Rreth nesh

>> Friday, December 29, 2006

Të nderuar miq dhe vizitorë të Poezisë Islame!

Ky sajt është rezultat i mungesës së një faqeje të këtillë, është rezultat i dëshirës sonë që poezitë bashkë me poetët e poeteshat islamë të ngriten në një piedestal më të lartë. Që këtu, ne jemi të parët që në botën e internetit me këtë sajt jemi shfaqur qysh në fund të vitit 2006.

Qëllimi ynë parësor si staf është që t'i nxisim të rinjtë dhe të rejat që të shkruajnë poezi jo domosdoshmërisht me tematikë islame. Me një fjalë, jemi strehë për të gjithë ata që nuk kanë ku të shprehen; që kanë talent, por s'kanë ku ta tregojnë; që kanë sens për të thurur vargje, por që u mungon motivimi.

Megjithëkëtë, aspiratat tona nuk mbarojnë këtu. Ne i promovojmë edhe ata që veçmë kanë bagazh poezish të shkruara a të botuara. Madje, kontributi i tyre është shumë i çmueshëm për ne si staf, por edhe për të gjithë ata që duan të marrin model a thjesht që të frymëzohen.

Ne synojmë që poeti i Poezisë Islame në të ardhmen të bëhet referencë në sistemin arsimor, të jetë mostër për gjeneratat e reja, t'i shkruhet emri me shkronja të arta në historinë e letërsisë sonë dhe kështu me radhë.

Të nderuar vëllezër e motra, poetë e poetesha! Nëse keni vetëm pakëz talent për të shkruar, lirisht bashkëngjitjuni këtij karvani! Shkruaj edhe ti poezi; bëhu edhe ti pjesë e thirrjes për në rrugë të Zotit me anë të të shkruarit të vargjeve; bëhu edhe ti i pavdekshëm në botën e vargjeve, në botën e poezisë, në botën e artit, në përgjithësi!



Me konsideratë të veçantë,

Stafi i Poezisë Islame

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP