Sa të vijë dhe ora

>> Monday, October 20, 2008


U pat thënë njëherë, u bë, dhe prapë u tha
Ka mbetë o krijesë, ka mbetë vetëm ca
Sa të vijë dhe ora, lajmin të na sjellë
Në dosjen e shkretuar, a thua ç’kemi mbjellë

Janë ofruar ditët, sa shumë, o Isa
Kur do vish tek ne, na thuaj edhe sa
Do ta pranojë bota vallë atë zemërim
Ta ndërruan besën, fenë plot shkëlqim
Mjer njeri i gjorë, që bëre marrëzinë
Ke ngatërruar Zotin, e ke sharë Mesinë
Eja shpall betejën, luftën e premtuar
Ke përkrah ummetin, Mehdinë e uruar
Ke armiq të ligë, një kafshë e tërbuar
Ke me ty një forcë, ka për të nderuar

Kur do del nga dheu i verbër o Dexhxhall
O dritë e Imanit, mos na lerë në hall
Na jep trimërinë, ngulmin më të plotë
Le të bredh mashtrimi, andej nëpër botë
Rrofsh fuqi e zemrës, me dëshmi ndriçuar
Shpresa le t’mbarojë, për ty i verbëruar

Bota pret një tym, të dalë në Jemen
Do vëroshojë në hapësirë
Kthjelltësinë fare rrëmben
Po ç’e shëron zemrën e nxirë

Mos na lësho o tokë, na mbaj si përherë
Sot iu mban më lart, një dëshmi me vlerë

Dhe kjo puna e botës, se ç’paska mbaruar
O jo s’paska fund, lëkundja e tmerruar

Heu ç’u tret dynjaja, diell edhe hënë
Më ndihmo o babë, më ndihmo o nënë
Ku e ke cakun sot, më thuaj, vetja ime
Që dje i pate sharë, lutje, adhurime

Ç’paska ngjarë me diellin, me lindjen e përkryer
Edhe tokës udhën, kush ia pat rrëfyer
Sot me lotë po qanë: o rrugë e ngatërruar
E unë more vëlla, s’e di a jam penduar

Blerim HALILI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP