Çfarë bote e mrekullueshme?!

>> Sunday, February 15, 2009


Shoh pemë të gjelbra,
Trëndafila të kuq, gjithashtu,
I shoh duke lulëzuar për mua dhe ty,
Dhe mendoj me vete,
Çfarë bote e mrekullueshme?!

Shoh qiej të kaltër,
Dhe mjegulla të bardha,
Ditën e shndritshme me diell,
Dhe natën e errët me yje,
Dhe mendoj me vete,
Çfarë bote e mrekullueshme?!

Ngjyrat e ylberit,
Aq tërheqëse, në qiell,
Poashtu janë në fytyrat e njerëzve,
Të cilët kalojnë...

I shoh shokët duke folur për dore,
Duke thënë: "Ç'kemi?"
Në të vërtetë, duke thënë:
"Të dua!"

Dëgjoj të qarat e foshnjeve,
I shikoj duke u rritur.
Ata do të mësojnë më shumë,
Nga ajo që ti do të dish ndonjëherë,
Dhe mendoj me vete,
Çfarë bote e mrekullueshme?!
Po, them me vete,
Çfarë bote e mrekullueshme?!


Përktheu nga anglishtja: Argjend ISENI, Kumanovë

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP