrezaton fjala që jo vetëm thuhet, LIRI!

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Vdekja

>> Friday, November 13, 2009


Qenka errësirë, asgjë nuk po shoh!

Po dëgjoj vetëm zëra...

Por nuk po i njoh...

Prek trupin,

Qenka ftohur si hekur,

Më në fund e kuptova

Se paskam vdekur!

Përreth meje ka shumë njerëz shoqërojnë,

Dhe ndiejnë dhimbje,

Se në moshë të re kam vdekur.

Dhe fjalë të mira më thonë,

Por unë e di se ata s'më kanë dashur kurrë,

Por pse sot po aktrojnë?

Oj jetë që me vuajtje më mbushe,

Ku jeni o prindërit e mi të dashur,

Që çdoherë më ngushëllonit...

Pse sot nuk më dëgjoni?

Unë ju flas, ju vetëm heshtni!

Oj jeta ime që më mashtrove,

Me këto valë të kota,

Ku isha unë atëherë çfarë,

Më mashtroi që mos t'i nënshtrohem Allahut!

Ku jeni oj shoqet e mia që vazhdimisht më shoqëronit...

Oh sa ndjenjë e hidhur...

Shumë valë të jetës kalova,

Se ka gropa të thella unë,

Asnjëherë s'e mendova...

Sa çudi...nuk më ndihmojnë,

Sa shumë më premtonin,

Por sot as nuk më shikojnë...

Dëgjoj një zë të ëmbël,

Që më ngushëlloi,

Qenka ezani që trupin ma rrëqeth,

Por kësaj radhe nuk më fton në namaz,

Por xhematin të ma falin mua namazin!

Çdo gjë përfundoi me mua,

Por kam një lutje o xhemat,

Më dëgjoni...

Në varr kur të më lëshoni,

Lërmani një vrimë

Ta shoh dritën e kësaj bote,

Që vrapova shumë pas bukurive të saj...

Vrapova pas çdo gjëje

E tash... e tash...

Çka fitova???


Xhejlan ALI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Jeta

>> Thursday, November 12, 2009


E bukur është jeta,

Kur ti si mumine jeton!

E bukur është jeta,

Kur balli yt në sexhde qëndron!

E bukur është jeta,

Kur ti respekton!

E bukur është jeta,

Kur davetin praktikon!

E bukur është jeta, oj motër,

Kur mbulesën e vëndon!

E bukur ështe jeta,

Kur ditët e nxehta i agjëron!

E bukur ështe jeta,

Kur lëmoshë dhuron!

E bukur ështe jeta,

Kur jetimin ledhaton!

E bukur është jeta,

Kur Kur'anin lexon!

E bukur është jeta,

Kur goja me dhikër të pushon!

E bukur është jeta,

Kur Qaben paramendon!

E bukur është jeta,

Kur bashkëshortin respekton!

E bukur është jeta,

Kur shehid i Allahut shkon!


Xhejlan ALI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kërkova



Nga shpirti i dashurisë,
Në zemrën e rinisë.
Nga zjarri i djalërisë,
Drejt vargut të poezisë.
Nga dera në derë,
Nga ferra në ferrë,
Nga kopshti në kopsht,
Nga lulja ne lule,
Ndjeva aromën tënde;
Kur në shpirtin e pastër më përkunde!

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kur’ani

>> Tuesday, November 10, 2009


Lexohet e mësohet me dashuri
Me besim e mallënjgjim të madh
Në zemër shkruhet mirësi

Të dridhë mendjen nga fjala hyjnore
Të lag fytin me lëgun e gjuhës së bukur
Të qetëson shpirtin e ngritur peshë

Të mëson dashurinë ndaj mikur
Ta trajnon dhe ta zbutë gjuhën
Për të ftuar në bësim e shpëtim

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ndërgjegjja

>> Monday, November 09, 2009



Shtrëngate pas shtrëngte në frymën e njerëzisë
Për të cilën të gjithë mundohen
Ta largojnë nga vetja e tyre

Vetëm me këtë mund të arrihet maja e kënaqësisë
Me njerëzinë e bazuar në te drejtën e saj
Nga I Gjithdijshmi dhe ligji i Tij

Në hapsirën e pafund plot me universe
Ka çdo gjë që aty e ka vendin
Por asnjëherë rrugën nuk ia zënë njeri tjetrit

Shiko në tokë, ka bimë syri sa ta don
Me ngjyrat e tyre që nga bukuria të verbojnë
Por dardha mollë e as molla dardhë nuk bën

Çdo kush e çdo gjë bën punën e vet
Me kënaqësi don kulmin e punës ta bëjë
Ah sikur njeriu të ishte pak me i ndërgjegjshëm

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Poezi, moj poezi

>> Sunday, November 08, 2009



Ah poezi moj poezi ku të lash stë gjeta ty,
Atje u mplaka që në rini kur stë gjeta ty poezi,
Atje ku deti valë ndriconte,
Atje ku djelli në mëngjes perëndonte,
Atje ku askush ty stë njeh,
Atje ku të gjithë po të kërkojmë strehë.

Poezi moj poezi.
A thua do më kërkosh?
A thua kur do më takosh?
A thua do kapësh lapsin të më shkrush,
Për kujtim një letër tma ruash.

Poezi moj poezi...
Kush të kërkoj e tha stë gjeti,
Le të thojë mjer unë i shkreti,
Le të mallkoj vetën se stë pa ty,

Poezi moj poezi,
Me nam po të presim të shohim ty,
Me mall do të përshëndesim kur do na lësh ti,
Poezi moj poezi...

Ilir SALII


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Brenda!

>> Thursday, November 05, 2009



Në shpirtin e dëlirë
Të dashurisë së sinqertë
Do të vijë njeiu i shumë pritur
Bukurina e së cilës nuk është hasur askund
Shpirt njeriu
Në linjën e mirëllogaritur të njerëzisë

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Si ajo...

>> Tuesday, November 03, 2009



Kur rreze drite mbulojnë gjithësinë’
Dhe yjet duket sikur nuk janë më;
Ti mendon se befas trajta jote po del në tjetër,
Me ngulm, si përpjetës, ngjet shtigjeve të ardhmërisë

Ëndrrës së shkruar me vegime e mbresa,
Ndërsa pret të vijë, të shfaqet;
Një ndjenjë që vjen e ikën prapë, po, është,
Që me shpresa më tepër, se me to kënaqet.

Me një zell të gjallë, si bubullimë, që godet e s’ndalet dot,
E në terr të vdekur, kur sytë ngjiten murit, se nuk vlejnë më;
Si pejsazhe, të enjtur, dragojtë rrinë dhe vështrojnë,
Se me zemër, më shumë se me zjarr, pikturat po verbojnë.

Fitim ILAZI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Vila e zemërimit

>> Monday, November 02, 2009


O vilë e largët në male



E rrethuar me bukuritë më të mira të natyrës


Me lulet erë mira e me pemë të ëmbëla


Me hartën e bukur të kodrave të larta






Banuesi yt të ndërtoi për të vizituar ty


U bëre nikoqir i tij i përhershëm në këtë botë të rreme


Që, në fillim mendonte se në ty do të pushonte


Por nuk gjeti gjë pos zemërimit të llahtarshëm






Ti e shoqërove me vetminë e rëndë


E mësove me vetminë dhe me largësinë nga njerëzit


Ia shtove zemërimin e nivelit super modern


Ia largove dashurinë e vashës me sy të rrëshqitshëm po si të horizontit oqeanik






O vilë e bukur e shoqëruar me bukuri të qeta


Ti aspak mos u zemëro dhe mos ia ngarko fajin vetes


Sepse i zoti yt tashmë e kuptoi se e kishte gabim


Të largohet prej njerëzve e të jetojë i vetwm në ty






Qoftë për të pushuar apo për t’u përgatitur


Në shpirtin e tij të thellë


E kishte gabim që nga fillimi


Gabim, gabim do t’a ketë deri në fund


Që të izolohet nga bota e bukur


E në qetësi të veten do të futet deri në fyt në llum






Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Bukuri me shami

>> Sunday, November 01, 2009




Me besim e dashuri.
Mbulesën e mban në kokë.
Nuk dëgjon të tjrët çfarë thonë;
Veç me sulme ata jetojnë!
Ti je drita e bukurisë;
Ti je shpirti i dashurisë;
Je e madhe po sa bota!
Vetëm me shaminë tënde,
Zemra yte e madhe është;
Për të tjerat ke shumë dert,
I thërret në mbulesë,
Syri i mashkullit të mos i prek!
Bukuri si sy pranvere,
Mes shamisë syri të shkëlqen;
Je si buka për të vobektin,
Grua më e bukur për burrin e vërtetë!

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...
There was an error in this gadget
There was an error in this gadget

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP