Shpëtimi yt

>> Monday, July 28, 2008


Argjend XHELILI


Atje përtej gjurmave t'paprishuna
Tek shteg'tojnë devet n'shkretinë
Ti që buzën kurr se ngrehe
Mund ta gjesh lumtuninë

Dhe me ujët e Zemzemit
Mund ta fshish pluhnin nga sytë
Që tanë jetën ta ka ndalun
Për me pa t'mirën dritë

Nëse zemërën e ke mbushun
Me gjunahe t'liga plot
Para Kabes kokën ule
Veq për hatër t'Madhit Zot!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dashuni e pafund


Argjend XHELILI


Për natë po kujtojë do fjalë
Qi zemrën po m'lumnojnë
Edhe and'rrat hijeshojnë
Ni dashuni e pa fashitun
Zemrës dritë qi mi ka qitun
Zemrës dritë qi mi ka dhanun
Dashuni e pa pamun
Zot i madhë qi e bekoi
Gjer sa t'vdes e gjer sa t'rroj
Sa të rroj e sa të vdes
Do ta dua pa mungesë
Me gjith shpirtë siq do njeriu
Se luhatë dot as veriu
As veriu se lëkundë
Dashuninë e pafund.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

POEMA PËR SREBRENICËN

>> Sunday, July 27, 2008


Xheladin HAMZA


I


Srebrenicë, shpirt i djegur

Në flakën e ferrit.

Mbi ty fluturojnë engjëjt

Rojtarët e shpirtrave të të zhdukurve

Të myslimanëve të zhdukur

Vetëm për atë se

Kanë qenë pjesëtarë të fesë Islame.

Çetnikë, kriminelë të kësaj bote

Që ecni rrugës së satanës

Qofshi dhe mbetshi të mallkuar

Deri ditën kur dielli tokën

Do të shndrit me rrezet e tij,

Le të jetë mbi ju errësira

Nga e cila kurrë nuk do të dilni.

Mos paçi trashëgimtarë

Kurrë dhe ashtu mbetshi.

Srebrenicë, vuajtja jonë.

Le të shndritë mbi ty

NUR-i i ALLAHUT

Çdo shpirt i humbur brenda teje

Le të jenë si yje në qiell.

Kujdesshëm le të vëzhgojnë

Në të gjithë shpirtrat e kësaj bote të çmendur

Dhe le të ruajnë që kjo

KURRË MË TË MOS PËRSËRITET .


20. 07. 2005.

Shqipëroi: Kader Vogel


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

NJË PYETJE

>> Friday, July 25, 2008


SHEJH EBU J. EL-BISTAMI

(804-874)


Shënim:

Një njerie pyet shejhun,

El-Bistami:

Kur një njeri

Bëhet njeri?

Ai tha:

Kur

Ai njeri

I pranon,

I njeh,

Gabimet

E tij

Dhe pa

U vonuar

Përpiqet

Për t’i

Përmirësuar…


Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Fjal't e m'dhaja

>> Thursday, July 24, 2008


Argjend XHELILI


Muhammed Mustafaja
Paska thanun do fjalë t'mdhaja
Do fjalë t'mdhaja paska thanë
Për njeriun qi nuk qanë
Zoti atë kur e sprovon
Kur exhelin e dërgon
Ma të dashunin me ja marrë
Me ja tretun mu në varr
Për atë qi vetin nalë
Zoti atë paska me falë
Se durimi qenka i ranë
Aj e mbaka lidh' hatanë
Q'do njeri që do sprovohet
Zotit shum le ti frikohet


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Hijet e shpive t'nalta


Argjend XHELILI


Të zgjatuna sa nata qi s'mbaron
Do hije t'shpive t'nalta
Varf'nia q'do gja po shkatërron
Dhe jetën me vdekje e fillon.
Rrug't me lypsa po mbushen
Zotnia ka dert knaq'sie
Zonjës së tretë dhuratë
Ni bisht dhelpne lumnie
Me at bisht aj blen
Trup'n e asaj hyrie
Qi vetin shet lirë
Për lek't e k'ti zotnie
Dielli rrug'timin vazhdon
Q'do ditë monotonie
Lindë dhe perëndonë
Mbi kulmet e k'saj shpie.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Lufta e përbotshme


Argjend XHELILI


Shekujt po shlyjn' gjurmat
E kalorësvet t'humbun
Me shpatat e përgjakta
E zemërat e lakta

Shekujt po ndrrojnë pozitat
e personazheve statike
Qi si ndal as vdekja
në luftat mitike

Flamujt e tyne të shqyem
Po valojnë pa ndalë
Edhe n'motet e prishta
Edhe n'kohnat e trishta.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Lutja e fundit


Argjend XHELILI


Zot i madh që po me sheh
Gjith të mirat që mi dhe
Edhe tokën edhe qiellin
Edhe hanën edhe diellin
Edhe nanën e babanë
Edhe motër e vëllanë
Edhe sytë q'i kam në ballë
Që i ruaj si për mallë
N'mëshirën Tane më streho!
Dhe me rrisk më furnizo!
Nga shejtani më largo!

Tokë e qiell po u bashkuen
Edhe diellit ju afruen
Unë të mirat si harrojë
Sa të vdes e sa të rrojë
Sa të rrojë e sa të vdes
Gjith për fjale do të mbes
Për veq teje Zot nuk di
Më fal mue Perëndi !


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Vaji mëkatarit


Argjend XHELILI


Nën hijen e stresë së shembun
Ku zotnit shkelin me dro
Qan ni djal i përtrembun
Për mëkatet q'i ka bo
Vaji tij zemrën ngulfatë
Edhe palcën e molisun
Që nga lindja dej më natë
Rri e qanë si i shashtrisun
Mëkatarë e i harrum
Kokë e kambë i tradhtum
Nga tinëzar't e natës ligë
Qi e ngrehën kah pusia
E ja morrën mend't e tija.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Streh' e saj


Argjend XHELILI


Asht ni cop'z e hollë pëlhure
Që e mbron nga q'do nxeht'si
Dhe nga dielli plot me zjarr
Dhe nga turpi e koria
Edhe sytë që qojnë në varr
E po marrin mend't e mia
Ajo s'humb bukuninë
Vetëm shton hijeshinë
Njerëzia le ta di
Se asaj i thonë shami
Ma të mirë s'ka hijeshi.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ardhja e dritës


Argjend Xhelili


Ni i dashun me ni mal
Paska nxefun zemërën valë
Me besim e paska m'veshun
Dhe kurr ma s'paska me deshun
Qenka hedhun n'meditim
Se kurrkun spo gjen shpëtim
Se shpëtimin dot se gjen
N'shpellën HIRA ai i vjen
Në Hira po vjen Besniku
E nga ai po zbret Fisniku
Botën paska me ndryshu
Me mëshirë me hijeshu
Ni nga ni fjalët po zbresin
E dëshmi t'gjitha po mbesin
Fjalë të m'dhaja paskan ardhun
Fatin tonë për me z'bardhun
Për me z'bardhun fatin tonë
Sa se bani Zoti vonë.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

LIBRI I URTËSIVE I SUFIJËVE

>> Sunday, July 20, 2008


MEVLANA XHELAL ED-DIN RUMI

(1207-1273)



Libri i urtësive

I sufijëve

Nuk është i shkruar

Në letrën e bardhë,

Por është i shkruar

Në zemën e pastruar.

Të shkolluarit, dijetarët,

Ndjekin gjurmat e shkrimit

Shkruar me dorë,

Sufinjtë ndjekin

Gjurmat në borë…


Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Fjalë zemëre

>> Saturday, July 19, 2008



Thellë pej zemëres teme
Do fjali të cungume
N'pah të dalin shteg nuk gjejnë
E ftyra jeme e trishtume
Qanë nga dhimb't qi e vrasin
Ato fjalë , rob t'krenarisë
Qi po vdesën n'vjet e rinisë.
Thellë n'varret e kujtimeve t'kiqja
Kam gjujtun disa fjalë t'mija
Qi spom lan rahat as sot
E spo mund t'i harroj dot.
Për natë andërr shohë ni dritë
Mbi livadhet e lumnisë
Me gjethe e lule stolisun
Unë i shtrim e i molisun
Shoh si flutur përmi ballë
Ato fjalë tek fluturojnë
Mu në frymën teme t'funit
Shpirtin tem e lirojnë...

Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ritual Fjalesh



Hamdi NUHIJU


Flladi i veres qe floket mi ledhaton,
Ne oshetimet e tua,
Si zambak shkelqen metafora,
E dritherimi shpirtin lajkaton...


Si copeza ari u shkaterrova,
Me vlere , por i hudhur ne shkrirje,
I destinuar per fitoren,
Kete ritual fjalesh qe pa fjale kuvendon...


Ti fshehesh edhe ketu,
Ne paragrafin e syzave te mia,
E gjithe bota le te flasin,
Per rilindesin e ri..


Ne shkretetire aty ku kenga jehon,
Perrallat e 1001 neteve bashkë,
Te shenderruara ne pallat dashnish,
Dy lule te vyshkura ne yvertire...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Jetimit

>> Friday, July 18, 2008



Oj ti zemër e mirë !
E mshefun pas leckash te ndyme
Viktimë e ni shoqnie te degjenerume
Si po ja del ta mbash mllefin?
Qi krateret ka vendosun mbi qatinë
E vetullave tua t'ngrysuna.
Oj ti zemër e mirë !
E rujtun si trendafil pranvere
Zgjero buz't , ngrit supet !
Jeta asht dhe qatia jote
Jeta jote asht veq e jotja
Mos i lejo gryk'sit ta ndyjnë !
Si qdo gja t'ksaj bote.
Ti shtrin dorën për ni kafshat
Ata s'të japin veq nënqmimit
Po ti buzët prap zgjero
jo si robët e hidherimit.
O ti sy i rrug've plot zotni !
O vesh i fjalëve plot shamje !
Që nga ty marshojnë bresh'ri
T'i shtojnë ironinë k'saj skamje.
Veq durimit s'ke kafshatë
E heshtja qetësinë ta hijeshon
Në këtë botë jetove si i ngratë
Po te Zoti i lumtur përfundon....

Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ezani



Atje poshtë qiellës s'pafund
Lart tokës plot mëkate
Si jehonë gjëmon q'do kund
Th'rret zemërat e shqetsume
Për në faljen e lumnume.
Ashtu jehon ai za trimi
Za i plakut të përlotun
Që nxiton te kushtrimi.
Atje poshtë qiellës s'pafund
Lart tokës plot mëkate
Si jehonë gjëmon q'do kund
Th'rret zemërat e shqetsume
Për në faljen e lumnume.
Ay i tubon ata
Me nxitim rreshtohen
Të përulur para Zotit
Si askujt Atij i frikohen,
Ejani në namaz
Ejani në shpëtim
E zanin e ndigjon qdo njeri
Qi mend't ende se kan lanë
Q'do njeri qi vetin qanë.
Damarët e qafës së plakut
Gumëzhijnë posi uzinë
E plaku s'ndalet , th'rret me za
Aq larg sa s'ndigjohet ma
Lart tokës e poshtë qiellës
Si jehonë gjëmon q'do kund
thërret zemërat e shqetsume
për në faljen e lumnume.
E ata të fjeturit
E kush jan ata te fjeturit?
Jan ata qi ndigjojn k'të za
Sikur s'thot asgja për ta
Dhe sillen në krahun tjetër
E nuk zgjohen në shpëtim
Të mjerët ata në k'të botë
Ma keq e gjejnë në amshim.
Atje poshtë qiellës s'pafund
Lart tokës plot mëkate
Si jehonë gjëmon q'do kund
Th'rret zemërat e shqetsume
Për në faljen e lumnume.


Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dashuria ndaj Allahut

>> Thursday, July 17, 2008

Dashuria ndaj Allahut




Tik Taki i zemrës fort më rrah,
Gjoksit tim një fllad i fryen pa ja da,
Dëshiroj të ngrihem në ajër,
Në qiell të fluturoj,
Retë e bardha me dorë, unë ti lëmoj!

Dëshiroj sikur të ngopem,
Me mirësinë e dashurisë,
Për Krijuesin, e Madhëruar,
Për dashurinë e PERNDIS.

Dëshiroj t’i thej ligjet e natyrës,
Në pafundësi të notoj,
Të festoj në lartësi,
Për Allahun që e dashuroj!

Shkruan: Albulena BAJRAMI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kush të krijoi që nuk beson..

Kush të krijoi që nuk beson..





Kush të krijoi që nuk beson?
Kush me cdo të mir te furnizon?
Kush ty mendjen ta dhuroi?
Përse ti nuk beson?

Beso o i mjerë..
Beso në Zotin që eshtë i vetëm dhe i vërtetë.
Që të sheh në cdo moment,
qke në zemër dhe në mendt.
Të udhezon nga Ai don,
por të len kah ti beson.

Zoti është i vetëm në këtë jetë,
që të gjithë para Tij në gjykim do jem,
kur të na i lexon veprat tona,
qke bërë mirë dhe qke bërë keq,
ky është Zoti i vërtetë.

Beso në Zotin e vërtetë,
hiqju mashtrimevë në këtë jetë,
sepse nga ato, mëkate do të kesh.
Zoti sheh dhe dëgjon,
e mëkatet meleku ti shënon,
e pas vdekjes para Zotit ti lexon.
Beso në Zotin sa nuk është vonë.

Shkruan: Arta ALIJA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

FEJA IME ESHTE DASHURIA

>> Monday, July 14, 2008


SHEJH MUHAMMED IBN EL-ARABI

(1165-1240)

Mrekulli,

Kopshti ndërmjet flakëve!

Zemra ime

Mund të merr

Çdo formë:

Livadh për gazelat,

Kuvend për murgjë,

Për idhujtarët-Vend i shenjtë.

Qabe – për tavaf haxhinjësh.

Tryezë për Teurat

Pergamen për Kur’an.

Feja ime është Dashuria.

Kudo që nisen karavanet

Ngado që shkojnë,

Nëpër udhëtime

Besimi im është Dashuria,

Dashuria është feja ime…


Përktheu nga anglishtja:

Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

E di

>> Saturday, July 12, 2008



Hamdi NUHIJU


Krijesa te mrekullueshme qe gjallerojne,
Mbi supe te shtrenguara,
Thirresi i harruar ne rehati,
E bota e sterpikur me padrejtesi...


E di...


Qe edhe qiejt me token po u bashkuan,
Hena me yjet po u rrezuan,
Ti
Nuk do te me harrosh...


E di...


Qe peshperitjet e mia ne ezanin e sabahut,
Te vijne si melheme ,
Ne kohen e duhur,
Zgjohu se ezani po therret...


E di...


Se lulet e veres do te vyshken,
Ne pranvere shpirti do te cel,
Nuk i ik dot,
Dashurise tende metalike...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Eja e dashur krijesë



Xhelaludin RUMI


1. Eja i dashur
Të admirojmë njëri tjetrin
Para se të zhduken portretet tona .
Pasqyra e flet të vërtetën
E inspiruar nga fytyra yte e zymtë
Ajo shëndrit dhe e flak buzëqeshjen tënde të hidhët.
2. Shoku yt bujar e jep jetën për ty
Eja, Eja të rigjallërohemi
Eja të ngritemi në shkallën e bujarit,
Ta duam njëri tjetrin.

3. Atëherë kur nuk do të jem në mesin tuaj
Më kujtoni së paku një herë
Më kujtoni se atëherë do më ndjeni afër
Tek atëherë do ndjeni mosprezencën time,
Tek atëherë do të ndjeni mall për mua.
Pse t`më admirosh pas vdekjes time,
Pse t`më kujtosh pasi që jam zhduk,
Pse të puthësh epitafin tim mbi varr,
Pse të mos e bësh gjersa jam gjallë ???
Eja, i dashur, të pres.
4. Unë mund të flas shumë
Por s’më le zemra ime e qetë,
Ky jam unë
Po ai njeri…!
Si t’ja bëj !
Si të ngrihem kundër zërit të vetë zemrës
Jam i urdhëruar ta jetoj këtë jetë.
5. Zemërohu me shoqërinë e prishur
Pse të mos e shmangim inatin nga zemrat tona…


Nga gjuha angleze.. Hafsa Xhemaili





Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Për ditën e përgjegjësisë!

>> Friday, July 11, 2008

Për ditën e përgjegjësisë!





O ti njeri, c’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd,
Që të krijoi,të përsosi, dhe të drejtoi,
Të formësoi në formë të bukur,
Ai si deshiroi!

Ju përgënjeshtroni,
Ditën e përgjegjësisë e mohoni,
Po tek Allahu janë shkruesit,
Per cdo gjë që punoni.
Mëkatarët janë në xhehenem,
Aty do të futen, dëm per ata te mjer!

Kujdes për ditën e premtuar,
Se mos ndoshta është afruar,
Prej diellit të mbështjellur,
Dhe yjeve të shkapërderdhur!
Mendoni kur kodrat të kenë udhëtuar,
pluhur në ajër të kenë fluturuar,
Kur qielli të jetë hequr,
Dhe xhehnemi te jet ndezur,
Kur xhenneti të jet afruar,
Atëbotë njeriu do të di se qka ka vepruar!

përshtatje në mes sures infitar dhe tekvir...
Albulena BAJRAMI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kur ndihesh i lodhur

>> Thursday, July 10, 2008


Nuk di si dhe nga të erdhi
Por ndihesh i pa jetë
Mezi qëndron në këmbë
Dielli nuk ndriqon edhe për ty
Hëna të errëson edhe më shumë natën
Uji të shton etjen
E sado që thellohesh të gjesh përgjigje
Monotonia të dërmon
E kërkon një grim force të t’vie
E nuk mund ta presësh
Qasti shum I gjat
E jeta e shkurtë ishte dikur
Ti shum I vdekur tani
Kur gjallëroje harrove,s’të kujtohet
As qiejt s’po të buzëqeshin
E shiu frikshëm mbi kokë të godet
Dielli s’ti thanë flokët
E zemrën s’ka kush ta ngrohë
Shiqon për rreth,askush s’të vëren
Atëherë të bie ndërmend
Se Zoti s’të ka braktisur
Pra lutu te Ai
Dhe do jetosh atë që duhet
Shpëtimi yt është vetëm Zoti
Mbaro me heshtjen dhe hesht
Pusho së pushuari dhe zgjohu
Syno të mirën,jetën
Është ajo që s’blihet
Me milionat e ndyra që kishe
Është ajo që s’jipet
Si dhuratë ditëlindjeje
Është ajo që s’humbet dhe s’gjindet
Rrugëve të shprishura
Atë ta dha dhe do ta merr Zoti yt
Pra falenderoje Atë
Se ti me gjithë jetën tënde I përket
Dhe do jesh I tij si të gjith ne.

Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kur humbë rrugët


Kjo botë është sprovë e vështirë
Mëkatet jan pjesë e saj e pandarë
Mirësitë nuk njihen si vepër e mirë
Ata do thonë:epo ashtu duhej të bëhej.

Hije e zezë po të bie njëherë
Do ta errësojnë edhe më shumë
E ti do humbësh në errësirën tinëzare
Shtegu I së cilës të shpie drejt greminës.

Jeta ka dhe shtigje tjera
Shtruar me ari e stoli tjera
Por për ta gjetur shtegun e vërtet
Gërmo zemrën me mendjen tënde.

Në trotuaret e rrugëvet devijuese
Pres të më ndizet dritë e gjelbër
Por dua që e kuqja të mbetet e pa fikur
E ti kthehem rrugëve të mbara.

Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Krenaria ime e marrë


Kur më fyejnë u’a kthejë prapa
Se s’mund ti mbajë në vehte ato fjalë të pista
Kur më godasin I godas
Kur më tallin I tallë edhe unë
E pse e bëjë këtë gjë
Arësyeja fshihet ose nuk ekziston
Por unë nuk mund ta gjej
Fajin mbi vehte e merr krenaria
Një krenari që më turpëron
E nuk e kam ditur
Krenari që më përulë
E mendoja se jam mbi të gjithë
Krenari që më fyen
Mua,zotërin e nderit
Krenari që më godet
Mua,të paprekshim
Mendoja se kjo krenari e mjerë
Më mbronte nga të këqinjët
E ajo më ishte armiku më I madh
Tani dua të mbrohem me të këqinjët nga krenaria
Dua që ata të më poshtërojnë
Të më fyejnë,të më godasin
Aq sa të mos mund t’ua kthej
E ta përul krenarin
Të vetmen gjë që më përul
Se dua të jem një njeri I lirë
Një njeri që s’do të ngritet mbi masën
E nëse masa ngritet mbi te dhe e shkel
Do ti shikoj buzëqeshuri
Atëherë do jem më krenari
Se do ta kem kuptuar qka jam në këtë botë
E do ti shikoj ata që s’po arrin ta kuptojnë ende
Do më dhimbsen por s‘mund t’iu ndihmoj
Se s’më lejojnë krenarit e tyre të marra
Mbase edhe më të marra se imja
Por për secilin prej tyre do vijë koha
Kur do e kuptojnë kush ishte armiku I tyre
E do jenë njerëz të lirë.

Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Hapuni


Hapuni dyer të mbyllura me drynjë
Lironi njeriun të lirë të jetojë
Se kjo botë s’është e pafund
Si q’do gjë do përfundojë
Hapuni zemra të mbyllura ne vehte
Flisni me njeriun se ai do ju kuptojë
Mos mbani për vehte dhimbjen e gëzimin
Ndane me ne se do ju ndihmojë
Hapuni qiej të vrënjtura pa diell
Në ju zogu lirshëm të fluturojë
Në q’do anë gëzim të shpiej
E të kthehet në ju të rrojë
Hapuni sy të verbër trishtimi
Shihni dritën e bardhë kudo
Nga ju të largohet mallkimi
E të iki në errësirë
Hapu edhe ti errësirë se s’të duam
Drita ty do të largojë
Bëhu asgjë se ajo ishe
Asgjë fillove dhe asgjë mbarove
Hapuni pra të gjithë hapuni
Tregojeni veten se jeni të mbarë
Mos fshiheni pas maskave të zbukuruara
Se ju bëjnë fytyrat e shëmtuara
Tregojeni veten ashtu si jeni
Mos t’ju vijë turp nga vetja juaj
Mos u fshihni prapa syzeve
Se ato ju bëjnë të huaj
Edhe nëse s’të duan ashtu si je
Ti vetëm buzëqeshju lehtë
I dashurë dhe I hapur.

Argjend Xhelili


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

TE KUPTUARIT


IMAM HASAN EL-BASRI

(642-728)

Të kuptuarit është

Barka e diturisë,

Dituria është

Shenjë e veprimtarisë,

Veprimtaria është

Udhëzuese e mirësisë,

Egoja është

Shkak i kundërshtive,

Pasuria është

Sëmundje e kapadaive,

Kjo dynja është

Tregu për Ahiret

Mjerë ai që s’e kupton

As veten e vet…


Përktheu nga anglishtja:

Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

MOSNJOHJA

>> Tuesday, July 08, 2008


IMAM MUHAMMED ALI

IBN HYSEIN EL-BAKIR

(676-733)

Ai

I cili

All-llahut

Nuk i bindet,

Kjo kuptohet

Me lehtësi,

Se ai

Për All-llahun

S’ka njohuri…


Përktheu nga anglishtja:

Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ikre

>> Sunday, July 06, 2008


Ajla XHEMAILI


Lexo mëso

Studio e hulumto

O i dashuri musliman

Diturinë mos e freno.


U bind në vullnetin e tij!!!

Sepse ishin fjalët e Allahut,

Në shpellën“HIRA”.

Të lodhemi,o popull

Për punë me vlerë

Ndihma nga Zoti do të na vijë.

Ai është I vetmi që mendon për ne!!.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Lutem

>> Saturday, July 05, 2008


Arta ALIJA


O Zoti im..

Me jep te mira,ne kete botë,

dhe ne boten tjeter,

e me ruaj nga mundimet e zjarrit.


O Zoti im...

Te kerkoj xhenetin,

dhe çdo fjalë e veper,

qe me afron tek ai.


O Zoti im...

Me ruaj nga zjarri,

dhe me largo,

nga çdo punë dhe veper,

qe me ç`orjenton nga ai.


O Zoti im...

Mos me trondit zemren,

pasi me orjentove ne rrugen

e drejt.


O Zoti im...

Me jep meshir nga meshira Jote.

Ti je dhurues i perhershem.


O Zoti im...

mos me ndaj nga e verteta,

sepse e verteta me qon

ne te miren,

dhe e mira me qon ne xhenet.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

BRENDËSIA

>> Friday, July 04, 2008


IMAM EL-SHAFI’I

EBU ABDULLAH MUHAMMED

IBN IDRIS EL-SHAFI’I (767-820)

Ti

Po thue

Se e di

Se vetëm

Trup

Je ti.

Por,

A e di,

Ti,

Se përbrenda

Teje

Është

Diçka

Në brendësi

Më e madhe

Se një gjithësi…


Përktheu nga anglishtja:

Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mos u mërzit moj nënë...!



Semra HALILI


Kur në errësirat e nates

të gjithë në heshtje flenin,

ajo...ajo qante!


Kur e pyesja se përse po qan moj nënë?!

Thoshte se...

Për ty moj bijë!
Po qaj për ty,

për përparimin tënd,

për stagnimin,

ngecjen tënde...!

Për ngecjen tënde...!


E i thash mos moj nënë!

Mos qaj të lutem!

Çdo gjë është në caktim të ZOTIT!

E ti lutu...!

Lutu moj nëna ime,
sepse nuk kthehet prap lutja yte!


E Ne do të vazhdojmë,

me durim e namaz...!

ALLAHU na lehtësoft,

na lehtësoft me durim,me ihlas...!

E me dashuri reciproke!

Ti harrojmë stagnimet!

Duatë mos t'i harrojmë,
me punë të vazhdojmë,

e ashtu të përparojmë...!


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Vendtakimi ynë

>> Thursday, July 03, 2008


Shkruan: Hamdi NUHIJU


Në lumin Shkumbim,
Këtu në Tetovë,
Fryente një erë e lehtë,
Si stuhizë vjeshte…

Vendtakimi ynë i parë,
Cerdhe e dashnisë,
Në oborrin e Abdurrahman Pashës,
Vetëm ne të dy…

Kalaja historike e Osmanllisë,
E vizatuar me gjurmët tona,
Sa pelegrinë të dashnisë,
Ujiteshin në fjalën të dua…


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Foshnje e braktisur

>> Wednesday, July 02, 2008


Arta Alija


Moj nënë te lutem,

mos me braktis.

C'te keqe te bera ty?

Unë , fryti yt!


Mos te lutem,

Per Zotin moj nënë.

Sepse dhurata me e madhe,

Une per ty jam.


Te lutem moj nënë,

mendohu njeher e mir,

se dhurata me e shtrenjtë,

është femija yt.


O Zot te lutem,

Ndihmo nenen time,

Qe te mos m'braktise

te mbetem jetime.


Qe kur te lindi unë,

te me pret e gezuar,

qe së bashku,

me babin te me duan mua.


Qe të mos me lanë,

Te rritem e vetmuar,

Se pa dashurin e prinderve,

Te lind nuk dua.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

NJOHJA E ALL-LLAHUT

>> Tuesday, July 01, 2008


SHEJH EBU J. EL-BISTAMI

(804-874)

Unë erdha

Deri te njohja

E All-llahut

NëpërmjetAll-llahut.
Unë erdha

Deri te njohja

Çka nuk është

Përveç All-llahut,

Nëpërmjet

Dritës së All-llahut…


Përktheu nga anglishtja:

Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...
There was an error in this gadget
There was an error in this gadget

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP