Më lër!
>> Friday, October 03, 2008
Si të dukem në shtrat i shtrirë?
Që as kokën s’ mund ta ngre,
Që vetëm fjalë mund t’qëndis,
E aspak s’mund të lëviz.
Si po ndjehesh kur e di,
Se këmbët nuk më mbajnë?
Këtë ma bëri një vajzë e re,
Mendjelehtë! Më duket se ti?!
A e ke parë nënën time?
Kur e sheh djalin e saj:
Sa mërzitet kur e shikon,
Duke u mbytur nga mërzia.
Shihe njëherë motrën time,
Si i iku bukuria,
Se vëllai i saj nuk mori për nuse,
Kunatën e saj të re, e të mirë...
A të kujtohet dita kur më le,
Lamtumirë kur më the,
Kur unazën në prag ma le,
Shpirtin kur ma pate therur?
Unë e di, ti ndjen për mua!
Andaj s’bëhesh dot grua.
Edhe po të më ofrojë ndokush martesë,
S’e martoj, s’bëhem me grua!
Sikur tre shekuj të jetoj,
Nga zemra nuk të largoj.
Edhe në qoftë se ajo pëlcet,
Aroma e dashurisë ka për të mbetë...
Hevzi ZEQIRI
Që as kokën s’ mund ta ngre,
Që vetëm fjalë mund t’qëndis,
E aspak s’mund të lëviz.
Si po ndjehesh kur e di,
Se këmbët nuk më mbajnë?
Këtë ma bëri një vajzë e re,
Mendjelehtë! Më duket se ti?!
A e ke parë nënën time?
Kur e sheh djalin e saj:
Sa mërzitet kur e shikon,
Duke u mbytur nga mërzia.
Shihe njëherë motrën time,
Si i iku bukuria,
Se vëllai i saj nuk mori për nuse,
Kunatën e saj të re, e të mirë...
A të kujtohet dita kur më le,
Lamtumirë kur më the,
Kur unazën në prag ma le,
Shpirtin kur ma pate therur?
Unë e di, ti ndjen për mua!
Andaj s’bëhesh dot grua.
Edhe po të më ofrojë ndokush martesë,
S’e martoj, s’bëhem me grua!
Sikur tre shekuj të jetoj,
Nga zemra nuk të largoj.
Edhe në qoftë se ajo pëlcet,
Aroma e dashurisë ka për të mbetë...
Hevzi ZEQIRI
0 Komentet:
Post a Comment