Te Pergjigjem o Zot te Pergjigjem

>> Saturday, December 30, 2006


Sa fjalë më kuptim nga besimtari,
Drejtuar Krijuesit të tij,
Le ta dije bota anembanë,
Se jam i ngritur me besim....
Këndshmëri nga fjalët,
Edhe devocion nga mendja,
Në fundësi dhe në kënaqësi,
Në xhennet bashkë me ty...
Të përgjigjem o Zot të përgjigjem,
Ti je i Vetëm s`ka dyshim,
Na fal mëkatet se gabuam,
Na streho nën hijen tënde....
Fytyra të gëzuara si margaritar të cmuar,
Buzëqeshje e përnjëhershme nga miliona haxhinjë,
Kjo rrugë e ëndërruar për cdo njeri,
Më në fund edhe në zemrën time o njeri....
Kam lindur me ezanin e parë të prindit,
U rrita nën cicërrimat e besimit,
Edukohem me shekullin si dy vëllezër,
Inshalla do të ringjallem shehid...


Hamdi Nuhiju

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP