Për ditën e përgjegjësisë!

>> Friday, July 11, 2008

Për ditën e përgjegjësisë!





O ti njeri, c’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd,
Që të krijoi,të përsosi, dhe të drejtoi,
Të formësoi në formë të bukur,
Ai si deshiroi!

Ju përgënjeshtroni,
Ditën e përgjegjësisë e mohoni,
Po tek Allahu janë shkruesit,
Per cdo gjë që punoni.
Mëkatarët janë në xhehenem,
Aty do të futen, dëm per ata te mjer!

Kujdes për ditën e premtuar,
Se mos ndoshta është afruar,
Prej diellit të mbështjellur,
Dhe yjeve të shkapërderdhur!
Mendoni kur kodrat të kenë udhëtuar,
pluhur në ajër të kenë fluturuar,
Kur qielli të jetë hequr,
Dhe xhehnemi te jet ndezur,
Kur xhenneti të jet afruar,
Atëbotë njeriu do të di se qka ka vepruar!

përshtatje në mes sures infitar dhe tekvir...
Albulena BAJRAMI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP