Të fshehtat e mia

>> Friday, February 27, 2009


Do t'ia vjedh natës të fshehtat e diellit shkëlqimin
Le të rrëfejnë para botës me gjyhët e ndrydhta
Ta shohin ç'do me thanë ta humbësh durimin
Krenarinë ta shohin si se njihka trimin

Maleve u thash përmbi ju më ngrini!
Ta shoh botën sa gjatë shtrihet edhe gjerë
Më duroni njëherë këtu lart , më lini!
Të ngihem së pari për dimër e verë

Do t'ia marr kangës , e të fshehtat e natës do këndoj
Gjersa dielli të ketë nevojë për shkëlqimin e tij
Po të fshehtat e mia s'po mun t'i zbuloj
Thellë më qenkan çepurë , thellë në brendi.


Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Rinia


Albulena Bajrami


Shprehem pak për këtë Islam

i drejtohem rinisë tonë,

dalëngadalë kjo fe po na humbet

nga dora të na ik e kemi lënë.


Po na duhet Islami i forcuar

thërras për musliman të bashkuar,

thërras tek rinia e sinqertë

Islamin e bekuar që e kanë prioritet.


Po na udhëheqin sot tiranët,

fenë Islame po na luftojnë,

me ligje dhe rregulla të pandershme

duan jetën të na drejtojnë.


S’i ka hije muslimanit,

të dorëzohet kurrë në jetë,

ndihmëtar e ka Allahun

dhe udhëheqësin Muhamed (alejhi selam)


Jemi umeti i kësaj kohe

zemrat e pathyeshme t’i kemi,

luftëtar për Allah

dhe për Islam që të jemi.


Me pendë e gjuhë të veprojmë

me shpirt e jetë të luftojmë,

ta di bota që ne jemi umeti

që padrejtësitë nuk i durojmë.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mëkatet

>> Thursday, February 26, 2009


Vaji ska të ndalur ,
Mollëzat janë lagur

Loti valë i nxehtë, një pyetje më dha
Pse je i mërzitur ,o rob i All-llahut m’tha

Po kush vallë po më pyet, për mua rënkon
Unë jamë loti, nga syri që t’pikonë

Ç’të shtyri të dalish, në këtë botë të ndyrë,
Të qëndrojë brenda e kam shumë vështirë

Flakë,nxehtësi, zemra si vullkan të vlon
Kush vallë këtë, mund ta përballon

Flakë,nxehtësi ,po si është e mundur?!
Kush vallë zemrën,nga rrënjët ka shkundur

Zëri i ashpër që nuk ndalet dot
Jemi mëkatet, që dalim me lotë

Adnan Ameti


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Një shpresë

>> Tuesday, February 24, 2009


Më gjallëron një shpresë
Se kjo fjalë, kjo besë
Një ditë do t’më mahnitë
Do t’më ndriçon një dritë
Po edhe sot sikur e mbaj
Mos është vallë pasqyrë e saj?!
Njëmend është nga një burim
Është nga nuri i Zotit tim
Të më josh, të më gëzojë
Ngrohtësi e saj të më përshkojë
T’më nderojë me lumturinë
Shpagim për vështirësinë
Dhuratë për zgjuarsinë
Se notova n’këtë Dinë.
Më udhëheq një shenjë
Një motiv i denjë
Më drejton nga e mira
Më thotë ndal tek errësira.
Atje larg e shoh një cak
Po i ofrohem pak nga pak
Do t’kaloj një ditë atë mur
Do ta ngre, pra një flamur
Dh’a më pyet: kur, kur?
Kur të zhbëhen dru e gur
Ndoshta akoma dhe më parë
Një diell kam për ta parë
Në horizont sikur e shoh
Më bëhet sikur e njoh
E di, e di- do ta arrijë
Lotin e fundit do ta fshijë
Një agim do t’shkreptijë
Një gënjeshtër do t’arrijë
Përfundim të pamenduar
Dëshpërim i pikturuar
N’faqe t’qenies, në fytyrë
Ankth i madh e një mynxyrë
E ngulitur o sa thellë!
Bota e ëndrrës ta ka sjellë
O sa qartë qenka vulosur!
Shpirt i lig, i pluhurosur.
Dhe një shpresë vdes atë ditë
Kur mbarojnë llogaritë
Kur mësohen kahet tona
Kur s’jemi mijëra as miliona...
E, po vazhdojmë një rrugëtim
Është i gjatë e plot mundim
Po i vërtetë është një premtim
Se përherë do t’rrojmë n’amshim
E n’ato çastet Zoti im
I denjë le t’jetë ai rrëfim
Burrnor le t’jetë ai qëndrim
Dhe na ruaj nga një poshtërim
Dh’ai kalimi mbi Siratë
Mos të jetë rrugëtim i gjatë!

Blerim Halili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Islami na kënaq zemrën dhe shpirtin


Në një ndejë me shokët e mi
Flitnim për diçka rreth punëve që na u kishin larguar,
Që prej kur kishim shkuar mangu,
Se Islami të kënaq zemrën.
Pra, mërzia kishte arritur tek unë si një gjilpërë që shpon,
Vazhdonte ashtu dhe donte ta depërtojë
Dhe të dalë në anën përballë,
Se Islami ta kënaq zemrën.
Tanimë diçka po ndodh dhe filloi një mirësi tek unë
Sapo vinte e rezistonte,
Gjilpërën vazhdonte ta heq,
E kur e hoqi, edhe plagën e mbetur ma shëroi,
Me një ilaç që kënaqte shpirtin!
Ky ishte Islami që erdhi udhëzim nga Allahu,
Që prej kur gjilpëra më kishte shpuar!
Ai, jo vetëm që shëronte plagën, por edhe jepte kënaqësi,
Që rezultonte në nxitjen time për të adhuruar Allahun Lavdiplotë!
Prandaj, o vëlla musliman, syno kënaqësinë e Allahut,
E Allahu do të kënaq ty si në këtë botë,
Ashtu edhe në botën tjetër.
Kështu Allahu i shëron zemrat!
E pasiqë i shëron zemrat,
E pasiqë i shëron edhe i kënaq ata me dhuntitë e tij!
E si të mos e adhurojmë Allahun,
Kur Allahu të krijoi në formën më të bukur?
Pastaj të mësoi të lexojë dhe të shkruajë, të cilat japin kënaqësi!
Andaj, vëllezër muslimanë, ndihmoni!
Ndihmoni njëri-tjetrit me këshilla,
Se këshilla të bën dobi
Dhe Zoti ju shpërblen dhe ua kënaq zemrën dhe shpirtin tuaj,
Ashtu si e kënaqi zemrën dhe shpirtin tim!


Valbon RUSHITI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Vdekja

>> Sunday, February 22, 2009


Me një pritje të mëhershme,
U bëra për xhami,
Harrova diç që kishte ngjarë,
Arriti vdekja te një njeri...
Mësyem namazin me kënaqësi,
Emiri dha tekbirin fillestar,
Doja sevape pa kufi,
I përgatiru për një thesar...
A thua, vallë, ç'është kjo?
Lamtumirë me këtë botë?
E fillon një jetë të re,
Ja, o njeri, ç'ke mbjell, korr...
Habitshëm vështroja unë nga larg,
I thelluar në mendime,
Se si shkoi ky njeri,
E në Xhennet, vallë, a do të hyjë?
Largohuni që të gjithë nga haramet!
Allahu Ekber! Allahu Ekber! Të gjithë të jemi të udhëzuar!
Mundohuni ta arrini kënaqësinë e Allahut që të jeni të shpëtuar!

Valbon RUSHITI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Allah


Albulena BAJRAMI


O Allah, el Adhim,

Zemrën time e udhëzove,

Më nderove me iman,

Shpirtin tim e qetësove.


Unë kur të besoj,

Të besoj me shpirt

Të përkulet trupi im,

Zoti im për çdo ditë.


Të nënshtrohem me vullnet,

Këtë e kam për qëllim në jetë.

Të shpëtohem para Teje,

Dhe të pritem në Xhenet.


Ti je Zoti i lehtësisë,

Që lehtëson përherë,

Je Krijuesi i mirësisë,

Që dhuron pandërprerë.


Ti për mua je Es-Samed,

Je El-Vahid i vërtetë,

I përsosur je në shpirtin tim,

Err-Rrahman dhe Err-Rrahim.


Ti je hair për jetën tonë,

Ti je Zoti që na do,

Në çdo kohë i Madhëruar,

Qofsh o Allah i Lartësuar!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Varri im


Albulena BAJRAMI


Mendohem për tokën që po pret,

Çdo gjë e përpin po sikur një det,

Kush fatin sot e ka që ta mbulojë,

Errësira e saj kudo ta rrethojë.


Më bëhet jeta e akullt,

Kur dheun e saj e kujtoj,

A thua sa ditë më kanë mbetur,

Kur nga kjo botë do të shkoj?


Një gropë për trupin tim,

Do bëhet gati, o Zoti im,

Bëje varrin tim për mua të zgjeruar,

Si një kopsht xheneti, të jetë i lulëzuar.


Më prit Tokë, se nuk kam ku të shkoj,

Jetën e berzahut nën ty e pranoj,

Në thellësinë tënde do futem në tërësi,

Më prit se do bashkohem së shpejti unë me ty.


E di që nga njerëzit do harrohem,

E di që prej jush me dhe do mbulohem,

E di që vdekja nuk ka mëshirë,

Por e lus Zotin që unë të mëshirohem.


Imani është shpresa ime,

Që më ngjall jetën time,

Këtu, në varr dhe në ahiret,

Vendi im për mua qoftë veç xhenet!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

ME ALLAHUN ME U TAKU

>> Thursday, February 19, 2009


Xheladin HAMZA


Ah bylbyl, o miku im
Pse s’ma qan ti hallin tim
Pse s’ma qan ti hallin mu
Dergj e madhe m’ka kaplu

Bylbyl a ma fal ti zanin mu
Dergjen time vet me knu
Ti knoj ilahi sa ma mirë
Me m’dal shpirti leht e shlirë

Zikrin me zemër jam tuj ba
Nga kjo jet kom me u nda
Nga kjo jet kom me shku
M’thrret Allahu me u taku

19. 02. 2009.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Besimi


Besimi është lidhja
Mes mua dhe Krijuesit
Kjo s’shprehet me gojë
As me bindje të mbrendshme

Besimi përmbush zemrën
Dhe le gjurmat pas
Si dielli rrezet
E lulet aromën

Besimi mbjellë
Frikërespektin ndja Krijuesit
Me vetëdije t’plotë
Ndaj madhështis së Tijë

Veprat e mira
Që pastrojnë shpirtin,
Pastrojnë zemrën
e të mbajnë në jetë

janë gjurma t’besimit
si pema
që jep frute e freski

Adnan Ameti


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

KUR`ANI

>> Tuesday, February 17, 2009


O libër hyjnorë je flakë e besimit
Zemra ime me fjalët e tua zgjohet
Rreth kopshtit tëndë më sillet mendimi
Dhe buqete vargjesh për ty rreshtohen

Toka dhe detrat dhe gjitha planetet
Nga fshehtësitë e përhershme
në gjoks t’pëshpërisin
ku dritën e drejtësisë
mbi t’gjitha e ngrisin

Para shkëlqesisë tënde tani
Poeti gabimtar i endur rrëshqet
Dhe me buzët e tija sikur një fëmi
Pa ndalë dëshironë të puthë çdo fletë

Nga cili mjaltë fjalët e tua rrodhën
Oj shkronjë e shenjtë që për ty Zoti tha
Portë e hapur për tërë kohën
Të mbetesh prore n’këtë vasion të la.

Adnan AMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

ISLAMIT

>> Monday, February 16, 2009


Islami feja ime e shenjtë
Shpëtim i shpirtit tim gabimtarë
I lartë është mendimi yt i mprehtë
Emri yt na bënë të ndihemi fitimtarë

Para rregullave tua hyjnore
Mendimi urtë në pluhur po bie
Ligjet e tua do të jenë prore
Sheriati yt është simbol drejtësie

Urtësitë e tua nuk mund të nënçmohen
Pasurit e tua nga brendia shkëlqejnë
Ti je porti I shpëtimit njerzisë
Ti je burimi I mësimit dhe diturisë

Ti je libri i shkencës së shkëlqyer
Ti je arti i Zotit të përkryer
Me t’cilin erdhi lajmi mrekullues
Për tërë botën rrugë ndriçues

Ti mi mësove gjith punët e mira
Ti ma mësove moralin dhe dashurinë
Të jemë anëtarë i drejtë në mbarë njerëzinë

Derisa ditët ecin pa u ndalë
Dhe po më kalojnë fare pa i parë
Në pakthim më shkuan
Fshehtësitë që kaluan
Shpirtin m’ëmbëlsojnë urdhërat e tua
Dhe fjalët e shenjta që gjithnji I thua

Edhe unë mendimet
Me porosi hyjnore
Në vargjet e mia
Do ti përcjellë prore

Do ti kundërshtojë
Ata që t’poshtruan
Gjithmonë do ti mbrojë
Ata që të duan

Islami feja ime e shenjtë
Shpëtim I shpirtit tim gabimtarë
I lartë është mendimi yt mprehtë
Emri yt na bën të ndihemi fitimtarë

Adnan Ameti


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Thuaj Allahu Ekber


Thellohem ne mendime,pyetje i bej vetes
Universi si është krijuar,cili është ligji i jetës?
Ajo që lind gjithësesi do të vdes
Jeton veq Allahu që na mbush plot shpresë.


Asgjë në këtë botë nuk krijohet kot
LLomotit ai që thotë :nuk ka Zot
A thua vallë nuk sheh nuk degjonë
Humnera ,vertetë zemren i’a kaplon
U sillen argumentet por nuk i’u beson


E shikon , kjo botë aq bukur funksionon.
Kush do të ishte ne gjendje diqka te tillë të krijon .
Bindu o njeri në atë qe tu shpall ty.
E cilen te mirë nga Zoti po e mohon ti?
Rrahman –Mëshirues është emri i Tij.


Fatbardhë BOROVCI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Çfarë bote e mrekullueshme?!

>> Sunday, February 15, 2009


Shoh pemë të gjelbra,
Trëndafila të kuq, gjithashtu,
I shoh duke lulëzuar për mua dhe ty,
Dhe mendoj me vete,
Çfarë bote e mrekullueshme?!

Shoh qiej të kaltër,
Dhe mjegulla të bardha,
Ditën e shndritshme me diell,
Dhe natën e errët me yje,
Dhe mendoj me vete,
Çfarë bote e mrekullueshme?!

Ngjyrat e ylberit,
Aq tërheqëse, në qiell,
Poashtu janë në fytyrat e njerëzve,
Të cilët kalojnë...

I shoh shokët duke folur për dore,
Duke thënë: "Ç'kemi?"
Në të vërtetë, duke thënë:
"Të dua!"

Dëgjoj të qarat e foshnjeve,
I shikoj duke u rritur.
Ata do të mësojnë më shumë,
Nga ajo që ti do të dish ndonjëherë,
Dhe mendoj me vete,
Çfarë bote e mrekullueshme?!
Po, them me vete,
Çfarë bote e mrekullueshme?!


Përktheu nga anglishtja: Argjend ISENI, Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Rruga me plagë


U nisa për në një rrugë,
me një copë buk,
në dorë
nuk dija si ta emroja këtë rrugëtim.
Rruga ishte plot puse dhe
në secilin që kaloja rrëzohesha
duke rrëshqitur dhe
mirja plagë të rënda
të cilat po i ruaja si dosje pa e
ditur se Allahu i din të gjitha këto.....
duke rrëshqitur në safarin e butë
kjo rrugë më çonte drejt
e në ferrin e xhehenemit....
Po jo, jo ,jo...
Derisa të jenë gjall këta musliman
e të më drejtojn në rrugën e duhur
bash me islamin dhe
do filloj të mi shërojë plagët ......
unë e kuptova të vërtetën dhe
fillova duke iu lutur Allahut ,
të Gjithmëshirshmit,
falësit të botrave nga i cili falje
dhe ndihmë kërkojmë......
Unë kërkova faljen dhe gjeta atë ,
Andaj kërko falje dhe ti faljen,
jam i bindur se edhe ti do e gjesh atë...

Kërko faljen se do ta gjesh atë....

Ilir SALII - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ngjeshja zemrës


Ngjeshja zemrës mirësinë
Përmbi ballë le të shkëlqejë
Nëpër botë shpure mërinë
Të mos dij si të të gjejë
Fjalëmirë më ç'do njeri
Që hasë kudo në botë
Le të jetë fillim i ri
Nga e para fillo sot
Ngjeshja zemrës amanetet
Që na dërgoi Perëndia
E si morën malet , detet
Pra ti marrim fjalët e Tij.


Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Këmbana e lirisë




Na e than të parët , njëmijë herë na e than
Trashëgim në zemëra për jetë na e lan
Ta duam atdhenë , e ta mbrojmë me gjak
Për të trup e shpirtë flakë ti ndezim , flakë
Le të shkëlqejë dielli si kurrë ndonjëherë
Le ta shkrijë dëborën , ta bëj dimrin verë
Në këtë ditë të madhe që e bekoi Zoti
Ta duam o vëllezër se e pritëm moti
Pa më shtrini dorën dhe më përqafoni
Ju falë e më falni , ju dua , më doni
Se na erdhi ditë e mbarë me të mbara
T'i bashkojmë fuqit e të ecim para
Rrotë e historisë t'mos na shkel n'errësirë
Të punojmë së bashku për ditë më të mirë
Qiellin ta kaltrojmë me yjë ta stolisim
Tokën tonë të dashur në flamur ta qëndisim
Ta murosim besën në zemër përherë
Ta mbrojmë e ta duam se është shum e vlerë...




Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

I LARTËSUARI IM

>> Saturday, February 14, 2009


O I Lartësuari im
Mos lejo t’më mashtroj suksesi
E as humbja t’më shpie n’dëshprim
Dhe gjithmonë më përkujto
Se humbja I paraprinë suksesit tim

O I Lartësuari im
Më mëso se toleranca është
Forca e shpirtit tim
Dhe gjithmonë më përkujto
Se hakmarrja është gabim

O I Lartësuari im
Nëse më merr pasurinë
Të paktën më jepë shpresë
Nëse më jep sukses
Më jep forcë ta përballoj humbjen
Nëse më merr shëndetin
Më forco besimin
E të them shehadetin

O I Lartësuari im
Kur njeriut ti gaboj
Më ndihmo ti kërkoj falje
E kur ata në mua gabojnë
Unë ti fali,kurse Ti mëshiroj

O I Lartësuari im
Nëse ndodhë që unë të gabojë
Dhe Ty të lë n’harresë
Ti mua mos më harro
Se pa ty nuk ka shpresë.


Adnan AMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Nga burimi i mirësisë


Nëse mërzia ka gjetë rrugën
Deri në zemrën tënde
Të ka prish gëzimin
Të ka shkaktuar dhëmbje

Por ajo pastron
Gjithë gjësendet rreth shtëpisë
Që si vetima të vijnë tek ti
Gëzimet nga burimi I mirësisë

Vuajtja jote nga zemra
Fletat e vyshkura I shkundi
Në degët e saja
Tjera të freskëta I thurri

Nga zemra shkulë paknaqësinë
I hapë rrugën dritës së zemrës
Që të shkulë rrënjët zilisë
All-llahu të jep qetsinë
Nga burimi i tij i mirësisë


Adnan AMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

KJO FE – E IMJA FE

>> Friday, February 13, 2009


Xheladin HAMZA


Para Teje shpirtërisht përkulem
Përjetësisht do të gjunjëzohem
Fjalë nuk kam për Ty
Flaka mi dogji të gjitha...

Skuqem pra Teje
Bëhem prush i pafikur
............................KURRË!

Kjo fe – e imja fe
E stolisur me stolitë
Më të bukura hyjnore
E qëndisur me yje, hënë e diell
E zbritur përmes melekut
Që puthi ballin e djersitur
Dhe përqafoji Muhamedim a.s

Kjo fe – e imja fe
Më e bardhë se çdo gjë e bardhë
E shpërndarë me aromë lulesh
Të këputura nga kopshti i Edenit
Andej kah lind e perëndon dielli
Andej kah frynë veriu dhe jugu
S’ka asgjë më të bukur në këtë botë se
KJO FE – E IMJA FE!

13. 02. 2009.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kur e dite…

>> Wednesday, February 11, 2009


Adnan AMETI


Kur e dite se nga dheu
Allahu i madh t’ka krijuar
Pse pallate të mëdha
N’këtë botë ke ndërtuar

Kur e dite se
Do të shkelesh nën dhe
Pa drejtësitë ndaj tjerëve
Pse kurr nuk i le

Kur e dite
Se trupi yt
I është premtuar tokës
Pse ti me qëllim
Me të kqija ngopesh

Kur përfundimisht ke kuptuar
Se kthimi n’tokë është hak
Përse fare s’ke menduar
Që injorancës ti vëndosh kapak.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Në varrezat e shehidave


Adnan AMETI


Sa të qetë që janë
Të mbushur plotë me dritë
Shenja të bardha n’rradhë
Si n’bankat shkollore t’kenë ardhë
Këta janë shokët e mi
Të jetës së ditëve rinore
Me shenja të bardha në radhë
Me emrat e ditur që më parë
Këtu secili ndokend e ka
Dhe gjithmonë përkujton vitet
Babe , bir apo vëlla
Me shenja të bardha rradhitet
Dhe një pikë loti pikon
Nga turpi apo pikëllimi
Me shenja të bardha në rradhë
I pastër si shpirt shehidi.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ju thërras….


Ju thërras me zemër,
ju thërras me shpirt,
diku larg o musliman kemi shum vllezër,
po sjemi tu e ditë.
Apo ndoshta sju vret ndërgjegjja,
apo sdoni të ndëgjoni,
ejani o vllezër për islam të luftoni.
Le të më flijohet jeta e familja ,
le të vdes e të ringjallem në botën tjetër .
Mos t`na dhimbset jeta ,
se në botën tjetër ju pret e vërteta knaqsi,
po vjen dita kur islami ka për të sunduar,
e pabesimtarët ka për ti shfaruar…..
Islam, më je mbjellur në zemrën time…

Ilir SALII, Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Bismilah

>> Tuesday, February 10, 2009


Adnan Ameti

NË EMËR TË ALL-LLAHUT
MËSHIRUESIT MËSHIRBËRËSIT


Ej ju shoqe edhe ju gra
N’kët botë me mbet askush s’ka
Edhe prej vdekjes shpëtim nuk ka
Prej gjithkujt kemi me u nda
E lumja ajo mend që ka
Nuk e harron atë dunja
Fal namazin pa e nda
Dhe bën rahmet n’fukara
Ndaç me bë zoti rahmet ,
Sa të jemi gjallë me bë ibadet
Për atë botë bën sërmi
Se vet në varr duhesh me hy
Dhe me vehte kërkend ske
Nënë as babe as vllazni
Dhe përfundi dhe përmbi
Drita hiç ska kah me hy
Askush smundet me të ndihmu
Prej atij terri me t’shpëtu
Ose një dritë me ta çu
Veç Ameli ta bën dritë
Shoqe t’bëhet s’tlen me u mërzitë
Mos se pa vdek hiç nuk bën
Mos e merr nëpër gojë kënd
Mos e ngre kokën me u habit
Se exheli është tuj t’prit
Si n’shtëpi edhe ndër gra
Mos thuaj se si unë nuk ka
Se n’tabut duhet me ra
Si I pasur si fukara
Se më I madh se Zoti ska
N’sexhde duhesh me I ra
Shum të lutemi ja Mustafa
Ti te Zoti bën rixha
Mos me na lënë n’xhehenem me ra
Dhe Kur’an për shpirt t’këndojmë
Edhe vdekjen ta mendojmë
Mos u habitni ej fëmijë
Se të gjithë n’tokë kemi me hy
Çka ka send do ti lëmë shkret
All-llahu për ne lëshoftë rahmet
Na I bëftë fajde makfiret
Na shpërbleftë me XHENNET.

(Nga NËNA ime e Dashur
Të mësuar në vegjëli)


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Cionistë- Jehudi


Adnan AMETI


Ai po vretë pleqë
Po vretë fëmijë e gra
Me fytyrë të njeriut
Zemrën e bishës e ka

Dikur i përndjekur
I share e i vrarë ishte
Mezi mbi tokë ka mbetur
Nga mundi si kafshë pëlliste

Ky është me dy fytyra
Në dy karriga rri
Me ndërgjegje të prishur
E quajnë Cionistë - Jehudi


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

E kujt është PALESTINA

>> Monday, February 09, 2009


Adnan Ameti

Ja Omer, ja Omer
Halife i muslimanëve
E kujt është Palestina
Çështë ky zë i kambanëve

Në vitin 636 ti luftove
Me 1500 shehidë
Palestinën çlirove

Një pyetje atëherë të dhanë
Palestinën kujt me ja lanë

Me pergjigje si shpatë e mprehtë
Palestina është e shenjtë

Palestina s’guxon me u nda
Çdo musliman këtu hise ka

Muhammedi Mekken se ndau
Dhe pati shumë të drejtë
Si Mekka , edhe Palestina
Për muslimanët janë të shenjtë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

MJEGULL


Vehap KOLA


Ra mjegulla burg,

Ajo që më trembte

Asgjë s’është e paprekur më

Rreth meje

Heronjtë duhet të vdesin

Që me duart e tyre

Të mos e ndërrojnë emrin

Askush nuk është i praprekur më

Të bindur si gjethet vjeshtore

Bien pa u ndjerë

Është e padrejtë ajo që heronjtë bien

Ata ngjiten

Gjethet vjeshtore dhe trupat

Janë shtëpitë e tyre të braktisura

Mbetën veç gjymcakë përrreth

Përpëlitem i topitur nga kutërbimi i trupit

të shformuar të planetit

Toka, si një shpuzore e drunjtë,

digjet tymshëm

Nga shkundjet arrogante të cigareve

Çifte dashnorësh flenë ngjitur

Nën melodinë e erës në gjethet

Gjethet m’i huani të mbështjell

Trupin e pajetë të Tokës

Ra mjegulla det,

Mbi varrin e ri të Botës,

Varen shi-lotë të ëmbël resh

Nga fytyra e vranët e qiellit


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

TE DUA PER ALLAH


Shkruan: Abedin RAKIPI

(Kushtuar vajzes me shamine prej koralesh, Joana Ali e cila shtrihet ne shtratin e trendafilave te shpirtit tim, i mbyll syte dhe mbulohet me aromen e embelsise se sjell vullneti i Allahut qe na bashkoi ne te dy.)


Klithem e pabese sma perdhos dot
pastertine e shpirtit tim,
me fjalet e tua satanike.
Me fjalet e bukura te Zotit tim
zgjohem dhe me to me ze gjumi,
se ndal dot vreri yt hovin e dashurise çame.
Engjejt fluturojne dhe ne skajet qiellore
i percjellin Zotit tim,
lutjet e dy zemrave qe duhen per te.
Embelsisht cdo nate shijoj butesine e sexhdeve
ndersa iblisi duke shkulur floket me quan vampir,
ai plas nga inati, shkallon, se po ringjallet islami
ne çamerine tone.
Korbat tremben nga rete e bardha
dhe dashuria ju duket perversitet,
ndersa ne mbi nje ylber qumeshti
shpalosim butesine e fjales te duash per Allah.
1001 ndjenja ti bera buqete zemre Joana,
dhe te mbulova çdo nate me pelhuren e bardhe
qe qendisa me fijet e shpirtit tim.
Gdhendur ne shpirtrat tane 99 emra drite
qe krijojne boten ne gjashte dite,
dhe mbushin me erera ledhatuese
zemrat e atyre qe duhen per te,
Joana-Abedin abulilah.
Buzeqeshjet parajsore behen kurore
e endrres se dy bijve te çamerise,
ndersa zemrat zullumqare
gryhen nga inati nxirra si nate.
Joana mire se vjen ne endrren time,
miresevjen ne çamerine time muslimane.
Lutjet e njeri-tjetrit sjellin engjej gardiane
qe i ruajne amanetet me driten e tyre,
ti je amaneti im, une jam amaneti jot
ALLAHU eshte Zoti yne.
Ngrohtesi kuranike me mbush me shprese,
durim i perjetshem behu vellai im,
Enderr çame behu gjumi im,
Joana muslimane behu nusja ime.
Me fuqine e syve te tu Joaniane
ma pushtove zemren plot shije,
ne ecim te dy mbi ylbere besimi
dhe shkendijat e durimit solid
lulezojne ne lendinat shpirterore,
ne po shijojme virtyte kuranore
Lamtumire xhahilijet.
Njerezit e medhenj te kesaj bote
qe shkruan historite e kombeve,
enderrojne te kene
qofte edhe nje ndjenje ,
nga keto ndjenja qe perbejne dashurine tone.
Nuk me josh dot me famen tende
o dynja genjeshtare,
enderroj per mbreterine e madhe parajsore
ku huria ime (joana) te me jape
qumesht me duart e saj.
Joana burimet e zemres ti fala ty,
pi ne burimet e zemres time
derisa te ngopet shpirti yt.
Nen hijen e palmave diten e gjykimit
dy zemra qe u deshen per Allah
do te shijojne frutet e dashurise se tyre hyjnore,
ne ujerat e thella blu te shpirtit tim
mblodha kaviarin me te mire,
dhe ta servira ne nje katarakt ndjenjash
qe me shijen e tij mrekullonte
çdo moment te dashurise tone.
Mbi detin e bute te desha per Allah
kur era e darkes fryn dhe sjell miresi,
kur ne shtratin e trendafilave
diku ne shpirtin tim ti i mbylle syte,
dhe u mbulove me parfumin e embelsise
qe sjellin ajetet kuranore qe na bashkuan.
Ne kete perandori ndjenjash ngjyre roze
forca e ndjenjave te dy muslimaneve
shperthen ne sexhde pafund,
per vite me rradhe kam enderruar
per kete fytyre te bukur,
per kete ze engjellor qe me fton ne hallall,
sa here syte e mi te sollen ne keto pallate shprese
qe ngrihen gjigande ne dashurine
per Allahun tone?
Mbi petalet shumengjyreshe te shpirtrave tane
ecen dashuria si mbretereshe e sabahut,
ne sexhde te perlotura ju lutem Allahut
te na bashkonte zemrat,
nje enderr te perjetshme kerkuam gjithmone
eshte endrra jone e ka emrin Allah.
Ne netet lotuese ju lutem Allahut
te jete kujdestari i i ndjenjave tona,
Joana-Abedin stolisur me ndjenja
te duam Allah, u deshem per Ty.
Ju luta Allahut qe te me bashkoje
me nje njeri qe e do shume Ate,
qe faqet e saj te perkedhelen nga lotet
qe derdhen vetem per Allah,
qe ndjenjat e saj per mua te jene ibadet
qe kerkojne vetem kenaqesine e Allahut,
Ai me bashkoi me ty Joana,
Te dua per Allah.
Jetojme ne endrren tone qe quhet Allah,
edhe pse bota hipokrite shpesh na trondit
duke dashur te na zgjoje,
Joana ne diten e gjykimit bashke me ty
dua te qesh, kur qafirat do te qajne.
Ndaj mos u zgjo kurre
o bukuroshja e loteve te mia,
se iblisit ne te dy i kemi shpallur lufte
me dashurine tone.
Dhe ai po na derdh mbi sy
oqeanet e pafundme te gjynahut,
dhe thirrja e tij e zjarrte
qe vjen nga xhehenemi i zgjebosur,
kerkon te na perpije me flaket
qe zhubravisin trupin e tij.
Pra ti mos u zgjo nga endrra jone
se ne anen tjeter te jetes pas vdekjes
na prêt Allahu, endrra e egzistences tone.
Eja te vrapojme dore per dore
ne lendinat e mrekullueshme te islamit,
ashtu si Muhamedi me Hatixhen.
Eja papritur, me befaso
dhe me peshperit butesisht ne vesh
fjalen e shumepritur lailahe il Allah.
Eja te pushojme nen hijen e embelsise se haditheve,
te udhetojme ne universin pafund te ajeteve kuranore,
ne shkallet e bardha te xhamise jam ulur dhe po te pres
qe zeri i thirrjes per paqe te muezinit
te behet himni i dashurise tone.
Me shamine tende prej koralesh
zemren ma rremben fluturimthi me forcen e besimit,
humbas ne bukurine e sakrificave shpirterore
qe po jetoj bashke me ty,
dhe era e lehte hyjnore qe na fton per ne xhenet
perkund altaret e lutjeve tona ne oret e vetmuara te nates,
kur ne ne erresiren e kesaj bote kerkojme
driten e qiejve dhe te botrave.
A nuk ishim ne ndare dhe Allahu na bashkoi ?
A nuk ishim ne te uritur
dhe Allahu na ushqeu me dashurine e tij ?
A nuk ishim ne te humbur
dhe Allahu na mbuloi me meshiren e tij ?
Ne kopshtin e buzeqeshjeve parajsore
dua te jem trendafili me i bukur per ty,
qe sa here qe te me marresh ere
te ndiesh aromen e butesise se nje djali musliman.
Ujevarat me te bukura te xhenetit
ja kerkova Allahut me lote nder sy per ty,
me prano ne bukurine e zemres tende,
ku mengjeset e shpreses se burimeve te Keutherit,
i deshiron aq shume sa do te doje
qe Allahu te te pranonte ne xhenet bashke me mua.
Ne horizontin e paster te ndjenjave tona
me perulesine me sublime te shpirtrave tane
fluturojme me ererat e buta qe vijne nga Haxhi,
dhe ne çdo çast te dashurise sone
zemra qe rreh fort, ne çdo rrahje te saj
buçet me fjalen ALLAH ALLAH.
Dita e niqahut po afron,
reja e bardhe e dashurise sone rritet çdo dite
dhe behet gjithnje e me e bukur.
Mes nesh nje urre, ti ne nje ane une ne anen tjeter
eshte urra e haramit qe na ndan,
Dhe ne qe besuam edhe pse zemra po na plas
nuk ecim kurre mbi guret e saj te zjarrte,
e dime se pas niqahut kjo urre do te jete rruga
e hallallit tone te embel.
Per trupat e permalluar qe kerkojne nje perqafim,
ilaçi i durimit po afrohet,
qielli i niqahut po skuqet ne horizont,
duro edhe nje varg ndjenjash, erdhi, jemi nje hap larg,
Joana Ali te dua per Allah.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ebu Bekri r.a.



Adnan Ameti

I qetë dhe i sinqertë
Shumë i ndershëm
Besnik dhe i drejtë

Karakteri i tijë i fortë
Që moti e pati tretë
Lakminë për këtë botë

Inteligjenca e tij e mprehtë
I dha besimin e drejtë

Ndër të parët besoi
Muhammedin alejhi selam
Me shumë kujdes e ndihmoi
Jetën e përkushtoi n’Islam


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Trëndafil pa erë


Në kopshtin e metaltë

Ngrohem

Në parajsën e fatit

Emri më humbi n`fluturim

Ishulli i trëndafilave

Erë pa erë më dhuroi


Sejhane MEHMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ndjesë


Adnan AMETI

Fëmijën thanë e rritë gjumi
E një popull që fle vdesë
Prandaj duhet të zgjohemi
Ti kërkojmë Zotit ndjesë

All-llahu gabimet naj falë
Por kthim në të njejtën më s’ka
Të pendohemi sa jemi gjallë
Në gargarën e fundit pendimi vlerë nuk ka

Allahu neve na deshti
Na bëri prej fesë islame
Se është më e mira, ku kemi lindë
All-llahu me kur’an na ka bindë.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Etja

>> Sunday, February 08, 2009


Hamdi Nuhiju


Ne vlugin e madh te varferise,

Ku çapraiset mendja dhe leshojne ndjenjat,

Aty ku sinteza e dashunise nuk ka frikë,

Ne ty shuaj etjen...


Poezia qe vizatohet nga shpirti,

Nuk ka emer, nuk eshte Islam,

E as jete, as vdekje,

Eshte pershperitja e engjullit Xhibril...


Sa me shume shuaj etjen,

Eshtohem me ty,

Keshtu qe natyra njerezore,

Te mos ngopet deri n`Amshueshmeri..


Shadervani i ndjenjave te mia,

Rrjedh si jeta ne gjurmet e dashurise,

Femije e i rritur ne kraharorin tend,

Te jem me ty deri ne Amshueshmeri...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Sonte


Me erën e jetës ngopem

Nuhas mllefin e varfërisë

Shkëputem anohem
Nga ambienti i ngrohjes

Mes jetës
Vdekjes

Ka mbetur vetëm një vizë


Sejhane MEHMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Nostalgjia


Atje ku gjurmët heshtin

Kujtimet thuren në lashtësi

Trishtimin e varrosa
Ngadalë
Më nostalgji


Sejhane MEHMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Malli për atdhe


Sejhane MEHMETI


Pikat e shiut

Krijojnë një melodi

Rrëmujë zhurme

Për një jetë më të mirë

Ne ikëm me kohën

Për të duruar të ardhmen

Përmallimin
Mallin

Kthimin për në atdhe
Që hapi krahët
Për ne

Preshevë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Lexo, beso!


Lexo, lexo librin e Allahut,
Përcjell fjalët e
Resululahut s.a.v.s.

Thir ezanin e Bilalit
ja umeti i
Resululahut s.a.v.s.

Thirr le të shterret zëri
duke bër davet
se muslimanët
e kan vendin në xhenet
ja umeti i
Resululahut s.a.v.s.

Po thërret ezani,
po fillon namazi,
ejani në xhami ti çojm salavate
Resululahut s.a.v.s.


Ilir SALII - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pyetu


Adnan Ameti

Çdo ditë dëgjonë lajme të reja
Vetëm shkon e përmirësohet gjendja
Njerëzit shkojnë para me dituri
Dhe pyetu ku e fitojnë, si ta merrë mendja

Gjitha bukuritë i shehë në këtë botë
Njerëzit garojnë që t’fitojnë çdo ditë
Gjithçka sheh është e kaluar dhe e kotë
Dhe pyetu kush ti ka falë sytë

Shumë gjëra t’bukura n’vitrina i sheh
Por kokën shpesh duhet ta ktheshë
Miliona rrugë vetëm nji e drejtë
Dhe pyetu si do ta thyesh n’jetë

Kush krijoi, diellin dhe qiejt
Kush na i sjelli ujin dhe drurin
Vëndo tash dorën në zemrën që rrahë
Dhe pyetu kush dirigjonë me trurin


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kisha dashur

>> Friday, February 06, 2009


Adnan Ameti

Kisha dashur të kam shkollë
Dhe diplomë me përvojë
Fortë për këtë do t’isha krenarë
Me njohuri mahnitëse e dijetarë

Ose të kam nji zanatë
Me se mund mirë t’punohet
Dhe s’do t’më kishë ardhur keq
Kur punohet le t’fitohet

Mirë po unë shoh nga nji kënd tjetër
Dhe krejtë ndryshe unë punojë
Edhe këtu nuk e kam keq
Por Xhennetin dua t’fitojë

Për këtë ja, unë jam vetëm poet
Që në vete kam këtë dhunti
Të lartësoj fenë time të drejtë
Dhe All-llahun lartmadhërinë e Tij

Dhe pas titujve unë nuk vrapoj
E as para që të fitojë
Pres nga Zoti i Lartmadhërishëm
Dhuratën më të mirë t’pranojë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dhembje


Dhembje në zemër,
Dhembje në shpirt,
Dhembje kudo në trup.
A thua çpo ndodh kështu me mua?
A mos bëra dicka a mos vall çka ..
O imani im, imani im po shkatërrohet,
Për atë po kam dhimbje kudo.....
O besimtar,
Mos i le vetes një varr,
Fal namazin,
Pusho trupin,
Lexo Kur’an,
Qetëso zemrën....
Qetso zemrën tënde
Se ajo ka nevojë për fjalën e Allahut....
Shuaje dhembjen me fjalën e Allahut!


Ilir SALII - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Këto janë plagët e mia

>> Thursday, February 05, 2009


Adnan Ameti


Ky gjak që po rrjedh
Është gjaku im
I njejtë është nëse ke hasë
Me gjakun e qerbelas

Po ky gjak ka rrjedh
Edhe në një tjetër vend
Nga një vëlla i imi
Vëlla musliman-Çeçen

500 vjetë me rradhë
Ka rrjedh ky gjakë pa ndal
Edhe nga një vëlla i imi
Vëlla musliman-Turku Osman
Që me vite luftuan
Për DIN e IMAN

Dhe nuk ndalet
Vazhdon , po rrjedh
Edhe në Kosovë u derdh
Nga një vëlla I kombit tim
Vëlla musliman- Shqiptar
Që deshtën ta zhdukin
Mos ta lënë as për fare

Nvazhdimsi po rrjedh pa ndal
Në çdo kohë, në çdo stinë
Po derdhet edhe atje
Ku muhammedi a.s tha
T’kërkojmë diturin
Po, po në çdo vend
Pra edhe në Kinë,
Por sot më së shumti
Po rrjedh në Palestinë
Nga një vëlla i imi
Vëlla musliman-palestinezë
Aty është çdo gjë duke u ndezë

Pa ndal po rrjedh gjak
gjak i kuq, që tokën e zezë po lagë
muslimanët po rëdon me plagë
n’varrezat që u veshën me të bardhë
shehidat rradhiten pa ndalë
Me fuqin e Zotit të madhë
ISLAMI dot qëndroj në ballë.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

O Zot na ruaj


Adnan Ameti

O Zot na ruaj
O Zot na ruaj
Në familjet tona
Jemi bërë të huaj

Islami na është bërë dekorë
E kemi sa për sy e faqe
Për një fjalë të bëjnë horë
Leni rininë thonë të knaqet

O Zot I madh
Sa shumë mëshirë që ke
Në dëm të vetvetes
S’po e përfillim këtë fe

Ti me mëshirën tënde
Po e prêt pendimin tonë
E neve jemi habitur
As që mendja na shkonë

Islami po nëpërkëmbet
Nga të gjitha këndet
Jo, unë kështu s’mendoj
Themë, djalli sytë na I verboj

Athua ne jemi ata vetë
Ndaj dinit tonë të padrejtë
Ndoshta këtë po e meritojmë
Të tjerët po na denojnë.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

A ËSHTË DURIMI


Adnan Ameti


Hije e madhe e dendur,
Ku gjen shpëtim
Ai ,
Që u molis nga vapa ,

Kopsht i gjelbërt ,
Mes shkretirës së vdekur
Ku ,
I lodhuri gjen pushim,

Kështjellë, ku gjen qetësi
Ai,
Që e goditën telashet e kohës,

Koha ,
Nuk ka vetëm një rrjedhë
Shëndetin zëvendëson sëmundja
Pasurinë skamja
Qetësinë telashet

Njeriu mbetet
Si , anija në det pa kapiten

O Zot na bën prej Durimtarëve.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Më duaj, se më ke vëlla!

>> Wednesday, February 04, 2009


O vëllai im.
Më duaj mua se besojmë në një Zot,
Më duaj mua se ballin në
një vend se vëm për kot.
Më duaj o vëllai im ,
se Allahu na ka kërkuar bashkim,
më duaj...........
Këtë natë ngadal po ndriçon hëna,
Do pendohesh o vëlla,
dhe do thuash vllaut tim
bashkudhtar pse sju bana........
A mos më mungoj ndërgjegjja,
a mos vall u bëra memec,
a mos i dhash një të shtyr vetes mbrapa.
Pusho mos e pyet veten ....
Ti i bëre të gjitha, ti nuk e deshte vëllaun tënd,
E tash vjen pendimi
pasi erdhi koha e smund ta mbash veten në këmb....
o vëllai im ti e pe diellin që po ngrohte,
por ti nuk e deshte ngrohesh.....
Ty tu dhurua ‘rruga e gjenetit’,
Po ti ja ktheve duart
dhe bëre me gisht dhe the:
‘Jo nuk e dua’
Nuk e deshte atë që tash po e kërkon.
Mos vall tani tu kthyen
ato gjërat që ti dyshoje në vet se nuk i ke.
Mund të ket ikur treni ndoshta.........?
Po nëse ti po vdes thuaj një fjalë nga goja jote,
thuaj diçka se kur të shoh si rri ulur
dhe duke vuajtur nga sëmundjet më tërqithet trupi,
më shushurit pak sa të mundesh
dhe thuaje fjalën që e ke mbajtur në dry tër jetën tënde,
më thuaj ....
TË DUA O VËLLAI IM
Të dua se besojm në një ZOT..
TË DUA.......


Ilir SALII - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Rruga e përjetësisë


E prisja të ardhmen

Në shkëmb e hi

Furtunën e zemrës

E ngushëlloj

Me britmat e pasionit

Më dramën e pafundme

Himnet e shpirtit

S`kërkonin ndalim

Epigrafet morën rrugën e përjetësisë


Sejhane MEHMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Emri im


Në verë ika më shiun
Duke lindur
E vdekur
Pashë veten në pasqyrë

Në verën e zisë
Uji me përpiu
Në moshën e metaforës
Emri im
Letër e thellë
Trishtim


Sejhane MEHMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Shami e bardhë


Në dashurinë e madhe
Vdesin hijet
Pikë shiu
Fjala e pikëllimit
Valoi shami e bardhë
Në ditën e guximit

Sejhane MEHMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Të paharruara

>> Tuesday, February 03, 2009


Hamdi Nuhiju


Sikur fllad i veres qe me ledhaton,

Nen ndjenjat e nxehta te dashunise,

Ato momente ledhatie pafund,

Ne kraharorin e vetmise...


Edhe qiejt e toka haperojne drejt nesh,

Nga xhelozia struken nder nesh,

Kjo dhimbje qe ne fuqi u shnderrua,

Melhem i dashunise...


Nje lule roze mbi shpirt na ndau,

E verteta cuditerisht na bashkon,

Nga era e shamise tende,

Dehem deri ne Pafundesi...


Te paharruara, momentet, castet,

Rruga qe me con tek ti,

Dyte te gezuar nga lotet e hidherimit,

Te djallit i cili nuk ia arrit te na ndajë...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Njeqind meshirat e Allahut


Adnan Ameti


All-llahu im mëshirues
Njëqind mëshira që ke
Një e zbrite në tokë
Nëntëdhjetë e nëntë
Në fronin e lartë I le

Nga kjo një mëshirë
Që në zemra na e ke mbjellë
Krijesat mes veti kanë
Shumë rrespekt edhe nderë

Nëna për foshnjen e vetë
Në shpindë, nëse duhet
Do të bartë edhe gurë,
Por atë në vetmi
Nuk do ta len kurrë
Dreri ,të voglin e vet
Me shumë kujdes e ruan
Nga çdo e keqe
Për të gjithnji druan
Pëllumbi I bukur
Gjithnji n’fluturim
Për të vegjëlit e vetë
Pa ndalë kërkon ushqim
Njësoj edhe kafsha
Nga ahëri kur del
Kujdeset,për viçin
Që të mos e shkel

Kësajë i thuhet mëshirë
I thuhet edhe rahmet,
Që All-llahu I Madh lëshoi
Për çdo krijesë të vet


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Jeta


Adnan Ameti

Dua më tepër
Dua shumë më shumë
Si luani kur kap gjahun
Me vrapë e me mund

Shkel e shko të jetosh
Siç e mendon dikush sot
Nuk është jeta lojë fëmijësh
Por kafshat që s’kapërdihet dot

Kjo jetë fare nuk ja vlen
Kur Jeton për të ngrënë
E në fund n’mullë të barkut
E gjitha të bëhet lëmsh

Jeto të jesh mes t’mirëve
Që jeta të ketë vlerë
Ushqehu sa për t’jetuar
Jeto me mund e me nderë.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Hamd Zotit

>> Monday, February 02, 2009


Adnan Ameti

Fillim s’ka , kush s’e di
I din të gjitha që ne si dimë
Ditë, javë, muaj e stinë
T’qenë e t’pa qenë i përfshinë
I përsosur n’çdo aspekt
Plotë mëshirë dhe shumë I rreptë
Shumë të pakta janë këto fjalë
Për t’madhin Zot që na ka falë
Prandaj n’qiell ,n’tokë e në ujë
Secila krijesë
Hamd- in ndaj Zotit
Mos t’a le n’harresë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP