ISLAMIT

>> Monday, February 16, 2009


Islami feja ime e shenjtë
Shpëtim i shpirtit tim gabimtarë
I lartë është mendimi yt i mprehtë
Emri yt na bënë të ndihemi fitimtarë

Para rregullave tua hyjnore
Mendimi urtë në pluhur po bie
Ligjet e tua do të jenë prore
Sheriati yt është simbol drejtësie

Urtësitë e tua nuk mund të nënçmohen
Pasurit e tua nga brendia shkëlqejnë
Ti je porti I shpëtimit njerzisë
Ti je burimi I mësimit dhe diturisë

Ti je libri i shkencës së shkëlqyer
Ti je arti i Zotit të përkryer
Me t’cilin erdhi lajmi mrekullues
Për tërë botën rrugë ndriçues

Ti mi mësove gjith punët e mira
Ti ma mësove moralin dhe dashurinë
Të jemë anëtarë i drejtë në mbarë njerëzinë

Derisa ditët ecin pa u ndalë
Dhe po më kalojnë fare pa i parë
Në pakthim më shkuan
Fshehtësitë që kaluan
Shpirtin m’ëmbëlsojnë urdhërat e tua
Dhe fjalët e shenjta që gjithnji I thua

Edhe unë mendimet
Me porosi hyjnore
Në vargjet e mia
Do ti përcjellë prore

Do ti kundërshtojë
Ata që t’poshtruan
Gjithmonë do ti mbrojë
Ata që të duan

Islami feja ime e shenjtë
Shpëtim I shpirtit tim gabimtarë
I lartë është mendimi yt mprehtë
Emri yt na bën të ndihemi fitimtarë

Adnan Ameti

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP