Bota e vërtetë rreth teje

>> Tuesday, August 25, 2009

 
Ditë e kthjellët


si lumi i malit


i liruar nga prangat


më i lehtë se uji ndjehem


Zgjati duart preki gjërat


ndjenjë e veçantë


dhe sigurohem


se kjo është


bota e vërtetë rreth meje


që ka vetëm një Krijues




Me plot vetëdije


se koha po kalon


si rëra kur bie


si zhurma e ujit


që nuk ndalon


po mbylli syt


dhe shikoj mbrendinë


dyshimet e mia janë banale


dhe sigurohem


se kjo është


bota e vërtet rreth meje


që ka vetëm një Krijues




Më shty me butësi


të kthehem në atë gjendje


ku gjaku lëviz dhe faqet i skuqë


në kokë vërsulet si plumbi në ballë


dhe sihurohem


se kjo është


bota e vërtet rreth meje


që ka vetëm një Krijues
  




Adnan AMETI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP