Çfarë!

>> Friday, October 31, 2008

Çfarë!



Ç’të shtyri ndaj të mirës mohues të jesh
Ç’të shtyri kundër udhëzimit të veprosh
Ç’të shtyri mendjemadh të mendosh
Ç’të shtyri fodull të shikosh
Ç’të shtyri xheloz të sillesh
Ç’të shtyri i mbrapshtë të bëhesh

Ç’bëre i mençur të hiqesh
Ç’bëre i lartë të ecësh
Ç’bëre i pavarur të flasësh
Ç’bëre i fuqishëm të hapesh
Ç’bëre më i mirë të ndjehesh
Ç’bëre i lavdëruar të lëvizësh

Ç’je, veçse një pikë
Ç’je, veçse mish e gjak
Ç’je, veçse baltë
Ç’je, veçse në pikë kthehesh
Ç’je, në baltë kthehesh
Ç’je, veçse krijesë!


Avni Tafili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Vjeshtë...

Vjeshtë...




Gëzimi im shfaqi një dredhi…
Ra gjethi…, si
pastrimi i mëkatit!
U përceptu gjendja,
në një urtësi…
Në dukuritë e jetës,
vazhdon monotonia…
Kalon koha papendim…
Ngushtohet toka…, qielli…
Gjethet biejnë e thahen!
Mëkatet falen e lahen...!


Semra HALILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Me emrin e Zotit

Me emrin e Zotit



Gjithëherë për Ty kur filloj të shkruaj
Aq e harroj vetin si njeri të huaj
Bota dhe gjith ç'ka në te e gjetiu
Më japin fuqi aq sa fryn veriu
Më bëjnë si kala me mure të larta
Që u kan ba ballë luftërave të zjarrta
Me besim me mveshin porsi një ushtarë
Që niset në luftë me hapa të mbarë
Dhe ja them unë kangës me shum krenari
Për fenë edhe Zotin që nuk ka pos Tij
Për jetën e bukur që po e jetojmë
Me te Zotin tonë bukur adhurojmë
Në q'do cepë të saj , ngado që sodisim
Me emrin e Tij , veq të Tijin nisim
Me emrin e Tij ne nisim të hamë
Edhe punt' e mbara me këtë emër ndamë
Librin shum të vlerë që kokat na ndrinë
Me emrin e Zotit që krijoi mirësinë
Edhe grurin mbjellim me emrin e Tij
Me shpresë e besim në Një Perëndi
Gjithkah dhe gjithqka me emër të Zotit
Shkojmë edhe rrojmë deri në fund të motit...


Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

GJOKSI MË HAPET SI DYERT TË XHENETIT

GJOKSI MË HAPET SI DYERT TË XHENETIT




Nefsin tim lëshoj të bredhë pakufi
Në oqeanin Absolut të Rabbijallahut
Dhe të lundrojë në gjendje të habitur
Për trupin dhe shpirtin tim të rraskapitur
Marr frymë thellë e gjoksi më hapet
Bash si dyert e mëdha të xhenetit...

Para syve të mi të mjegulluar
Rrënohen vitet si muri i Berlinit
Fatamorgana shkapërderdhet
..................në copëza më të imta
E në horizonte qartë paraqiten
........................peizazhe qiellore
Shijohet një botë e vërtetë hyjnore...

Aty takova vetën time kokulur e të gjunjëzuar
Me tepih në dorë duke u lutur për shpirtin tim
Krijuesit të botërave Allahut të Madhërishëm!

Xheladin HAMZA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dita e madhe


Dita e madhe


Ngrihet kodrat lart në qiell edhe shkatërrohen
Zgjohen shpirtat gjith nga varret bashkë tubohen
Gjëmon suri në atë ditë me oshëtimë
Pyet veten gjithsecili për shpëtim
Thueja kangës o njeri sikur ja thoje
Duaje jetën e dunjas sikur e doje
Shpalo të ligat që punove e i paloje
Fytyrën tënde të vërtet ti sot tregoje
Para Zotit sot ke dalun , veq kujtoje
Veq kujtoje kur ta thoshin se besoje
Ktheje shpinën edhe heshtje edhe shkoje
Ngrije kokën edhe supet o njeri
Thueja , thueja në këtë ditë me llogari !
Në daq thueja asaj kangës tande të vjetër
Në mos gjeq pos kësaj të mire tjetër
Kur ke pas në zemrën tënde pak besim
Thueja kangës mos do gjesh dhe ti shpëtim
Kot e kot qirresh i dhembshëm pa njerëzi
Kur qe koha s'pate ndjenja as mirësi...


Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Misioni

Misioni


Mos harro se s’është me rëndësi vetëm imani yt!
Ai edhe neser përforcohet!
Por, kujtoje fshatin që e shkateroi ZOTI,
duke fillu nga më i miri i tyre...!!
Ti, ndoshta kalon mirë! Vazhdo...!
Por, dije që edhe në ndonjë jetë ka rrezik!!
E nese je Mukel-lef (me obligim)
për t’u kujdesur në atë jetë,
mos harro se ke...
më tepër përgjegjësi...!
Gjendja në atë jetë,
tek ty duket e vogël!
Por, te dikush shkakton plagë…,
apo...gjysëm vdekje!
Madje edhe rrezik të tërë...!

Semra Halili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

ZOTI ËSHTË NJË




Për çdo t’lumën ditë
Si me qenë n’pazar
Dëgjohet ndër shqiptarë
Një fjalë me zarar:
Zoti kryetar,
Zoti kryeministër,
Zoti minister,
Zoti deputet,
Zoti drejtor,
Zoti filani…
Sa m’u çuditë
Dreqi, shejtani!
Sa pak shqiptarë,
Kaq shumë hyjni!
A ka gjuhëtarë,
E shkreta Kosovë!?
E mjera Shqipëri!?
Është një Zot,
Zoti është një.


Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Nëna

Nëna




Sot që ndjeva mungesën tënde,

Sot kur s’të kam pranë,

E kuptova vlerën tënde,

Moj e dashura nënë!



Bërtitja si e marrë,

Të kërkoja pranë

Përgjigje s’më ktheje,

Moj e dashura nënë!



Të gjithë i pyesja për ty,

Askush s’më tregonte ku ishe,

Dhimbjen në shpirt që kisha,

Askush nuk e dinte!



Më shikonin duke qarë,

E më përqafonin,

Edhe ata që dikur më urrenin,

Tani më donin!



Plaga e shpirtit tim

Nuk shërohet dot,

Lotët në sy,

Nuk më rrjedhin kot!



Sa e hidhur është kjo jetë,

Kur ty s’t kam pranë,

Goja më është bërë e njelmët,

Që kur s’e thërras emrin “nënë”!



Me shumë kujdes më rrite,

Gjithmonë më mbaje pranë,

Pse më braktise pa mëshirë,

Mos e dashura nënë!



Ku mbeti dashuria

Që kishe për mua,

Vallë, zjarri që kishe brenda,

Sot u shua?!




Sadete SULIMANI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ndrina rrugën

>> Tuesday, October 28, 2008

Ndrina rrugën




Q'do ditë dielli kur l'shon rrezet o Allah
Ditë e re filloftë për ne inshAllah
Gjith sa jemi në kamb ngrihemi mashAllah
Të adhurojmë në njëmijë ngjyra o Allah

Besën dhanun Ty ta kemi në dunja
Shpresën gjallë na mbanë veq Ti o Allah
Ndrina rrugën për xhennet ku ka sefa
Pamjen Tande të vërtet na për me pa...

Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Për mikun

>> Sunday, October 26, 2008


Udhëtoja, lundroja,
Kërkoja qetësi.
Kurrë nuk mendoja,
Të gjej mik të mirë...

Njerëzit rreth meje
I konsideroja miq.
Disa, në esencë,
Më janë bërë armiq!

Mendoja se mik
Është vetë njeriu
Më pati thënë një shoqe:
“Ai është ditëziu“.

Përshkohem me të
E kishte me vend:
“E ke një mik të mirë,
Kur punon me mend”!

Nëpër shumë udhëtime,
Nëpër përrenj e lumenj,
Të ashtuquajturit miq
Më quanin të prapambetur...

Edhe pse e dinin se
Bashkë bëjmë më shumë,
Merrnin nga ajo që
Lodhesha unë...

Miq e mikesha
Bëra me bollëk,
Por atë, qetësinë
Nuk ma jepnin dot!

Pas një rruge të gjatë
Shkrepi një shkëndijë,
Ndriçonte nga larg,
Si të mos ishte njeri...

Puna ma bëri
Që të flas me të,
Të matet mirë fjala
Që të thuhet diçka!

Pashë diçka të rrallë
Në zemrën e tij,
Ishte e butë
Brumë floriri

Me rrënjë modestie
Miku më fitoi,
Afër më afroi,
Zemrën ma shëroi!

Qetësinë ma ofroi,
Gjë që shumë e prisja
Me burrëri u miqësuam,
Si baballarët me plisa...

Tash udhëtoj me të
Kurrë për të mos u ndalë.
Se lëmë pa u mërrolë,
Por s’jemi barbarë!

Kur iu biem bashkë
Lumenjve e përrenjve,
Gjithmonë ia dalim
Me suksese marramendëse!

Shpesh herë qortohemi,
Që të jemi të mirë.
Krah për krah të jemi,
Për një fund të mirë.

Tani kur “miqtë” flasin
Me mua a me atë,
Janë më të kujdesshëm,
Se çfarë po bëjnë...

Janë më të matur
Si kurrë do herë.
Edhe atij ia kishin bërë
Si mua kaherë...

Miqësia me të
Me ka bëre burrë,
Mundin që e derdhi
S’ia harroj kurrë!

Na e bën të mundur, o Zot,
Të jetojmë bashkë,
Deri sa të vdesim,
Dhe na ringjall bashkë!

Pranë njëri-tjetrit,
Të jemi të gëzuar,
Afër Muhammedit a.s.,
Profetit më të lavdëruar!

Hevzi ZEQIRI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

>> Saturday, October 25, 2008


Mora një rrugë të gjatë
Gati tërë botën shëtita
Nga gjërat e shumta që pashë
Unë shumë u habita.
Bredha pyje e male,
Pasuri që s’tundet dot.
Ndjeja se bota ishte në duart e mia,
Se e gjithë kjo mua më përkiste,
Se njeri më të lumtur se unë nuk kishte.
U ula buzë detit
Se një mbret kryelartë,
Çdo krijesë që do të kalonte,
Mua të më ndalonte.
E ndjeja veten shumë të lartë,
Si kala që nuk mposhtet dot,
Përderisa mbi kokën time,
Ra një shkëmb i ftohtë.
Ku shkoi ai portret,
Që s’po e shoh dot,
Mos u bë dita natë
Çka po ndodh me mua sot?
Kthemani shikimin,
Mos u tallni me mua!
Do t’jua fal gabimin,
Por të shoh unë dua!
Askush s’më flet gjë,
Është heshtje e plotë,
Sikur të isha e vetmja krijesë,
Unë në këtë botë!
E mblodha veten u ula e po mendoj,
Këtë pasuri që e humba
Kush ma dhuroi?
Të gjithë ato gjëra,
Me të cilat ushqeja sytë e mi,
S’paskan qenë pronë imja,
Sa keq veten e kam gënjy!
Ku mbeti ajo krenari që kisha?
Ajo kala e pamposhtur që dikur isha,
Me siguri që u rrëzua,
E më dha mësim mua!
E kuptova sa e varfër që jam,
E s’bëj dot gjë,
T’i lutem Zotit të ma kthejë shikimin!
A e meritoj unë këtë?
Mëshira e Allahut s’ka mbarim!
Një lutje me zemër,
E me pendim në shpirt,
M’u kthye shikimi,
Prapë po më shohin sytë!
M’u kthye shikimi!!!
Po! Prapë sytë po më shohin!
Por tani shoh me një tjetër dritë...
Sa e verbër paskam qenë,
E s’e paskam kuptuar dot,
Asnjëherë s’kam parë kaq kthjellët,
Siç po shoh sot!
Tani po shoh me sytë e zemrës,
Shikim që s’e kam ndjerë gjer tani,
Nga mbreti që s’përulej dot,
U shndërrova në rob,
Që do të përulet gjithnjë,
Para Teje, o Zot!!!
O Zot, më fal mua,
Ngase e verbër kam qenë!
Pasurinë që ma ke dhënë,
S’ka kush që mund ta blejë!
Falënderime pandal për Ty, o Zot!
Që më mëshirove sot,
Që ma mundësove të mësoj për Islamin,
Ta fal namazin e ta lexoj Kur`anin,
Të dërgoj salavate për Muhammedin, alejhi selam,
Ta dua e ta respektoj çdo musliman,
T’i dua prindërit, siç dëshiron Ti,
T’i respektoj fqinjtë, siç udhëzon Ti,
Të bëj vepra të mira për Islam,
Që të jem nën Hijen e Arshit Tënd,
Në Ditën kur hije tjetër s’do të ketë,
E, të lutem, të më mundësosh,
Të hyj në Xhennet!!!

Sadete SULIMANI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ummeti im

>> Friday, October 24, 2008


Ummeti im kthehu në Kur’an
Gjej një tjetër jetë
Mos vallë pret një tjetër kambanë,
Apo një gjumë tjetër pretë


Nga errësirat e natës s’ke ç’pret
Dilemat e kryqëzuara zgjidhi me nxitim
Një agim të ri linde vetë
Se i vjetri të vjen me një tjetër tërbim


Çohu dhe këndo të vjetrën këngë
Modernitetit jepja ilaçin tënd
Bjeri punës vëng e vëng
I parë të jetë mos lejo askënd


Ummeti im dje nuk ishe i sotshmi
Zotin dhe rrugën e ke të njëjtë
Që nesër të jesh sikur i djeshmi
Nga dy dritat e mëdha prapë merr kuvet


Mehas ALIJA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Zgjohu ummet, hapja krahët diellit që nuk të vret!


Sikur të ishe si një fjalë e gjallë e Kur’anit sot,
Gjendja jote e hidhur do të përmirësohej plot.
Venitjen vrastare sikur ta flakje tej,
Të zgjoheshe në këmbë, të kaloje përtej.
Sikur sytë e tu të ngurtësuar e të thellë,
Të dritësoheshin nga Kur’ani – Rruga pa terr,
Të kaluarën e lavdishme do ta shikoje drejtë,
Botën e sodit, të katandisurën, do ta ngrije shpejtë.
Shumë më ka kushtuar ngecja jote: ummet!
Ndalem e kujtohem ku të mbeti gjithë ai kuvet.
Sa keq që sot nuk të sheh syri ditë të mbarë,
E dje në dritë nxore, atë që askush s’e kishte parë.
Është koha për t’u zgjuar dhe lindur përsëri;
Vetëm trazohu e lëviz o luan, o i fjeturi!
Zogjtë e tu ende i ruajnë fshehur ato të zjarrta dashuri!
Pa shiko rreth vetes se si zjarret kanë marr dhenë,
Dhe njerëzimi syhapur e zemërfjetur si përcjell fenë.
Dhe kjo si pasoj e ngecjes tënde vjen!
Flamujt e lartësimit varur të poshtëruar kanë mbet,
Një Sur që përmbys mos vallë pret?
Apo një të trishtuar, të hakërruar Kiamet!
Rrjedhat e jetës si ujëvara të shterura kanë ngelë.
Dhe një shpresë e vetme mbi sipërfaqe nuk shkelë.
O shpëtimtar i dikurshëm, që sot je bërë si një rob i vyer,
Këmbërënduar, krahëkëputur, gjysmë i thyer,
Sa vite të ikën, dhe sa do’t duhen në vete për t’u kthyer?
Derisa truri yt i helmuar nuk çel i çiltër prapë,
Dhe zemra jote nuk gjen gjallërinë në mihrab,
Ummeti im, edhe për shumë kohë do të mbetesh në mjerim,
Edhe për shumë kohë do të kesh të njëjtin çmim.
Sikur sot të ishe si një fjalë e gjallë e Kur’anit,
E bukur do të ishte bota, e madhe mejdanit,
Dhe njerëzimi vallen e Zotit, nuk do ta luante rreth djallit!
Pas këtij perëndimi pres të lindësh si je në fakt vet
Dhe shpresa ime, e bërë si lule e tharë, të çel të reja fletë!
Zgjohu ummet, hapja krahët diellit që nuk të vret!


Mehas ALIJA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mos, të lutem!

>> Wednesday, October 22, 2008


Të fillosh ditën, e ti jo

Të jetosh, e zemra e vdekur

Të dëgjosh, e zemra e shurdhët

Të shikosh, e zemra e verbët


Të lutesh, e fjalët në maje të gjuhës

Të adhurosh Zotin, e Ai i panjohur për ty

Të përulesh ndaj Zotit, e brendia jo

Të ndjesh, po vetëm trupin tënd

Të lexosh argumente, e ti i njëjti njeri

Të dëgjosh këshillën, e ti mendjemadh

Të komunikosh, e ti jo serioz

Të duash, e ti jo i sinqertë


Të ecësh mbi tokë, e ti i humbur në të

Të flasësh me njerëz, e ti kundër tyre

Të kërkosh gjithçka, e ti gjë s’merr

Të jetosh i gjallë, por i vdekur! - Të lutem, mos!


Avni TAFILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

UDHËTIMI NËPËR SHTIGJET E HARRUARA


Derisa shpirtërisht i vetmuar
Udhëtoj shtigjeve të harruara
Uni im ballafaqohet me mua për fjalë
......................të pashqiptuara kurrë!

Hedhi shikimin e lodhur
Mbi gjethe të zverdhura
................................çuditërisht
Shoh këmbët e mia tek dridhen
Si të ishin në ankthet më të forta
.................tamam si para vdekjes!

Jap selamin në anën e djathë
E pastaj edhe në të majtë
Engjëjt vijnë me të bardha veshur
Zikrin zëshëm bëjnë hiç pa u nda
ALL-LLAH ALL-AH JA ALL-LLAH
LA ILAHE IL-LALL-LLAH
MUHAMED RESULULLAH

Unë dhe uni im me sytë të përlotur
Nga shpirti që të dy zëshëm ia themi:
JA’RABBI SA E BUKUR ËSHTË
E GJITHË KJO BUKURI!


Xheladin HAMZA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Sa të vijë dhe ora

>> Monday, October 20, 2008


U pat thënë njëherë, u bë, dhe prapë u tha
Ka mbetë o krijesë, ka mbetë vetëm ca
Sa të vijë dhe ora, lajmin të na sjellë
Në dosjen e shkretuar, a thua ç’kemi mbjellë

Janë ofruar ditët, sa shumë, o Isa
Kur do vish tek ne, na thuaj edhe sa
Do ta pranojë bota vallë atë zemërim
Ta ndërruan besën, fenë plot shkëlqim
Mjer njeri i gjorë, që bëre marrëzinë
Ke ngatërruar Zotin, e ke sharë Mesinë
Eja shpall betejën, luftën e premtuar
Ke përkrah ummetin, Mehdinë e uruar
Ke armiq të ligë, një kafshë e tërbuar
Ke me ty një forcë, ka për të nderuar

Kur do del nga dheu i verbër o Dexhxhall
O dritë e Imanit, mos na lerë në hall
Na jep trimërinë, ngulmin më të plotë
Le të bredh mashtrimi, andej nëpër botë
Rrofsh fuqi e zemrës, me dëshmi ndriçuar
Shpresa le t’mbarojë, për ty i verbëruar

Bota pret një tym, të dalë në Jemen
Do vëroshojë në hapësirë
Kthjelltësinë fare rrëmben
Po ç’e shëron zemrën e nxirë

Mos na lësho o tokë, na mbaj si përherë
Sot iu mban më lart, një dëshmi me vlerë

Dhe kjo puna e botës, se ç’paska mbaruar
O jo s’paska fund, lëkundja e tmerruar

Heu ç’u tret dynjaja, diell edhe hënë
Më ndihmo o babë, më ndihmo o nënë
Ku e ke cakun sot, më thuaj, vetja ime
Që dje i pate sharë, lutje, adhurime

Ç’paska ngjarë me diellin, me lindjen e përkryer
Edhe tokës udhën, kush ia pat rrëfyer
Sot me lotë po qanë: o rrugë e ngatërruar
E unë more vëlla, s’e di a jam penduar

Blerim HALILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Bota e idesë dhe ideja e botës


Zemra prore e ndriçuar
Si një vëlla
Thërret mendjen e hutuar
S’e lë në hata

Mos kërko kot kuptim
Në terrin tënd të tmerruar
Mjegullirën me mëdyshje
Mashtrim, mbështjellë me mohim
Tërbim

Shih shakanë e shkretë
Çohet qanë i qetë
S’ia mësynë matanë
Se heton hatanë

Dritë e Zotit, zërin e zemrës
E mbarësoi me mëshirë

Një ujdi si ujë n’Saharë
Ç’na ka çitë një çlirim
Qofsh i qetë, ç’e do që qanë
Çast o ç’nderim
Prore n’paqe Perëndie

Rrofsh o fe, fuqi e fatit
Fe e Zotit, zgjidh zingjirët
Triumfo, trishtoje tërë trillimin

Nga lart lëshon jehonë lavdërimi
Kalon qiejtë e qëndisur
Lamtumirën ligësisë

Vetja vajti, vaji e pat

Mjaftoi zëri i ezanit t’mbrëmjes
Të fshijë lotët në fytyrën e zbehur
Nga bota e idesë dhe ideja e botës
Që rrezja e qiellit i ra përmbi
I dha shkëlqimin e pasosur

Horizont, matanë të bukurës
Zgjimi i saj
Vula e kohëve

Blerim HALILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Të pyes


Të pyes në një mijë gjuhë ty që di të flasësh
A ndalesh të mendosh dhe mendjen ta vrasësh
Të pyes , pres përgjgje për një mijë ndodhi
Më fol si të mundesh me ç'gjuhë di ti
Më thuaj kush të pruri ne jetë të jetosh?
Dhe ajrin kush të dha lehtas të frymosh?
Dritën shum të vlerë që na mbanë të gjallë?
Na ndrin' që të shohim me dy sytë në ballë
Shpirtin kush ta dha për të cilin s'di?
Si duket , ç'far është veq emrit të tij
Apo të të pyes për retë që bashkohen
Kush i m'ba në qiell që mos të rrëzohen?
Kush e bëri dritën që lindën nga dielli lindë?
Dhe terrin pa nënë , më thuaj , më bind!
Kush ta merrka jetën vitet kur të shkojnë
Të thërmon ne dhe para se t'vajtojnë
Të tret të harron sikur mos të ishe
Të harrojnë ty edhe gjithqka kishe
Kush të kthe në jetë nga kur zgjohesh nga gjumi
ëndërrat e jetës kush ti merr si lumi
Në tokë të kujt rron hiq pa llogari?
Me ç'mendje mohon gjithqka o njeri?
Të pyes në njëmijë gjuhë ti vetëm më thuaj
Me gjuhën e zemrës e jo me gjuhë të huaj
Pse e mohon Zotin me gjith begatitë
Që t'dha gjith të mirat edhe mirësitë...

Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

JETA MË IKU OR MIK


Në mesnatën e qetë sytë e mi
Të zhytura në kafkën time
Si dy detëra të ndara njëri nga tjetri
Veçmas përkëdhelin fytyrën tënde
..................e shpirti më gjëmon or mik!

Nga jashtë dëgjohen tingujt e gjetheve
Që dikur në pranverën e hershme
Ishin të njoma si jeta ime fëmijërore
E tani tek shkëputen nga degët e jetës
Që do të kalben në tokë përgjithmonë...

...........Sonte edhe më shumë
Gjethe të lodhura puthin tokën
Ëndrrat përshpejtojnë hapat
Të mos mbesin hije e kaluar
Se e gjithë jeta me ta më iku
.....................dhe mua or mik!


Xheladin HAMZA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Më kujtohesh

>> Sunday, October 19, 2008


Në vrapin tërbues

të rinisë së gjallë

Ku gufojnë zemërat edhe syt në ballë

Ku qan' edhe qeshin edhe shum fjalë thonë

Të gjithë të urrenë dhe të gjithë të donë

Kohëra të vjetëra nga vitet që vdesin

Vdesin e varrosen veq kujtime mbesin

Në fotografi dhe në zemëra pa jetë

Ashtu rrahin kot , të vetme kan mbetë

Na bashkoi koha dhe koha na ndau

Në skajet e botës ndaras na përlau

Si zogj të trishtuar që nuk kan fole

Që harruan vendin , tokën ku kan le

Oj tokë e dashur , oj vendëlindja ime

Më je më e shtrenjtë se njëmijë agime

Lus Të Madhin Zot të më vdes në ty

T'mos ma marri shpirtin pa të pa me sy...


Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

I NDJEKUR

>> Friday, October 17, 2008


I ndjekur nga vetja ime
Zërat të padurueshëm
Që vetëm unë i dëgjoja
Më pëshpëritnin nga brendia
..................... ndalu, ndalu...

E unë largohem me hapa të qetë
..................fare pa zhurmë kohe
Si fletë trëndafili kur në tokë bije
Për ta puthur edhe njëherë kohën e ikur
........................dikur të fëmijërisë sime
......................................pa imagjinata

Xheladin HAMZA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Jeto me Islam…!



Jam shumë gabimtarë…!
Enrin All-llah, s’di kur e kam përmend!
Ani Salavatet, s’ja vlen as të them!
Jam harru pas kësaj bote,
s’mund ta njoh veten!
Jam humbë në mëkate…!
Jam me shumë gabime,
e shpëtim nuk kam!!
Por, shpresën te Zoti, ende e kam…!
Sepsa Ai thotë:
“O ju të cilët e keni ngarkuar veten me mëkate,
mos humbni shpresë nga Mëshira e Tij…!”
Ti e the këtë, e unë…,
si mund të mos shpresoj në Mëshirën Tënde…?!
Kur sigurisht që Mëshira Yte,
është më e madhe se mëkatet e mia!
Shpresoj…, pendohem…, optimizoj…
E me mëkate nuk vazhdoj!
Jam e lodhur më, s’dua mallkim!
Por Rrahmet, për të hyrë në Xhennet!
Besimtari i sheh gabimet sa kodrat…
Dhe pendohet e nuk vazhdon më me to!
Të pendohemi pra edhe ne,
Të mos i përsëritim të njejtat gabime!
Ta duam Islamin e të futemi tërësisht në të,
Ashtu siç na porosity i Madhi Zot në Kur’an!
Me demek…,
të bashkjetojmë, me Islam!

Semra Halili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Vdekje ka, o njeri!


Vdekje ka, o njeri!
Lëre më botën, kënaqësitë e saj!
Mos harro se jeta e kësaj bote është lojë!
Shkurorëzohu më nga bota, thuaji të lash, tre herë!
Vëre ballin në Sexhde, se më afër je me Të në Sexhde!
Mendo se tash ti shkelën mbi dhé…,
do të vijë koha kur dheu do të jetë mbi ty!
Tash, ti han nga dheu…,
por pastaj, gjërat që janë në dhé do të të hanë ty!
Tash, ti vetëm e shiqon qiellin…,
por pastaj shpirti yt do të ngjitet në të!
Tash mund të bësh sevab…,
më vonë do kërkosh të bësh, por s’do mundesh më!
Do të kërkojmë, por s’do të mundim më…!
Largohu nga dyshimet, pasi…
Kush bie në dyshime, bie edhe në harram!
Mos e vono të mirën,
Ndihmo vëllezër e motra, të varfër e të ngratë…!
Mendo krijesat e Zotit, Pejgamberin si jetim…
Dhe ndihmoji jetimët…!
Mendo në të mirë e merr dituri…!
Sepse ajo është rruga e Xhennetit
dhe e vetmja lumturi…!
Largohu nga kotësira!
Mbaje premtimin e mos thyej betimin!
Ndjeje Namazin e me kuptim lexoje Kur’anin…!
Mendo në Mustafanë…, kërko Shefaat…!
E, shko në Rrugë të Mbarë…!

Semra Halili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Drita e qiejve dhe e tokës

Drita e qiejve dhe e tokës




Sa arsye vrava përgjigjen ta gjej
Po ajo më shfaqet nga do që vërej
E qartë porsi loti që buron ngadalë
Më mbyti të keqen e më la pa fjalë

Më mbyti q'do gjë veq zemërën ma zgjoi
Sytë e mi të lodhën me dritë mi verboi
Shtatin edhe shpirtin edhe gjithqka kam
Mi mbyti e ngjalli në k'te ditë që jam

Një fjalë për Një Zot që se thoja dot
Ma ndërroi botën që po e jetoj
Edhe syt e ballit që s'më shihnin dot
Mi hapi e lau me dritë flakëroi
O Dritë e qiejve dhe tokës me ndrito
Më vrit terrin e egër ngado
Etjen e syve e zemrës o Zot ma largo
Veq Ty të lutem o Zot pranë më qëndro kudo...

Argjend Xhelili



Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mos e mohoni Atë

>> Thursday, October 16, 2008


Mjerë për ju që ju lindi nana dhe jetoni

Dhe mjerë për ju që lindni fëmij' e i gëzoni

Lëvizeni e lëvizni deri sa frymoni përmbi dhe

E nuk e dini q'ju shtyu në lëvizje dhe pse?

E nuk e dini se ç'shkak ju shtyu me jetue

As nuk lodheni shkakun me kërkue

Rrugës për te Zoti hapat mbrapsht i ktheni

Po nga do që veni ju Zotin e gjeni

Shkakun e pa shkak që q'do gjë shkakton

Të Parin e Pafillim e të Pafund që ekziston

ç'thua kush i mba sendet në gjithësi

Që sillen e sillen me shum saktësi

Pa mend edhe shpirt që të gjitha jan

Veq Zotit Të Madh askush nuk i mbanë...


Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

O NJERI VETËM NJË ARMIK KE


O njeri vetëm një armik ke,
Ai gjithmonë të sulmon në jetë
E ti këtë nuk e vëren,
E ti fajin e tij, tjetër kujt ia hedh.

O njeri nga armiku ke kujdes,
Se ai vetëm në zemër godet,
Ai nuk te del haptas,
Por tërë jetën qëndron i fshehtë

O njeri, njeriun armik nuk e ke,
E as ti armik i njeriut nuk je.
Këtë kurrë mos lejo përjetë
Që ai n’zemra tona armiqësi të mbjellë.

O njeri nëse ke dëshirë
Larg armikut të jesh;
Që armiku të mos iu vretë.
Luftojeni vetën se aty do ta gjesh.


KUR’AN

35:6. Djalli është armik i juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik, ai e thërret atë grupin e vet, vetëm për t'i bërë banues të zjarrit.


36:60. O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk ua dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!?



Jashar Gashi


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Elhamdulilah

>> Wednesday, October 15, 2008


Hamdi NUHIJU


Edhe sikur dielli te me afrohej me nxehtesine e tij,

Dhe hena te me mbulonte me krahet,

E te me sjellnin nje jete tjeter nga kjo qe kam,

Nuk do e jepja as per nje milion safran...


Elhamdulilah o Zot qe me meshirove,

Ne kraharorin tim qe qetesi leshove,

Me ne fund i liruar si pellumbë ne qiell,

Ne boten pafund te dashurise..


Me fal o jete e pajetueme,

Te lendova, po nuk isha une ai qe nxita lendimin,

Cytjeve te Djallit iu pergjigjem me sinqeritet,

Jo o Djall, nuk eshte ashtu si thua ti..





Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Hafiz Ali Korça


Je i rrallë, simbol burrnie
Rob i Zotit, n’tokë Shqipnie
Zotëriu ynë, je një pishtarë
Ndriçon emri ndër shqiptarë


Korça pati nder t’vërtetë
Fat i madh at’e ka gjetë
I dha atdheut një burrë
Që nuk haset kurrë
I dha ummetit të lavdëruar
Mendimtar të qytetëruar
Gjurmëve të Mustafasë
I betuar me iu qasë


Dhe një gjë kurrë nuk u tret
Hapi i drejtë për alfabet
Shkronja shqipe, fjalë e çmuar
Po si kurrë nuk je dorëzuar


S’na habit gjurma e shkruar
Emrin, hapin e uruar
Shkëlqen prore sikur hënë
S'është asgjë një fjalë e thënë
Jeta është e mbërthyer
Por jo rrallë e shkëlqyer


Kush si ti dëshminë e mbanë
Dritë do i bëhet
Matanë


Një kujtim
Betim
Kur thanë vapa e rrëmben shiu
Nderi ynë, hafiz Aliu

Blerim Halili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

MBRESË, MALL DHE KËSHILLË


Ku je nisë o shpirt i trazuar
Nga ligësitë e botës i shqetësuar
Mysafirin që t'ka vizituar
Vallë, a e ke nderuar


Ku do të shkosh tash me nxitim
Të kërkosh diku qetësim
Mysafirë shumë do të kesh
Por si Ramazanin kurrë...


Nuk do të gjesh
Tash mendo ti në vetmi
Shikoje botën me tjetër sy
Se në botën tjetër, për mua dhe ty
Ramazani do të jetë dëshmi


Bekim HALILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

E di..

>> Monday, October 13, 2008


(dhuratë për ty që sot je pranuar në fakultet)


Harroje veten duke te kujtuar ty,

Andej liqenit te blerte,

Freskia e shpirtit me rremben,

Selamet e mia qofshin mbi ty,

A e di se sa te dua?

Nuk mundet mendja jote ta paramendoje,

Ujdia e shpirterave tane eshte ne devocion,

Hiresia yte urime te qoft rrugetimi i diturise,

I struktur ky tregim me mallengjen,

Jehone kenga e dashurise sone,

U skuqe prej rrefimit tim?!!!

Xhenneti eshte Perhershmeria jone,

E nga e di t`i se sa te dua?

Mos vdis karshi paragjykimeve te shkronjave,

Arsimimi i femrave eshte mrekulli,

Ike si pellumbesh e heshtur ne gjithesi,

Litaret e soditjes sime mbi ty,

I takojne ketij kuvendimi, TE DUA...


Hamdi NUHIJU


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Do Dëshmisë nderin t’i kthejë


(Kushtuar Hamza ibn Abdul-Muttalibit, xhaxhait te Profetit)


Le të rrjedhë loti i mallit
Le t’marrë gazi udhën malit
Le t’luftojnë njëmijë ushtri
Le ta dinë: s’ka krenari
Le të dalin dymijë trima
Le t’lëshojnë pushkët oshëtima
Njëmijë burra le të flasin
Dhe në qiell zërin ta zgjasin...
Lëre mburrjen, lerë shaka
Kur në mendje rrjedh Hamza


Ç’po dëgjohet sot një shpatë
Do të mbjellë lirinë e gjatë
Dridhu i marrë, shpirt mushriku
Çohet Hamza, errësira iku
Shndritë fytyra në betejë
Do Dëshmisë nderin t’i kthejë
Ik mohues nga uragani
T’zuri shpata e një luani

Nga njeriu-vetëtimë
Ende Bedri lëshon oshëtimë
Qanë Uhudi, qanë me lotë
Burrë të madh humbi kjo botë
Dridh themele, fryt-Imani
Tokë e qiell në mend e mbani

Kurrë s’lëkundet bindja e trimit
Dritë në tokë të Ibrahimit

Gjithmonë Zoti çoi pishtarë
Që ndriçuan botën mbarë
Shpirt njeriu, ç’është uritur
Fati ynë prapë Meka e ndritur

Rron dhe sot trimëria, nderi
Rron përherë dhe ai Keutheri
Rron dhe lutja e pashuar
I nderuar


Blerim HALILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pata mall!


... te shkruaj ca fjale!

Nje poet i etur nen gryken e fjetur,

enderron nje pende

me nje shkronje te argjendte!


Pata mall!

... te thyej bardhesine e fletes

ne banken e vrazhde!

me lotin e zjarrte te ujit

derrasen e thate!


Pata mall

po si nuk pata,

nen hijen e jetes qendroj me duar te thata

...pa fjale .....

pa intonacione alternacion


me mungojne vargjet me kuptime te gjata

....nje poezi per te bukuren DITURI!


Minushe DAKU


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ndjesë…!

>> Sunday, October 12, 2008


Është një ndjenjë e tmerrshme…!
Është vet tmerri ajo ndjenjë kur…,
ti tradhëton, qoftë edhe për një moment të vetëm!
Tradhëton sepse nuk kupton!
Nuk e kupton atë që e don e të don…!
Ooh, ç’marrëzi…!!
A s’është vallë marrëzi,
kur ty të bezdis një dashuri?!
E ndërsa ti pretendon për lumturi?!
Madje edhe flet për durim, mirëkuptim, respekt…
Është turp i vërtetë!!!
Mos vallë kërkon të humburën,
pasi e ke gjetë?!
Mblidh veten, o ti nefs i tërbuar!
Nuk sillet kështu një i dashuruar!
Në këtë mënyrë, s’arrihet harmonia…,
lumturia…
Ki frikë ore nefs,
mos të t’vyshket dashuria!
A mos e harrove se dashuria është mëshirë,
është Rrahmet nga I Madhi Zot?!
A s’duhet të lutësh e të falënderosh me lot?!
E kur je musliman e ndjen dashuri,
s’ka dyshim se dashuron…
veç për Hir të Tij!
Më fal… ja Gaffar, se
për Hirin Tënd e dua!
S’mundem un pa të…
e as ajo pa mua…!
Më fal dhe ti moj Xhan…
Dhe ma bëj hallall!
Do të kujdesem për ty e do të të dua,
si dy sytë në ballë!!
Të dua përjetë…,
mos më ler vet…
as në Xhennet…!


Dritan SKENDERI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Për ty

>> Saturday, October 11, 2008


(Kushtuar shoqes sime)

Të flas për ty,
S’më mjafton një vit,
Ti je prej gjërave më të bukura
Që i mbaj në shpirt!

Kur të pashë për herë të parë,
Më godite thellë në zemër!
Me shkronja të arta,
Shënove një emër!

Shënove emrin tënd,
Për të mos e shlyer kurrë,
Po si një kështjellë
E thurrur me gurë!

Shoqëruesja e jetës sime,
Dritë e syve të mi,
Të cilët do të verboheshin,
Po mos të të shihnin ty!

Kur jam pranë teje,
Krahërorin tim e kaplon gëzimi,
E ndjej në shpirt një qetësi,
Që ta emërtoj as vetë nuk di!

Do të doja të isha hënë,
Që të ndriçoj në dritaren tënde!
Apo ndoshta pëllumb,
Në krahërorin tënd të pushoj!

Të isha ujë deti,
Që s’ta shuan etjen dot!
Apo sikur të isha zog në mal,
Të këndoj për ty pandal!

Dashnia që kam për ty,
U barazua me dashurinë që ke për mua!
S’mund të thuash fjalë më të mirë...
...se fjalën të dua!

Sadete SULIMANI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

SJELLJA, DURIMI DHE PËRKUSHTIMI

>> Friday, October 10, 2008


IMAM HASAN EL-BASRI

(642-728)


Ai i cili

Nuk ka sjellje,

Ai s’ka mirësi,

Ai s’ka njohuri.


Ai i cili gufon

Nuk ka durim,

Ai s’ka fe

Ai s’ka besim.


Ai i cili

Nuk është i përkushtuar

Ai është shumë larg

Prej All-llahut të lartësuar…


Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Në mesin e luleve

>> Tuesday, October 07, 2008


Hamdi NUHIJU


Ti me je luleja ma e mire,

Aroma jote ndihet ne gjithesi,

Nga gjethet e rena te vjeshtes,

Dhe syve tua gri...


Ti je luleja ime roze,

Qe nuk vyshkesh nga stuhite,

E me ngjall sensin e dashnise,

Ne qiellin e shtate..


Begatia e shpirtit tim,

Purpulitjeve te fjaleve tua,

Te shenderruara ne melodi,

I orientoj ne dashni..


Ne mesin e luleve te xhennetit,

Se ne dynja nuk ka lule si ti,

Ti me je luleja me e mire,

Qe ma ngjall zemren deri n`Amshim..


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

KOPSHTI I ËNDRRAVE


Nga kopshti i ëndrrave
U shkëputë një lule e bukur
Ra mbi sytë e mi të thella
........................si dy detëra
.........të lundroj aty përjetësisht

..................kopshti i ëndrrave
......................do të buzëqesh
Me zërin e tij të heshtur
......................kur ti xhani im
...............me buzë të prushta
Mbi ballin tim të djersitur
Portat e xhenetit i pikturon...


Xheladin HAMZA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Rroftë jeta e lirë


Plot fe edhe kombe edhe gjuhë plot flasim
Të ndarë e përqarë njëni tjetrin vrasim
Po njerëz të gjithë jemi dhe vetëm një Zot
Që na krijoi ne dhe gjith qka në botë

Plot faje mëkate dhe të liga plot
Na shfaqen e fshihen sa si shohim dot
Se na verbojnë sytë dhe gjuhët na vjedhin
Na lënë të pa mend veq hidhërim na sjellin

Eh po të dija në një mij' gjuhë do e thoja
Pse urrehemi e s'duhemi ashtu si do doja
Paq' e T'Madhit Zot gjith na begatoftë
Përmbi dhenat e botës jeta e lirë rroftë...


Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

KËMISHË PA XHEPA

>> Monday, October 06, 2008


Mora brushën lehtas
Fillova qiellin ta bojatis
Me ngjyrat e ditëve të mi...

Sytë mallëngjyeshëm shikojnë
Panorama të përlotur...

Amanet, qetësohu ti o shpirt
Se trupi vesh këmishë të bardhë
.............................. pa xhepa hiç!


Xheladin HAMZA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ki kujdes, o musliman!

>> Sunday, October 05, 2008




Ki kujdes në fjalët tua të këqija,
Se do të vijë një ditë do të shndërrohen në vepra!

Ki kujdes nga veprat tua të këqija,
Se do të vijë një ditë që do të të bëhen shprehi!

Ki kujdes nga të shprehurit e keq,
Se do të vijë një ditë e do të shndërrohet në traditë!

Ki kujdes nga tradita e keqe,
Se ajo, një ditë, do të të shndërrohet në karakter të keq!

Ki kujdes, o musliman,
Se karakteri i keq të shpie në Xhehennem!!!

Xhejlan ALI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Urime!


U takuam në Xhami
Rrinte në këmbë e më shihte
I habitur e i shtangur
Mendova se pashë Hyri
E mbuluar me të gjelbërt
Dashuri në fytyrë i pashë
I ngrirë mbeta unë i tëri
Të fikët në këmbë, mu duk se rrashë
Është Merjemja e Imranit?!
Lindi për të dytën herë?!
I humbur fare nga kjo skenë
Në gjumë doja që të jem
Dalngadalë m’u afrua
Je I lirë – tha – mund të hyjsh
Eleganca, bukuria e modestia
Në natyrë të saj e mbjellur ishte
Selam në fillim më dha
E nga joshja s’ja ktheva dot
Më mbuloi turpi e kënaqësia
Rrahmeti I të Madhit Zot
All-llahu përjetë dhe në Xhennet na bashkoftë…!


Për ty:SIRAXH ISKENDER


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Natë me shi



Sa mirë e ngadalë me oshëtimë bie
I lehtë , i begatë ashtu si i ka hije
Përmbi dhe , nën dhe kudo që arrinë
Sjell shum begati dhe gjith mirësinë

Natën shum të qetë lehtas përkëdhelë
Nektarët ndë lule me ngashërim vjelë
Dhe bie përtokë me shum dashuri
I mirë e i bardhë sonte ardht' ky shi!

Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dhikri



Dhikri…
Duhet të bëhet
Me zemer…!
Nëse
Bëhet vetëm me gjuhë,
E nuk depërton
Në zemër!
Atëherë ajo bëhet,
Dhe mund të quhet,
(Rija) syfaqësi…


EBU ABDULLAH EL-BUSRIJ
(Nga gjuha Turke: Semra Halili)


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Përjetim!



A thua do te jemi pa ndërprerje,
krejt kështu...?!
Të ndiejmë erën e imanit,
ta nuhatim e ta shohim?!
Shija dallon me abstraktitetin e vet
në afërsi të zemrave tona!


Semra Halili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Eksperiencë!



Mendimi

se të gjithë

njerëzit janë si ti...

Është humbje

e gjysmës

së jetës tënde...!


Semra Halili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

At'dhesë


Argjend XHELILI


Për ty të pashpirtë me shpirta plot

Pa gjak në vena , pa sy , pa lot

Pa frymë frymon e vdes mbi dhe

Kur të harrojnë e njerëz s'ke

Ty shum të duan po nuk të njohin

Të mbajnë në zemëra e nuk të shohin

Kush na je ti , je Hyj a mbret?

Apo je valë që rron mbi det?

Apo je shqipe që fluturon?

Apo s'je gjë veq na huton?

Ti je veq ndjenja e dashurisë

Që bashkon duartë e vëllazërisë

Një gjuhë që flasin edhe e donë

Të gjith sa janë bukurë ja thonë

Të gjith sa janë bukurë e flasin

Më këtë shpatë armikun vrasin

Me gjuhn' e nënës që del nga zemra

S'njeh fis e gjak as nuk njeh emra

S'njeh asnjeri përmbi këtë dhe

Veq Zotit Një që na fali ne

Që krijoi botën dhe ç'ka në të

Krijoi dhe ummete që nuk jan më

Gjuh edhe popuj që u harruan

Mbi dhe nën dhe gjith u shkatërruan

Pra o shqipëtarë ju gjith sa jeni

Të vetmin shpëtim Zotin e keni

Mos ngrini kokën , falenderoni

N'daçit atëdhenë ju Zotin doni

N'daçit si duhet me shpirtë të vlerë

Luteni Zotin me zemër të gjerë...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ndalë motra ime


Jeta ALIJA


Ndal, motra ime!

Mos lakmo në këtë botë,

Që të do Zoti, oj motër.

E mos lakmo në atë që është e njerëzve,

vetëm që të duan ata.


Prandaj, ndalu motër myslimane!

Mos ec hapave të shejtanit.

Pa dyshim se Allahu,

e bëri obligim farzin dhe mos e le pas dore.


I ka vendosur kufijtë

dhe kujdes mos i thyej ata.

Të jetojmë oj motër,

në këtë botë si të huaj,ose si një udhëtar.


E kur ta arrijmë mëngjesin,ti mos e prit mbrëmjen.

Gjatë kohës që je shëndoshë,

përgatitu për sëmundje,

dhe gjatë jetës për vdekje.


Andaj shfrytëzoje këtë kohë,

për vepra të mira puno.

Tek Allahu shpërblim fito...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

SHPIRTI PO LYP DAIMA

>> Saturday, October 04, 2008

SHPIRTI PO LYP DAIMA



SHEJH ABDUL MALIK HILMI
(1865 - 1928)

Shpirti po lyp daima
Dashnin te vet per me pa
Pej ezelit qysh u da
Zandan ju bo kjo dynja.

Cillet daim shpi nuk ka
Kurkund rahatllëk nuk ka
Pej të dashnit përse u da
Zandan ju bo kjo dynja.

Ton alemin gjith ça ka
Po kërkon hiq pa u da
Dashnin te shpirtit me pa
zandan ju bo kjo dynja.

Sun po gjon kush ni sefa
Gjithë kujdese gam po ka
Nuk po di hiq se ça ka
Zandan ju bo kjo dynja.

Je mërzit shumë Hilmija
Sakantija qa t,ka ra
Shpirti po lyp ty diçka
Zandan ju bo kjo dynja.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Falëm, o Zot...!


Më fal, o Zot!

Më fal, o Perëndi!

M’i falë mëkatet,

o i Mëshirshëm, Ja-Rabi!


Me zemër të thyer,

me sinqeritet të plotë.

Të lutem, më fal mua, o Zot!


E pranoj që kam gabuar,

dhe s’dua më të gaboj.

E penduar kërkoj falje,

kërkoj ndihmë-mëshirë, o Zot!


Nga kjo rrugë e gabuar,

mua më largo!

Në të mirë, o Zot,

mua më udhëzo!


Nga lajkat e djallit,

të lutem më largo!

Më mëshiro, o Zot,

me mëshirën Tënde!


M’i falë ato gabime që më parë kam gabuar!

O Zot...!O Perendi...!

O i Mëshirshëm, Ja-Rabi...!

Kërkoj falje, kërkoj shpëtim!

Kërkoj Xhenetin në Ahiret si shpërblim!


Jeta ALIJA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Gjaku i penës

>> Friday, October 03, 2008



A thua e di bota e njerëzia
Për Muhammedin dhe fjalët e tija
Për urtësitë që na ka lanun
Kurr mos mbetshin pa u thanun
Kurr mos mbetshin me u harrue
T'mdhajat fjalë që janë shkrue
Nëpër fletë e nëpër zemëra
Njerëz me nam e njerëz me emra
T'mdhajat fjalë që i kan shkrue
Gjith'herë botës mi dëftue
Mos me lanun kurr n'errësinë
Botn'e mjerë dhe njerëzinë
Gjith me dritë me i ndritue
Kurr ma f'tyrat mu terrue
Kurr ma v'llaznit mu idhnue
Kurr ma foshnjet mu varrue
As të gjallët mu robënue
As të vdekmit mu harrue
Se nga ta na mësim kena
Përmi dhe sa gjall të jena
Përmi dhe sa të jetojmë
Ata kurr mos ti harrojmë
Si u treten u harruen
Lan gjith q'kishin edhe shkuen
Me familje me të tana
La mi dhe gjith q'pati nana
Edhe shkoi u tret në varr
Pra kujtonje o të marrë
Se dhe ju kur të vijë dita
Do të thoni nuk të prita
Porse vonë në mend u bie
Pra vdisni si u ka hije
Pra o njerëz që mend keni
Kujtoni varrin gjall sa jeni
Se k'shtu tha ai i dërguar
Zoti i Madh e past bekuar...

Argjend XHELILI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP