Kërkesë për miratim drejtësie

>> Thursday, June 17, 2010

Besnik JAHA

O ti mall i lumturuar që më dogje porsi flakë
Në mendime i hutuar shikoj njerëzit tash në dallgë
Në mendime po kërkoj një pishtar për udhëtim
Tash e disa vjet kërkova e ende jam në kërkim


Dhe ti loti i syrit tim që pikon i shoqëruar
Nëpër faqe më kalon e më bën të shqetësuar
Në mendime po më sillet ende fjalë e pazbatuar
Tash i bindur do ta them, po kam për ta shqiptuar

Atë fjalë që s’u dëgjua nga unë, tash do ta shqiptoj
Kush nga ju është me mua, tash le të më pasojë
Erdhi koha të dëgjohet fjalë e madhe ëndërrimtare
Tash këtu do ta shqiptojë gojë e ëmbël kosovare

Se po për këtë fjalë vjershë poeti nuk shënoi
Si dhe për këtë fjalë gjithë i drejti e pësoi
Erdhi koha që ta themi fjalën me shumë rëndësi
Kush s’e tha le ta thotë këtë fjalë plot mirësi

Është kjo fjalë që dëshiroj dhe aq shumë e dëshirova
Për këtë fjalë po luftoj sikurse më parë kërkova
Drejtësi, drejtësi, fjalë këtu pa zbatim
Tash e pas për këtë shprehje, unë kërkoj miratim

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP