PSE ME URRENI QË JAM I ZI

>> Friday, October 03, 2008


Pse me urreni që jam i zi?
Edhe mua me ka Krijuar
Ai që të ka Krijuar edhe ty
O vëlla i bardhë

Gjithë gjymtyrët
Si ju njejtë i kam
asgjë i mangët nga ju nuk jam
o vëlla i bardhë

edhe unë jam i lindur si ju
edhe unë ec nëpër këtë tokë
edhe unë ndërrojë jetë si ju
o vëlla i bardhë

mos me urreni për ngjyrën që e kam
asgjë në mua nuk mungonë
por asgjë me tepër se ju nuk kam
o vëlla i bardhë

Ishte Pelqimi nga Zoti ynë
si ta urrej një gjë të tillë
që është Vullneti i Zotit tim
o vëlla i bardhë

ngjyra ime e zezë
dhe gjyra juaj e bardhë
ato do të zhdukën mbrenda në varrë
o vëlla i bardhë

cila është ngjyra më rëndësi ?
Është ngjyra zemrës atë askush nuk e di
veq Krijuesi ynë
o vëlla i bardhë

nëse ngjyrën time e urren që jam i zi
keni kujdes se është marri
Se punën e Zotit nuk e ke pelqy
o vëlla i bardhë


Jashar GASHI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP