Varri im
>> Sunday, February 22, 2009
Albulena BAJRAMI
Mendohem për tokën që po pret,
Çdo gjë e përpin po sikur një det,
Kush fatin sot e ka që ta mbulojë,
Errësira e saj kudo ta rrethojë.
Më bëhet jeta e akullt,
Kur dheun e saj e kujtoj,
A thua sa ditë më kanë mbetur,
Kur nga kjo botë do të shkoj?
Një gropë për trupin tim,
Do bëhet gati, o Zoti im,
Bëje varrin tim për mua të zgjeruar,
Si një kopsht xheneti, të jetë i lulëzuar.
Më prit Tokë, se nuk kam ku të shkoj,
Jetën e berzahut nën ty e pranoj,
Në thellësinë tënde do futem në tërësi,
Më prit se do bashkohem së shpejti unë me ty.
E di që nga njerëzit do harrohem,
E di që prej jush me dhe do mbulohem,
E di që vdekja nuk ka mëshirë,
Por e lus Zotin që unë të mëshirohem.
Imani është shpresa ime,
Që më ngjall jetën time,
Këtu, në varr dhe në ahiret,
Vendi im për mua qoftë veç xhenet!
0 Komentet:
Post a Comment