MJEGULL
>> Monday, February 09, 2009
Vehap KOLA
Ra mjegulla burg,
Ajo që më trembte
Asgjë s’është e paprekur më
Rreth meje
Heronjtë duhet të vdesin
Që me duart e tyre
Të mos e ndërrojnë emrin
Askush nuk është i praprekur më
Të bindur si gjethet vjeshtore
Bien pa u ndjerë
Është e padrejtë ajo që heronjtë bien
Ata ngjiten
Gjethet vjeshtore dhe trupat
Janë shtëpitë e tyre të braktisura
Mbetën veç gjymcakë përrreth
Përpëlitem i topitur nga kutërbimi i trupit
të shformuar të planetit
Toka, si një shpuzore e drunjtë,
digjet tymshëm
Nga shkundjet arrogante të cigareve
Çifte dashnorësh flenë ngjitur
Nën melodinë e erës në gjethet
Gjethet m’i huani të mbështjell
Trupin e pajetë të Tokës
Ra mjegulla det,
Mbi varrin e ri të Botës,
Varen shi-lotë të ëmbël resh
Nga fytyra e vranët e qiellit
0 Komentet:
Post a Comment