Rinia
>> Friday, February 27, 2009
Albulena Bajrami
Shprehem pak për këtë Islam
i drejtohem rinisë tonë,
dalëngadalë kjo fe po na humbet
nga dora të na ik e kemi lënë.
Po na duhet Islami i forcuar
thërras për musliman të bashkuar,
thërras tek rinia e sinqertë
Islamin e bekuar që e kanë prioritet.
Po na udhëheqin sot tiranët,
fenë Islame po na luftojnë,
me ligje dhe rregulla të pandershme
duan jetën të na drejtojnë.
S’i ka hije muslimanit,
të dorëzohet kurrë në jetë,
ndihmëtar e ka Allahun
dhe udhëheqësin Muhamed (alejhi selam)
Jemi umeti i kësaj kohe
zemrat e pathyeshme t’i kemi,
luftëtar për Allah
dhe për Islam që të jemi.
Me pendë e gjuhë të veprojmë
me shpirt e jetë të luftojmë,
ta di bota që ne jemi umeti
që padrejtësitë nuk i durojmë.
0 Komentet:
Post a Comment