Fjalë zemëre

>> Saturday, July 19, 2008



Thellë pej zemëres teme
Do fjali të cungume
N'pah të dalin shteg nuk gjejnë
E ftyra jeme e trishtume
Qanë nga dhimb't qi e vrasin
Ato fjalë , rob t'krenarisë
Qi po vdesën n'vjet e rinisë.
Thellë n'varret e kujtimeve t'kiqja
Kam gjujtun disa fjalë t'mija
Qi spom lan rahat as sot
E spo mund t'i harroj dot.
Për natë andërr shohë ni dritë
Mbi livadhet e lumnisë
Me gjethe e lule stolisun
Unë i shtrim e i molisun
Shoh si flutur përmi ballë
Ato fjalë tek fluturojnë
Mu në frymën teme t'funit
Shpirtin tem e lirojnë...

Argjend Xhelili

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP