Fjalët e tij
>> Monday, June 07, 2010
Hevzi ZEQIRI
U nisa detit me valë,
Për Zotin tim.
U nisa rrugës pa kthim,
Në vendin tim t’arrij.
Atje ku bien vëllezërit e mi;
Atje ku për çdo ditë,
Vajton i shkreti fëmi.
... ... ...
Prisja dallgët e larta,
Ja, erdhi bisha-njeri.
Barot dhe flakë vetjake,
Më shkoi mbi kokë.
Thash se mbeta në valët e detit
Për jetë e mot.
... ... ...
Çfarë më gjeti mua,
Që n’vend s’arrita!
Fytyrat vocërrake të fëmijëve bujarë,
N’mendje mu vërtitën.
... ... ...
Do t’doja t’shkoja unë,
Por shkoi fatlumi, vëllau im.
Çfarë ke o vëlla që s’lëviz?
A mos vallë je pishman!?
Ah, ah sikur të isha në vendin tënd.
... ... ...
Nga pas më ecën zëri i tij...
... zëri i tij:
“Çfarë ke që e ul kokën,
I shtrenjti vëllau im!?
Në mos isha unë,
Do të ishe ti.
A nuk do të ishe i lumtur!?
Unë jam nëpër qiej,
Po më bartin engjëjt.
I lyer me gjak,
Do ta takoj Zotin tim.
Ktheje kokën vëlla,
Në shtëpinë time qiell.
Në trupin tim të përgjakur,
Këtu nis liria.
Në mos qoftë Islami,
Më i ngrohtë se dielli,
S’kanë pse i duhen piklat e gjakut tim.
0 Komentet:
Post a Comment