Mos tradhtoni
>> Sunday, June 06, 2010
Besnik JAHA
Një fjalë në qoftëse thua
Qëndroji prapa dhe mbaje
Qoftë dikujt tjetër a mua
Po s’e mbajte, më mirë shaje
Nëse i premton ndokujt
Një shërbim qoftë a një fjalë
Mos thuaj, borxh s’i kam kujt
Po po, ke borxh premtimin, o djalë
Po që se të kanë premtuar
Çfardo qoftë, s’ka rëndësi
E pas premtimit s’i kanë qëndruar
Kjo, po , është jobesnikëri
Në jetën tonë bashkëkohore
Sot për sot fjala nuk mbahet
S’shprehet asnjë diatëze, pos mohore
Vallë, miku ndryshe si shahet
Prandaj, o njerëz, zgjohuni
E mos tradhtoni me dëshirë
Të tradhtuar kur ishit kujtohuni
Vërtetë s’ju erdhi aspak mirë
Fjalën mbajeni, më dëgjoni
Se askush për ju s’e tha
Premtimin e dhënë zbatojeni
Për ju fjalë askush nuk dha
Kështu që kujdes kini
E mos vazhdoni me tradhti
Më mirë të qetë të jeni
S’janë të mira këto veti
0 Komentet:
Post a Comment