Ditet

>> Monday, August 31, 2009


Ditët
Pikonin nga vapa e komunizmit
Shushuritjet e rrugëve
S`kishin ndalim
Asgjëkund,brigje,drurë,ujë,
Një pëllumb i bardhë .
Vraponte nëpër qati
,,O populli Im
Atje ka jetë
Është vetëm një Zot,,
Era e komunizmit
Në orenditë e mykura
U asgjësua
Fuqinë Omeriane.
Në heshjte
Me dashuri
Me dëshirë e pasuam
Ngadalë
Hapave të Tij
Të gjithë shkuam,
Asnjëherë
Asnjëmoment
Xhevahirin e fjalës
Nuk e harruam
Prehëri i ëmbël
Shkoi në përjetsi
Sa m`ka mar malli
Të ndëgjoj ezanin e Tij,
All-llahu e deshi
E mori afër fuqisë ,
Madhërisë së Tij..


Sejhane MEHMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ashtu-ja e kështu-ja

 
Hevzi ZEQIRI
 
Kur njëri thot kështu
E tjetri ashtu,
Një gjë mbetet pa bërë:
Mes ashtusë dhe kështusë.
E kur mungon mesi
Atëherë prite belanë,
Që të bën të ikën fytyra
E të mos dalësh i larë
Nga llumi ku je futur
Për ashtunë ose kështunë.
Në qoftëse je kokëlartë,
Kujdes pragjeve mos u bie në qafë.
Në qoftëse je kokëulur,
Kujdes mos i biesh shtyllave.
Mesi i ashtusë dhe kështusë
Është të biesh në ujdi,
Mos t’i thuash tjetrit se nuk di.
Ta ruash fytyrën e t’i ikësh belasë
E mos e arritsh ditën kur do të të dhien mustaqet.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari 10

 
Hevzi ZEQIRI
 
Kënaqësia e iftarit


Është brenda zemrës


Së besimtarit


Të ngrënit iftar


I bën përkujtues


Të gjithë ata besimtarë


I bën të lumtur


Edhe një gjë


Se janë duke ngrënë


Në të njejtën kohë


Janë së bashku


Edhe pse jo defakto


Allahu na dërgoftë në xhennet


Të bashkuar në një pako.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Universi

>> Sunday, August 30, 2009

Flamur MALOKU
Gënjeshtrat
Në flokët
E brishta
Frymën
ta mbysin
Në zhytje të thellë
Çmendja vallëzon
Bota e saj
O Zot
Universin
Ngatërron
S’të ka hije
Loja
E hutinit
Gjaku i heshtur
Kurrë më
Kurrë
Nuk të zgjon
Fryma e prishur
Stolinë e fundme
Fytyrën
Ngjyrën e Ylberit
Ta marshon
Zot
Nga universi
Mëkatar
Çliromë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Falëndero!

Hevzi ZEQIRI
Dhe kur koka të plas nga dhimbja,
Mos thuaj “kuku” more i shkretë,
Por, falënderoje Zotin tënd,
Që shumë të paska desht.
Të ka dashur i lartëmadhëruari
Dhe mbi ty ka lëshuar bereqet,
Për të t’frenuar nga gjunahet,
Që kurrë nuk don t’i lësh.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Katarsis

 
Flamur MALOKU
 
Në liqenin e verdhë
Ylberin kërkojmë
Mjellmë e brishtë
Bëhesh
Në shi
Askush pamjen tënde
S’ta shijoi
Lodhesh
Kalave
Pikë ujë
Në buzë s’të mbeti
Varret gjurmohen
Në heshtje
Kutelin
Gjëmën e mëkatit
Për shpirtin tonë
Lexuam
Ti hije Bobutimës
UNË në Katarsis
Shpirti
Jete
Fati
Nga Gjëma e Mëkatit
O ZOT
A thua
Shpëtuam


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari 9

Hevzi ZEQIRI
 
Sikur të kishte diell pas iftarit
Menjëherë pas tij do të falej namaz
Pse o besimtar nuk je i vëmendshëm
Që pas ngrënies të jesh falenderues
Të falësh namazin e të pendohesh
Ta zbardhësh zemrën tënde
E të mos jesh i poshtëruar
Ai është që jep, Ai është që merr
Kërkoji Atij që të zësh një vend
Në Xhennetin Firdeus


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Eja në kraharor

>> Saturday, August 29, 2009



Hamdi Nuhiju


Eja bukuroshe
Të pishë nga dashuria ime
Por të lutem mos u deh,
Ruaje veten dhe ndjenjat e tua
Për stadin e lart
Për në Xhenet.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Iftari 8

 
Hevzi ZEQIRI
 
Gjysmëhëna në qiell
Mjegullat rradhë rradhë
Shiqojnë drejtë agjëruesve
Dhe u thonë një fjalë:
O robër të Zotit jini të sinqertë
Bëhuni të mirë e rroni për jetë
Në xhennetet e Krijuesit
I Cili ju begatoi
Jua shtoi bereqetin e një gjë ju mësoi:
Respektoni plakun
Ndihmojini të varfërit
Gëzohuni iftareve
Kurrë të mos harroni të varfërit
Mendoni për bonjakët
Që nuk i kanë në sofër
Të dashurit e tyre që i lindën
Jepni për ta nga pasuria juaj
E në mos
Së paku në lutje të mos i harroni


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Muajt e vitit

>> Friday, August 28, 2009

Muajt e vitit


Viti është nëna

Dhe ka fëmijët e vetë

Lexoni këtë poezi

Se është shumë e lehtë

E mire e kujdesshme

Si çdo nënë në jetë

I ruan dhe përcjellë

Fëmijët e vetë

Çdo ditë në ikindi

Me rradhë I thërret

Që kush të mos mungon

E shënonë në fletë

I dashuri MUHARREM

I pari është në rradhë

Kur thirret me emër

Ai del në ballë

Menjëher pas tij

Është muaji SEFFER

Nuk I pengon pse është I dyti

Për vëllaun e madh ka respect e nderë

Vijnë dy vllezërit më të rinj

Me dy emra sikur nji

REBIUL EVVEL dhe AHIR

I ruan nëna si gjithnji

Janë dy muaj si bineq

XHEMIUL- ULA dhe AHIR

Durimtar që nuk ju vjen keq

E presin thirrjen me dëshir

Muaji I shtatë është REXHEB

Është I posaçëm me plot vullnet

Në këtë muaj është miraxhi

Dhe shenjat e para për MUHAMMEDIN profet

Pastaj vjen muaji SHABAN

Në të cilin është një ditë

Kur melaiket I shkruajnë veprat

Për gjith ata që kanë shpirt

I vie rradha më të vlefshmit

Më të ndritshmit nga të gjith

Është muaji I diturisë e agjërimit

SHEHRI RAMADAN muaj I shpëtimit

Në këtë muaj është një natë

Që ka vlerë sa njëmijë muaj

Natë e madhe LEJLETUL KADRI

Muaj I dashur RAMAZANI

Kotë e kanë le të vujanë

Gjithë ata që nuk agjëruan

Kur të shkojnë në ahiret

Skan mundsi me hy N’XHENNET

Vjen SHEVALI si fëmi

Me plot gaz e lumturi

Është BAJRAMI për tu gëzuar

Sofra plot ,agjërimi ka mbaruar

Thirret vëllau DHUL-KADE

Me binakun DHUL –HIXHE

Në të fundit therrim KURBAN

Urës siratit me I dalë matan

Dhe kështu dymbëdhjetë fëmi

I numruam nji nga nji

Nuk është rënd të mbahen në mend

Se çdo muaj ka një vend

Tash t’ju pyes krejt në fund

E di se nuk ju vjen mund

Këto vllezër në saff qëndrojnë

Apo rreth zbashku formojnë?

Adnan Ameti


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

NJË BABA E KISHA QË NGA SHPIRTI , SHPIRT MË THOSHTE


(kushtuar babait tim Imam- Hafëz Zihni ef. Ahmedit)

Qysh nga fëmijëria e deri në pleqëri
Jeta jote ishte plot ibadet dhe devotshmëri
Nuk po them se ishe i tillë madje disa herë
Porse i përpikët dhe me vazhdimësi gjithëherë

Ju erdhe në familje pas nëntë viteve martesë
Ishe fëmija i shumë pritur dhe me hasret
Të rritën nëna dhe babai me shumë kujdes
Ngase për ta ishe shumë i dashur dhe u solle shpresë

Këtë gëzim të tyre nuk do t’ua kthesh me harresë
Sepse çdo dëshirë ti ua plotësove më pas me kujdes
Andaj kur babai dhe nëna shfaqën dëshirën të të bëjnë hafëz
Dymbëdhjetë vjeçar ua aprovove dëshirën me çdo kusht

Në kohën e komunizmit ishe shembull me çdo vepër
Nuk u ndave nga dini kurrë baba as një milimetër
Ti ishe ai që në këtë kohë skëterrë dhe të vështirë
Ua mësove fëmijëve Kur’anin madje edhe në shtëpi

Sa gjenerata nxorre baba as lapsi nuk mundet me i pa
Këtë punë e bëre me shumë vullnet dhe pa shpërblim
Sepse ti prisje shpërblimin nga Allahu në Amshim
Tani shijo, ja, erdhi dita jote e shumëpritur për shpëtim

Ah sa me vullnet dhe dëshirë i mësove talebet
[1] e tu
Kurrë nuk të dëgjuam që the: “Jam lodh, du me pushu”
Këtë punë e bëre me vullnet, me nderë, vetëm për Allah
Jam e bindur frytet e saja në Xhennet ke me i pa


Nj’at Kur’an e nj’at ezan që vetëm goja jote e tha
Nuk mundi askush ta zëvendësojë e si ti të këndojë
Sa xhemat e sa njerëz sa herë
[2] në jetë më thanë
Nuk ka si Hafëz Zihnija që këndon ezan e Kur’an

Zëri jot ka qenë, do të jetë e prore do të kumbon
Sepse ti veprove dhe punove për Allahun Fuqiplotë
Andaj tani pusho babai im i qetë në Xhennetin Firdevs
[3]
Ska dyshim se atje Hafëz i Kur’anit, imam e muezin do të jesh

Kur’anin dhe Hafëzllëkun tënd, rrallëkuj Allahu ja dha
E ti i qëndrove besnik, në dinin e Allahut qe i përpikët
Kurr haram, le që nuk veprove kurrën e kurrës në jetë
Por as syrin e veshin nuk i njollose së paku njëherë

Ke pasur cilësi e virtyte të shumta të muslimanit
Je dalluar me vepër dhe pamje që i frymonte Islamit
Dora jote ka qenë shumë e gjatë dhe s’tu ndal kurrë
Ishe i xhymert
[4] baba, nuk e ktheve asnjë nevojtar pa i dhënë

Nuk jetove duke qa vetëm brengat dhe hallet e tua
Kushdo që ishte në zor nga goja jote shumë u ankua
Kështu ishe i stolisur me virtytin sinqeritet dhe nurë
[5]
Dihet, këto cilësi Allahu nuk ia mundëson gjithkujt

Ishe imam baba jo vetëm për Preshevën por për një kaza
[6]
Ti kurr namazin nuk e le pa e falur me xhemat në xhami
Andaj edhe në momentet e fundit fjalën Allah e ke pëshpërit
Këtë ta mundësoi Allahu se qe i luftëtar i shenjtë i Islamit

Namazin e sabahut gjithmonë në xhami e ke fal
Nuk të ndalën as shiu, bora, erërat e forta me tallaze
Këtë detyrë e kryeje me shumë shpresë e seriozitet
Duke menduar se një ditë me Allahun ke me u zatet


Madje në kohrat e lashtësisë nuk pati rrymë si tani
Por për ty kjo s’qe asnjëlloj ankese apo vështirësi
Shkallëve të larta dhe të errëta të Minares së lartë
Pesë herë në ditë ua mësyeje me zell shumë të flaktë

Gjithmonë në Ramazan, këndoje Kur’an në xhami
Jo me Mus’haf
[7] çelur por mukabele[8] mbyllur këndoje ti
Andaj n’Ramazan u shpërngule përgjithmonë në Përjetësi
Sepse Allahu Dhul Xhelal
[9] me Taxhul- Kur’an[10] të pati stolis


Veshja jote islame me shall të hoxhës me fytyrë nurë
Ishte shembull jo vetëm në shtëpi por në shkollë dhe udhë
Pate një jetë përplot me aktivitet të dendur islam
Jo në një kohë të lehtë, por në më të vështirin zaman
[11]

Kurr nuk e harroj kur kthehej nga ftesat e da’vetet
[12]
Ndonjëherë me smundje nga ngacmimet e sikletet[13]
Qe nuk e praktikuan këtë fe me vullnet e dëshirë
Por të ngacmuan edhe ty pa e pasur një pikë mëshirë

Puna jote me bereqet, pesëdhjetë vjet imam pa hesht
Nuk munde që t’harroje, ditët e fundit Allahun kujtoje
Na thoshe me shumë shpresë, aman para se me vdek
Më dërgoni në xhami, ta shoh së paku edhe një herë.

Herën e fundit kur të pash, vërehej se vdekja veç të ka ardhë
E kuptova se je drejtuar më për vendin tënd të shumëmerituar
Sepse nuk u ngrite në këmbë i gëzuar n’qaf me më mbështjellë
Ah thash me zë të ngjizur se vërtet për Ahiret
[14] qenka ujdisur[15]


Pas gjithë këtyre e mora vesh se një baba e kishim me t’vërtetë
I cili po përgatitet me u shpërngulur për në Xhennet
Ah thash prapë me një zë të ofshamë: “Një baba e kisha pas”
Që nga thellësia e shpirtit dhe zemrës, shpirt më kish pas”

Rrugën tënde baba, pasojnë të pesë fëmijët e tu që pas i la
Elhamdulil-lah
[16] na le me dije, hoxhallëk[17], namaz e Kur’an
Andaj tani fluturo i qetë rahatohu në Xhennt-i Mekan
[18].
E fëmijët e tu deri në vdekje, për ty dua
[19]- lutje do të bajnë.

Mburremi, jemi krenar me dijen dhe ahlakun
[20] tand
Ishe dhe mbete trashëgimtar i Islamit tradicional
Ti qe gjurma e fesë dhe sinqeritetit të përsosur në Ballkan
Si pasues të edukatës islame dhe osmane na le trashëgimtarë


Edhe xhenazeja
[21] jote ishte e pastër, kundërmonte erë buharat[22]
Tani një kohë po ndahesh nga ne, shkon në alem-i Berzah[23]
Rrugë e mbarë o baba për në Ahiret e për Xhennet
Atje sërish inshaallah
[24] të gjthë kena me u përpjek.

Dr. Hatixhe Ahmedi


[1] Talebet- nxënësit
[2]
[3] Xhennetul Firdevs- Vendi më i lartë në Xhennet
[4] Xhymet- dorëlirë
[5] Nurë- dritë
[6] Kaza- rrethinë
[7] Mus’haf- Libri i Allahut, Kur’ani.
[8] Mukabele- leximi i Kur’anit përmendesh, kjo në trevat tona praktikohej sidomos gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
[9] Dhul Xhelal- I Madhëruar
[10] Taxhul Kur’an- Kurorë të Kur’anit.
[11] Zaman- kohë.
[12] Da’vet- ftesë, aty ku ftohej Hoxha.
[13] Siklet- mërzi
[14] Ahiret- Bota e Ardhshme.
[15] Ujdisur- përgatitur
[16] Elhamdulil-lah- Falenderimi i takon Allahut.
[17] Hoxhallëk- detyra e hoxhës, shërbyesit të fesë.
[18] Xhennet-i Mekan- Xhenneti- Parajsa.
[19] Dua- Lutje.
[20] Ahlak- Moral
[21] Xhenaze- kufomë.
[22] Buharat- erë e këndshme, misku- parfumi.
[23] Alem-i Berzah- Koha- periudha prej vdekjes deri në Ditën e Kijametit.
[24] Inshaallah- Dhashtë Allahu.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP