Zgjohu ummet, hapja krahët diellit që nuk të vret!

>> Friday, October 24, 2008


Sikur të ishe si një fjalë e gjallë e Kur’anit sot,
Gjendja jote e hidhur do të përmirësohej plot.
Venitjen vrastare sikur ta flakje tej,
Të zgjoheshe në këmbë, të kaloje përtej.
Sikur sytë e tu të ngurtësuar e të thellë,
Të dritësoheshin nga Kur’ani – Rruga pa terr,
Të kaluarën e lavdishme do ta shikoje drejtë,
Botën e sodit, të katandisurën, do ta ngrije shpejtë.
Shumë më ka kushtuar ngecja jote: ummet!
Ndalem e kujtohem ku të mbeti gjithë ai kuvet.
Sa keq që sot nuk të sheh syri ditë të mbarë,
E dje në dritë nxore, atë që askush s’e kishte parë.
Është koha për t’u zgjuar dhe lindur përsëri;
Vetëm trazohu e lëviz o luan, o i fjeturi!
Zogjtë e tu ende i ruajnë fshehur ato të zjarrta dashuri!
Pa shiko rreth vetes se si zjarret kanë marr dhenë,
Dhe njerëzimi syhapur e zemërfjetur si përcjell fenë.
Dhe kjo si pasoj e ngecjes tënde vjen!
Flamujt e lartësimit varur të poshtëruar kanë mbet,
Një Sur që përmbys mos vallë pret?
Apo një të trishtuar, të hakërruar Kiamet!
Rrjedhat e jetës si ujëvara të shterura kanë ngelë.
Dhe një shpresë e vetme mbi sipërfaqe nuk shkelë.
O shpëtimtar i dikurshëm, që sot je bërë si një rob i vyer,
Këmbërënduar, krahëkëputur, gjysmë i thyer,
Sa vite të ikën, dhe sa do’t duhen në vete për t’u kthyer?
Derisa truri yt i helmuar nuk çel i çiltër prapë,
Dhe zemra jote nuk gjen gjallërinë në mihrab,
Ummeti im, edhe për shumë kohë do të mbetesh në mjerim,
Edhe për shumë kohë do të kesh të njëjtin çmim.
Sikur sot të ishe si një fjalë e gjallë e Kur’anit,
E bukur do të ishte bota, e madhe mejdanit,
Dhe njerëzimi vallen e Zotit, nuk do ta luante rreth djallit!
Pas këtij perëndimi pres të lindësh si je në fakt vet
Dhe shpresa ime, e bërë si lule e tharë, të çel të reja fletë!
Zgjohu ummet, hapja krahët diellit që nuk të vret!


Mehas ALIJA

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP