Nëna
>> Friday, October 31, 2008
Nëna
Sot që ndjeva mungesën tënde,
Sot kur s’të kam pranë,
E kuptova vlerën tënde,
Moj e dashura nënë!
Bërtitja si e marrë,
Të kërkoja pranë
Përgjigje s’më ktheje,
Moj e dashura nënë!
Të gjithë i pyesja për ty,
Askush s’më tregonte ku ishe,
Dhimbjen në shpirt që kisha,
Askush nuk e dinte!
Më shikonin duke qarë,
E më përqafonin,
Edhe ata që dikur më urrenin,
Tani më donin!
Plaga e shpirtit tim
Nuk shërohet dot,
Lotët në sy,
Nuk më rrjedhin kot!
Sa e hidhur është kjo jetë,
Kur ty s’t kam pranë,
Goja më është bërë e njelmët,
Që kur s’e thërras emrin “nënë”!
Me shumë kujdes më rrite,
Gjithmonë më mbaje pranë,
Pse më braktise pa mëshirë,
Mos e dashura nënë!
Ku mbeti dashuria
Që kishe për mua,
Vallë, zjarri që kishe brenda,
Sot u shua?!
Sadete SULIMANI
0 Komentet:
Post a Comment