Nëna

>> Sunday, June 27, 2010

Arta IBRANI

Për NJERIUN që pa më të mirën në mua;
Për NJERIUN që ishte mur kur më vinte të përplasem në të;
Për NJERIUN që më mësoi si të fali e të mos dorëzohem kur kam frikë;
Për ATË që rrinte pa gjum kur unë ëndërroja;

Për NJERIUN që e mbante barkun të zbrazët, mua të më ushqente;
Për TY që më mësove se si kalohen pengesat
Që më shtyre drejt asaj që i thonë:
“Bagazhi më i mirë i jetës”

Për NJERIUN që mi fshinte lotët kur isha afër saj që shkonte përgjithmonë;
Për TY që pate besim në mua, e më bere të jetoj;
Për TY që ishe burim i shpresës kur unë e humbja;
Për TY që dashuria ishte pasuria më e madhe që kishe e mua më jepje pa kompenzim;
Për ATË që prekja e saj i qentësonte shpirtrat;
Për TY Nënë se vet Zoti tha që jeni të shenjta.

E si ka mundesi që mos të të ndjej edhe unë diç të tillë,
kur në TY mblodhi më të mirën e njerzimit.

Të veçoi me durim, shpresë, dituri e plot dashuri;
Në dorën tënde la shpresa të reja.... Njerëzimin e botës.

Në dorën tënde la rritjen e një krijese e beri që ti NËNË të kujdesesh për të.

E si të mos jetë dorë e shenjtë
Dora që ushqen,
Dora që përgëdhel,
Dora që tundi djepin .....Nënë!?

Për Ty Nënë që jam e vetëdijshme që kurrë e përjetë
nuk mund të bëj atë që ti bëre për mua.

Do të na bie në qafë ato kohëra kur të kemi fëmij në duar.

Për Ty Nënë që nuk po gjej fjalë ta pershkruj dashurin ndaj teje;
Për Ty Nënë; atë Zoti e di.

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP