Nëse…

>> Thursday, June 03, 2010

Besnik JAHA

Nëse…
Nëse me ty të mos isha
Vallë ç’do të mendoje?
Nëse asgjë të mos kisha
Me mua do të jetoje?

Nëse të mos isha i pasur
Do të ishe me mua?
Nëse sytë të më kishin plasur
Do të më thoshe të dua?
Nëse do t’jetoja larg, diku
Do t’vije tek unë?
Nëse do të isha ashtu
Ç’do të bëje, ç’punë?
Nëse do t’mbetesha i përçmuar
Edhe ti do t’më përçmoje?
Nëse do të isha i harruar
Ti a do t’më harroje?
Nëse do të humbesha
Ti a do t’më kërkoje?
Nëse do t’isha askushi
Ti ku do të rrishe vallë?
Nëse, thjesht si kurrkushi
Do t’kishe për mua mallë?
Nëse do të isha i vdekur
Varrin do t’ma vizitoje?
Nëse i gjallë, i mekur
Çdo të mendoje?
Nëse do t’mishkoje n’sy
Ç’do të mendoje vallë
Nëse ti me mua – unë me ty
Rast i rrallë.?!
Nëse…

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP