KUR`ANI
>> Tuesday, February 17, 2009
O libër hyjnorë je flakë e besimit
Zemra ime me fjalët e tua zgjohet
Rreth kopshtit tëndë më sillet mendimi
Dhe buqete vargjesh për ty rreshtohen
Toka dhe detrat dhe gjitha planetet
Nga fshehtësitë e përhershme
në gjoks t’pëshpërisin
ku dritën e drejtësisë
mbi t’gjitha e ngrisin
Para shkëlqesisë tënde tani
Poeti gabimtar i endur rrëshqet
Dhe me buzët e tija sikur një fëmi
Pa ndalë dëshironë të puthë çdo fletë
Nga cili mjaltë fjalët e tua rrodhën
Oj shkronjë e shenjtë që për ty Zoti tha
Portë e hapur për tërë kohën
Të mbetesh prore n’këtë vasion të la.
Adnan AMETI
Zemra ime me fjalët e tua zgjohet
Rreth kopshtit tëndë më sillet mendimi
Dhe buqete vargjesh për ty rreshtohen
Toka dhe detrat dhe gjitha planetet
Nga fshehtësitë e përhershme
në gjoks t’pëshpërisin
ku dritën e drejtësisë
mbi t’gjitha e ngrisin
Para shkëlqesisë tënde tani
Poeti gabimtar i endur rrëshqet
Dhe me buzët e tija sikur një fëmi
Pa ndalë dëshironë të puthë çdo fletë
Nga cili mjaltë fjalët e tua rrodhën
Oj shkronjë e shenjtë që për ty Zoti tha
Portë e hapur për tërë kohën
Të mbetesh prore n’këtë vasion të la.
Adnan AMETI
0 Komentet:
Post a Comment