E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

>> Saturday, October 25, 2008


Mora një rrugë të gjatë
Gati tërë botën shëtita
Nga gjërat e shumta që pashë
Unë shumë u habita.
Bredha pyje e male,
Pasuri që s’tundet dot.
Ndjeja se bota ishte në duart e mia,
Se e gjithë kjo mua më përkiste,
Se njeri më të lumtur se unë nuk kishte.
U ula buzë detit
Se një mbret kryelartë,
Çdo krijesë që do të kalonte,
Mua të më ndalonte.
E ndjeja veten shumë të lartë,
Si kala që nuk mposhtet dot,
Përderisa mbi kokën time,
Ra një shkëmb i ftohtë.
Ku shkoi ai portret,
Që s’po e shoh dot,
Mos u bë dita natë
Çka po ndodh me mua sot?
Kthemani shikimin,
Mos u tallni me mua!
Do t’jua fal gabimin,
Por të shoh unë dua!
Askush s’më flet gjë,
Është heshtje e plotë,
Sikur të isha e vetmja krijesë,
Unë në këtë botë!
E mblodha veten u ula e po mendoj,
Këtë pasuri që e humba
Kush ma dhuroi?
Të gjithë ato gjëra,
Me të cilat ushqeja sytë e mi,
S’paskan qenë pronë imja,
Sa keq veten e kam gënjy!
Ku mbeti ajo krenari që kisha?
Ajo kala e pamposhtur që dikur isha,
Me siguri që u rrëzua,
E më dha mësim mua!
E kuptova sa e varfër që jam,
E s’bëj dot gjë,
T’i lutem Zotit të ma kthejë shikimin!
A e meritoj unë këtë?
Mëshira e Allahut s’ka mbarim!
Një lutje me zemër,
E me pendim në shpirt,
M’u kthye shikimi,
Prapë po më shohin sytë!
M’u kthye shikimi!!!
Po! Prapë sytë po më shohin!
Por tani shoh me një tjetër dritë...
Sa e verbër paskam qenë,
E s’e paskam kuptuar dot,
Asnjëherë s’kam parë kaq kthjellët,
Siç po shoh sot!
Tani po shoh me sytë e zemrës,
Shikim që s’e kam ndjerë gjer tani,
Nga mbreti që s’përulej dot,
U shndërrova në rob,
Që do të përulet gjithnjë,
Para Teje, o Zot!!!
O Zot, më fal mua,
Ngase e verbër kam qenë!
Pasurinë që ma ke dhënë,
S’ka kush që mund ta blejë!
Falënderime pandal për Ty, o Zot!
Që më mëshirove sot,
Që ma mundësove të mësoj për Islamin,
Ta fal namazin e ta lexoj Kur`anin,
Të dërgoj salavate për Muhammedin, alejhi selam,
Ta dua e ta respektoj çdo musliman,
T’i dua prindërit, siç dëshiron Ti,
T’i respektoj fqinjtë, siç udhëzon Ti,
Të bëj vepra të mira për Islam,
Që të jem nën Hijen e Arshit Tënd,
Në Ditën kur hije tjetër s’do të ketë,
E, të lutem, të më mundësosh,
Të hyj në Xhennet!!!

Sadete SULIMANI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP