KJO FE – E IMJA FE

>> Friday, February 13, 2009


Xheladin HAMZA


Para Teje shpirtërisht përkulem
Përjetësisht do të gjunjëzohem
Fjalë nuk kam për Ty
Flaka mi dogji të gjitha...

Skuqem pra Teje
Bëhem prush i pafikur
............................KURRË!

Kjo fe – e imja fe
E stolisur me stolitë
Më të bukura hyjnore
E qëndisur me yje, hënë e diell
E zbritur përmes melekut
Që puthi ballin e djersitur
Dhe përqafoji Muhamedim a.s

Kjo fe – e imja fe
Më e bardhë se çdo gjë e bardhë
E shpërndarë me aromë lulesh
Të këputura nga kopshti i Edenit
Andej kah lind e perëndon dielli
Andej kah frynë veriu dhe jugu
S’ka asgjë më të bukur në këtë botë se
KJO FE – E IMJA FE!

13. 02. 2009.

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP