Allah
>> Sunday, February 22, 2009
Albulena BAJRAMI
O Allah, el Adhim,
Zemrën time e udhëzove,
Më nderove me iman,
Shpirtin tim e qetësove.
Unë kur të besoj,
Të besoj me shpirt
Të përkulet trupi im,
Zoti im për çdo ditë.
Të nënshtrohem me vullnet,
Këtë e kam për qëllim në jetë.
Të shpëtohem para Teje,
Dhe të pritem në Xhenet.
Ti je Zoti i lehtësisë,
Që lehtëson përherë,
Je Krijuesi i mirësisë,
Që dhuron pandërprerë.
Ti për mua je Es-Samed,
Je El-Vahid i vërtetë,
I përsosur je në shpirtin tim,
Err-Rrahman dhe Err-Rrahim.
Ti je hair për jetën tonë,
Ti je Zoti që na do,
Në çdo kohë i Madhëruar,
Qofsh o Allah i Lartësuar!
0 Komentet:
Post a Comment