Kush jam unë?

>> Friday, October 03, 2008


Prej nga kam ardhur?

Pse ekzistoj?

Ku isha para se të vija këtu?

Përse jam këtu?

Cila është detyra ime?

Çfarë po më pret?-

E pyes vetën,

por nuk më përgjigjet.

Hesht apo nuk e din,

Edhe pse heshti.

Nuk u ndala.

Kërkova e kërkova,

deri sa me të vërtetën u takova.

Kur e gjeta Librin e Shenjtë, shumë u gëzova-

Në të mësova se kush jam unë.

Në të mësova nga kam ardhur.

Në të mësova ku isha para se të vija këtu.

Në të mësova përse jam këtu.

Në të mësova cila është detyra ime.

Në të mësova çfarë po më pret.

Në të mësova ku do të shkoj.

Në të mësova shenjat e rrugëve të rrezikshme.

Në të mësova shenjën e rrugës së ndritshme.

Në të mësova përse ekzistoj.

Ekzistoj që të adhurojë një të Vetmin Krijues, Allahun,

këtë Ai Vet e vërteton.

51:56. Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. (Kur'an)


Jashar GASHI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP