Për mikun

>> Sunday, October 26, 2008


Udhëtoja, lundroja,
Kërkoja qetësi.
Kurrë nuk mendoja,
Të gjej mik të mirë...

Njerëzit rreth meje
I konsideroja miq.
Disa, në esencë,
Më janë bërë armiq!

Mendoja se mik
Është vetë njeriu
Më pati thënë një shoqe:
“Ai është ditëziu“.

Përshkohem me të
E kishte me vend:
“E ke një mik të mirë,
Kur punon me mend”!

Nëpër shumë udhëtime,
Nëpër përrenj e lumenj,
Të ashtuquajturit miq
Më quanin të prapambetur...

Edhe pse e dinin se
Bashkë bëjmë më shumë,
Merrnin nga ajo që
Lodhesha unë...

Miq e mikesha
Bëra me bollëk,
Por atë, qetësinë
Nuk ma jepnin dot!

Pas një rruge të gjatë
Shkrepi një shkëndijë,
Ndriçonte nga larg,
Si të mos ishte njeri...

Puna ma bëri
Që të flas me të,
Të matet mirë fjala
Që të thuhet diçka!

Pashë diçka të rrallë
Në zemrën e tij,
Ishte e butë
Brumë floriri

Me rrënjë modestie
Miku më fitoi,
Afër më afroi,
Zemrën ma shëroi!

Qetësinë ma ofroi,
Gjë që shumë e prisja
Me burrëri u miqësuam,
Si baballarët me plisa...

Tash udhëtoj me të
Kurrë për të mos u ndalë.
Se lëmë pa u mërrolë,
Por s’jemi barbarë!

Kur iu biem bashkë
Lumenjve e përrenjve,
Gjithmonë ia dalim
Me suksese marramendëse!

Shpesh herë qortohemi,
Që të jemi të mirë.
Krah për krah të jemi,
Për një fund të mirë.

Tani kur “miqtë” flasin
Me mua a me atë,
Janë më të kujdesshëm,
Se çfarë po bëjnë...

Janë më të matur
Si kurrë do herë.
Edhe atij ia kishin bërë
Si mua kaherë...

Miqësia me të
Me ka bëre burrë,
Mundin që e derdhi
S’ia harroj kurrë!

Na e bën të mundur, o Zot,
Të jetojmë bashkë,
Deri sa të vdesim,
Dhe na ringjall bashkë!

Pranë njëri-tjetrit,
Të jemi të gëzuar,
Afër Muhammedit a.s.,
Profetit më të lavdëruar!

Hevzi ZEQIRI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP