Këmbana e lirisë
>> Sunday, February 15, 2009
Na e than të parët , njëmijë herë na e than
Trashëgim në zemëra për jetë na e lan
Ta duam atdhenë , e ta mbrojmë me gjak
Për të trup e shpirtë flakë ti ndezim , flakë
Le të shkëlqejë dielli si kurrë ndonjëherë
Le ta shkrijë dëborën , ta bëj dimrin verë
Në këtë ditë të madhe që e bekoi Zoti
Ta duam o vëllezër se e pritëm moti
Pa më shtrini dorën dhe më përqafoni
Ju falë e më falni , ju dua , më doni
Se na erdhi ditë e mbarë me të mbara
T'i bashkojmë fuqit e të ecim para
Rrotë e historisë t'mos na shkel n'errësirë
Të punojmë së bashku për ditë më të mirë
Qiellin ta kaltrojmë me yjë ta stolisim
Tokën tonë të dashur në flamur ta qëndisim
Ta murosim besën në zemër përherë
Ta mbrojmë e ta duam se është shum e vlerë...

Argjend XHELILI
0 Komentet:
Post a Comment