Hapuni

>> Thursday, July 10, 2008


Hapuni dyer të mbyllura me drynjë
Lironi njeriun të lirë të jetojë
Se kjo botë s’është e pafund
Si q’do gjë do përfundojë
Hapuni zemra të mbyllura ne vehte
Flisni me njeriun se ai do ju kuptojë
Mos mbani për vehte dhimbjen e gëzimin
Ndane me ne se do ju ndihmojë
Hapuni qiej të vrënjtura pa diell
Në ju zogu lirshëm të fluturojë
Në q’do anë gëzim të shpiej
E të kthehet në ju të rrojë
Hapuni sy të verbër trishtimi
Shihni dritën e bardhë kudo
Nga ju të largohet mallkimi
E të iki në errësirë
Hapu edhe ti errësirë se s’të duam
Drita ty do të largojë
Bëhu asgjë se ajo ishe
Asgjë fillove dhe asgjë mbarove
Hapuni pra të gjithë hapuni
Tregojeni veten se jeni të mbarë
Mos fshiheni pas maskave të zbukuruara
Se ju bëjnë fytyrat e shëmtuara
Tregojeni veten ashtu si jeni
Mos t’ju vijë turp nga vetja juaj
Mos u fshihni prapa syzeve
Se ato ju bëjnë të huaj
Edhe nëse s’të duan ashtu si je
Ti vetëm buzëqeshju lehtë
I dashurë dhe I hapur.

Argjend Xhelili

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP