Në varrezat e shehidave

>> Wednesday, February 11, 2009


Adnan AMETI


Sa të qetë që janë
Të mbushur plotë me dritë
Shenja të bardha n’rradhë
Si n’bankat shkollore t’kenë ardhë
Këta janë shokët e mi
Të jetës së ditëve rinore
Me shenja të bardha në radhë
Me emrat e ditur që më parë
Këtu secili ndokend e ka
Dhe gjithmonë përkujton vitet
Babe , bir apo vëlla
Me shenja të bardha rradhitet
Dhe një pikë loti pikon
Nga turpi apo pikëllimi
Me shenja të bardha në rradhë
I pastër si shpirt shehidi.

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP